Kronikë
-
Policia thotë se i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
23 Prill 2025, 14:26 -
Fraksioni II i dosjes 5D/ SPAK jep pretencën, kërkon 1 vit burg për drejtoreshën e klubit ‘Tirana’, nga 9 muaj për tre të tjerët
23 Prill 2025, 13:33SPAK ka dhënë pretencën për grupin e dytë të dosjes “5D”. Për drejtoreshën e klubit sportiv “Tirana” kërkon 1 vit burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar të reduktohet në 8 muaj. Për Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Gentjan Meraj, kërkoi dënimin me 9 muaj burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar 6 muaj.
-
Dyshohet se shiste kanabis në doza arrestohet 27-vjeçari në Berat! Në banesë iu gjetën edhe 2 armë
23 Prill 2025, 13:16I riu u kap në flagrancë në aksin rrugor Berat-Dimal, teksa në makinën që po lëvizte iu gjet një sasi kanabisi. Dyshohet se i riu e shiste në doza në këtë qytet.
-
Kanabis me postë nga Kalifornia në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari italian ! Lënda narkotike me vlerë 20 mijë euro! Nuk e dija që ishte drogë, kisha porositur një bluzë
23 Prill 2025, 13:09Antidroga e Tiranës goditi një tjetër rast të trafikimit të drogës nëpërmjet postës. Një 23-vjeçar italian u arrestua në një pikë të degës postare teksa ishte duke marrë pako kanabis të ardhur nga Kalifornia
-
Vjedhja e 7 mln eurove nëpërmjet mashtrimit me bursat/ Apeli i GJKKO prish vendimin me 21 vite burg për Erjon Kasmin dhe Xhuljan Xhafën! Do të gjykohen nga trupë tjetër
23 Prill 2025, 13:09Apeli i GJKKO ka prishur vendimin e Shkallës së Parë për Erjon Kasmin dhe Xhuljan Xhafën, të dënuar me 21 vite burg për vjedhjen e 7 milionë eurove ndaj gjermanëve përmes mashtrimit në Call Center që të investonin në bursa. Apeli ka urdhëruar që çështja të rigjykohet nga fillimi me trupë tjetër në GJKKO.
-
Krujë/ Mbante armë pa leje në biznesin e tij në Bubq, në pranga 68-vjeçari
23 Prill 2025, 12:13Gjatë kontrolleve në një subjekt privat në fshatin Bubq, uniformat zbuluan një armë zjarri pushkë dhe një armë tjetër jofunksionale, e dyshuar si relike lufte. Në pranga përfundoi 68-vjeçari që i mbante armët në ambientet e biznesit të tij.
-
Zgjedhjet e 11 majit, humb vula e KZAZ në Dropull, policia nis hetimet
23 Prill 2025, 11:53Policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet pas një kallëzimi se ka humbur vula e KZAZ në Dropull
-
Aksidentoi një person dhe u largua nga vendi i ngjarjes, AMP ekzekuton vendimin, 'arrest në shtëpi' për punonjësin e policisë në Korçë
23 Prill 2025, 11:54Ngjarja ka ndodhur më 3 mars në aksin rrugor Hoçisht – Bilisht, ku pasi ka përplasur një person, është larguar duke mos i dhënë ndihmë dhe duke mos njoftuar organet e rendit.
-
Vrau fqinjin e tij Xhemal Meta dhe i mori paratë, dërgohet në gjyq Isuf Hasa/ Prokuroria: Viktima u godit me çekiç nga autori pasi kishin pirë kafe së bashku
23 Prill 2025, 11:19Hasaj i pyetur dhe ripyetur nga prokuroria, pranoi se goditi fqinjin e tij pasi kishin pirë kafen e mëngjesit pas mllefit të akumuluar prej kohësh, duke qenë se viktima i thoshte shpesh se nuk ishte burrë, pasi rrinte 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi, e nuk dinte çfarë bëhej me gruan e tij.
-
-
Akuzohet se vrau vajzën 24-vjeçare, Fadi Alwan arrestohet në Liban! Pritet ekstradimi në vendin tonë
23 Prill 2025, 10:42Pak ditë pasi trupi i së bijës u preh në Liban, autoritetet vunë në pranga babanë, i cili akuzohet se e vrau të renë në shkurt të këtij viti në Tiranë.
-
-
-
Do të shiste armën e zjarrit, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë! E kishte fshehur brenda një kutie në formë zemre
23 Prill 2025, 10:01Një 23-vjeçar i cili dyshohet se do të shiste armën e zjarrit në kryeqytet është vendosur në pranga. Nga kontrollet e kryera pistoleta me municion luftarak u sekuestrua si provë materiale
-
Rrëmbimi dhe vrasja e Prengës, Dritan Rexhepi dëshmon në GJKKO: S’jam porositësi, isha në burg në Ekuador! SPAK me prova të reja, dorëzon përgjimet mes tij dhe Altin Hajrit në SKyECC
23 Prill 2025, 09:50Dritan Rexhepi dëshmon për herë të parë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Në GJKKO, Rexhepi mohoi të jetë porositësi, si edhe lidhjen me Gentin Doçin (Funiqin), i cili dyshohet se dha urdhrin për rrëmbimin e Prengës. Rexhepi mohoi edhe njohjen me Altin Hajrin, por SPAK depozitoi si prova të reja komunikimet mes tyre në SkyECC për vrasjen e Prengës. Seanca e radhës më 7 maj.
-
Veliaj mbetet në qeli, GJKKO rrëzon kërkesën për revokimin e masës! Edhe Abule lihet në arrest shtëpie
23 Prill 2025, 09:34Kryebashkiaku Erion Veliaj mbetet në qeli, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën për revokim mase. Në fuqi u la edhe masa arrest shtëpi për biznesmenin Abule.
-
Afera Partizani/ GJKKO rrëzon avokatët: Provat e SPAK të vlefshme, nesër vendimi për kalimin ose jo për gjykim i Berishës dhe Malltezit! Gjokutaj, paralajmëron përpjekje të re për shtyrjen e procesit (VIDEO)
23 Prill 2025, 07:44Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në të enjten në orën 13:00 vendimin për kalimin apo jo në gjyq të dosjes partizani. Në seancën e kësaj të mërkure, GJKKO rrëzoi kërkesat e mbrojtjes së Berishës dhe Malltezi për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave të SPAK.
-
Vrasja në Lezhë e Gjovalin Prendit, e bija: Organizatorët i denoncuam, ja e vërteta e vëllait me Vis Martinajn
22 Prill 2025, 22:16Vrasja e 64 vjeçarit Gjovalin Prendi mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë ishte humbja e katërt për këtë familje në harkun e 11 viteve. 'Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim', ka thënë Viola Prendi, e bija e viktimës.
-
-
Tiranë/ Kishin ngecur te 'Shpella e Pëllumbasit', policia u vjen në ndihmë 4 turistëve çekë (VIDEO)
22 Prill 2025, 20:40Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, 4 turist çek, ishin bllokuar, gjatë eksplorimit në natyrë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 4 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.