Kronikë
-
Pjesëmarrësit e maskuar kanë hedhur gurë, pllaka, sende metalike duke dëmtuar bashkinë Korçë, Drejtorinë Arsimore, universitetin "Fan. S. Noli" dhe gjimnazin "Raqi Qirinxhi", si dhe kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore.
16 Tetor, 09:30 -
Shiste heroinë e kokainë pranë shkollave, pranga 31-vjeçarit në Lushnje! I sekuestrohet ‘Audi SQ8’ me vlerë 50 mijë euro (VIDEO)
16 Tetor, 09:09Medjon Sulko (Karamani), ndodhej nën hetim prej një muaji. Ai u kap pranë një shkolle të mesme në Kolonjë.
-
-
Protesta/ Gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin, thyejnë xhamat e 3 shkollave! Përplasen me policinë, lëndohet një i mitur (VIDEO)
16 Tetor, 08:43Në Lezhë, një grup nxënësish bojkotuan mësimin dhe dolën në rrugët e qytetit. Ata thyen xhamat e shkollave “Hydajet Lezha”, “Kolin Gjoka” dhe shkollës jo publike “Rragaçionistët”.
-
-
Tirana pas ditës së tretë të protestave, kamera e Report TV tregon gjurmët e sulmeve në qytet! Dëme të konsiderueshme te Ministria e Ekonomisë e kioska të djegura (VIDEO)
16 Tetor, 07:59Në Ministrinë e Ekonomisë që është kthyer në dy ditët e fundit një objektiv për protestuesit që dje i vunë flakën njërës prej dyerve, shihet si këto të fundit janë bërë shkrumb e hi. Në rrugë, shihen kioskat e shkatërruara dhe të djegura, mbeturina të gjithfarë lloji e tabelat e reklamave në stacionet e autobusëve ku tashmë nuk ka më asnjë poster.
-
12 orë dhunë e shkatërrim në Tiranë, 180 protestues të shoqëruar
16 Tetor, 07:49Pas 12 orësh dhunë dhe shkatërrimesh në Tiranë, Policia ka shoqëruar 180 protestues. Sulmet prekën ministri, banka, biznese private dhe institucione kulturore, ndërsa 40 persona mbetën të lënduar. Në Korçë u arrestuan 2 të rinj dhe u vunë nën hetim 23 persona.
-
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në burg 1 protestues, 6 në arrest shtëpie dhe 11 detyrim paraqitjeje nga dita e parë (EMRAT)
16 Tetor, 07:33Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar gjatë ditës së parë të protestës (13 tetor).
-
‘U rrëmbye një vajzë’, Policia rrëzon dezinformimet në rrjet: U arrestua protestues, qëllonte me zare metalike! S’ka dhunë me shufra hekuri, iu kapën protestuesve
16 Tetor, 07:19Policia e Tiranës sqaron se personi i futur me forcë në një furgon të bardhë u shoqërua nga Policia Kriminale, pasi dyshohet se sulmonte efektivët me zare metalikë. Kavot metalike, sipas saj, iu sekuestruan 4 protestuesve të maskuar. Policia mohon dorëheqjet dhe urdhrat për dhunë ndaj të shoqëruarve.
-
Protestat/ Mes koshave që digjen e kangjellave, turistët largohen nga Tirana (VIDEO)
16 Tetor, 07:08Në një video të publikuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, shihen një grup turistësh në qendër të Tiranës të cilët tërheqin valixhet, ndërsa pas tyre ka kosha mbeturinash që digjen dhe kangjella të hedhura në rrugë.
-
‘Mercenarë serbë po arrestojnë protestuesit’, Policia e Shtetit përgënjeshtron pretendimet në rrjetet sociale: Synojnë të nxisin konflikt duke shfrytëzuar ndjenjat nacionaliste (FOTOT)
16 Tetor, 00:23Policia e Shtetit mohon pretendimet e përhapura në rrjetet sociale se mercenarë serbë janë angazhuar për të arrestuar dhe dhunuar protestuesit në Tiranë. Sipas Policisë, këto pretendime janë të pavërteta dhe synojnë të nxisin konflikt duke shfrytëzuar ndjenjat nacionaliste.
-
‘Kemi shumë frikë’/ Protestuesit e maskuar sulmojnë konviktet e vajzave në Tiranë, thyejnë dyer e dritare! Policia: Po identifikojmë autorët (VIDEO)
15 Tetor, 22:55Protestuesit e maskuar kanë sulmuar me gurë dhe leva hekuri konviktet në Qytetin Studenti, duke thyer dyer e dritare dhe duke shkaktuar panik te studentet.
-
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 45-vjeçar! Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim
15 Tetor, 22:36Autori i dyshuar i plagosjes është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
-
Protesta, mister mbi episodin në bulevard (VIDEO)
15 Tetor, 22:31Mister mbi një episod jo të zakontë të filmuar në bulevard gjatë protestës së mbrëmjes këtë të enjte. Në një video që ka bërë xhiron e rrjetit shihet një çift mbi një motor, i ndaluar nga katër persona civil, të cilët më pas tërheqin burrin me forcë duke e futur atë në brendësi të një furgoni të bardhë me targa normale.
-
-
Protestat e dhunshme, Spahiu thirrje: Mos e digjni Shqipërinë si në 97-ën, dilni dhe mbroni Tiranën nga anarkia e lufta civile
15 Tetor, 22:00Për juristin Kreshnik Spahiu, nëse palët politike nuk arrijnë të gjejnë një zgjidhje për situatën në vend, Shqipëria mund të shkojë drejt anarkisë dhe luftës civile.
-
Protestat e dhunshme në Tiranë, Kryenegociatorja Dhuka: Të ndërtojmë urat e dialogut, jemi më pranë se kurrë aspiratës europiane
15 Tetor, 21:41Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka, ka reaguar për aktet e dhunës gjatë protestës që po zhvillohet prej 3 ditësh në Tiranë.
-
Raporti i DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore! Në Shqipëri nuk përmbushen standardet për ç'rrënjosjen e fenomenit
15 Tetor, 21:28Policisë dhe prokurorive vendore nëpër qarqe në Shqipëri u mungojnë përvoja e specializuar dhe kapacitetet e nevojshme për hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të trafikimit të njerëzve. Për pasojë, raste të tilla janë trajtuar si vepra penale për të cilat parashikohen dënime më të lehta.
-
-