Kronikë
-
Dy makina janë përplasur në dalje të urës së Milotit. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, mes të cilëve edhe një grua. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
8 Shkurt 2025, 15:52 -
Durrës/ Mjeti përplas të moshuarin me motoçikletë në rrugë, dërgohet i plagosur drejt spitalit (VIDEO)
8 Shkurt 2025, 15:25Një automjet ka përplasur të moshuarin në rrugën “Azem Hajdari”, në zonën e ish-Kënetës. Policia ka shkuar në vendngjarje për të kryer verifikimet dhe zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit
-
Fushë-Krujë/ I vuri tritol lokalit ‘Brazili i Vjetër’, Report Tv siguron videon kur autori vendos lëndën plasëse
8 Shkurt 2025, 14:30Report Tv ka siguruar videon kur autori, vendos tritol në lokalin e Bledar Talit, në Fushë- Krujë më 31 janar.
-
Gjirokastër/ Pjesë e organizatës që trafikoi 8,4 tonë drogë drejt vendeve të BE-së, arrestohet i dënuari me rreth 7 vite burg! U dënua më 2020-ën (VIDEO)
8 Shkurt 2025, 14:24Vihet në pranga 47-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike në vitin 2018, teksa fshihej në zonën e 'Liqenit të Thatë" në Tiranë. Arrestimi për llogari të Gjirokastrës dhe Korçës. Kërkohej prej shtatë vitesh, 66 të arrestuar në 12 operacione antidrogë. Dënimi nga Gjykata e Pogradecit. Trafiku në Shqipëri, Greqi, Turqi, Maqedoni dhe Itali
-
Tiranë/ Ngacmoi seksualisht të miturën dhe i kërcënoi të afërmen me armë, arrestohet 75-vjeçari
8 Shkurt 2025, 13:55I moshuari u denoncua nga familjarët, policia e arrestoi në flagrancë për dy akuza. Pasi kishte ngacmuar vajzën e mitur, ai kërcënoi me armë sportive edhe të afërmen e saj
-
Mashtruan biznesmenin nga Lushnja i morën 6 mijë euro, arrestohet dhe i dyti! Në banesë i gjejnë 4500 euro
8 Shkurt 2025, 13:49Arrestohet bashkëpunëtori i dytë i skemës së mashtrimit të biznesmenit nga Lushnja të cilit i morën 6 mijë euro. Ervis Belollari dhe Arsen Matollari u shtirën sikur ishin zyrtarë vendor. Pasi morën shumën e parë ata i kërkuan edhe 7 mijë euro të tjera
-
Tiranë, punëtori 67-vjeçar rrëzohet nga soleta e banesës katër katëshe, ndërron jetë
8 Shkurt 2025, 13:41Një 67-vjeçar në kryqyetet ka ndërruar jetë pasi duke punuar në soletën e katit të 4-ët të një banese është rrëzuar
-
Makina del nga rruga Elbasan-Peqin dhe përfundon me rrota përpjetë në avllinë e shtëpisë, 2 të plagosur
8 Shkurt 2025, 13:32Mjeti doli nga rruga në shkaqe dhe rrethana që po hetohen nga Policia Rrugore, përmbyset në tokën para një banese. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar
-
Dibër/ Plagosja e rëndë zbulon nxjerrjen e inerteve pa licencë në ‘Qafën e Shtamës’, nën akuzë 2 persona! Dy të tjerë hetohen për ndërtim të paligjshëm
8 Shkurt 2025, 13:27Ngjarja në vendin e quajtur rruga e "Qafë Shtamës", ku të dyshuarit kanë dëmtuar dhe gërryer tokën me qëllim nxjerrjen e inerteve. Gjatë ngarkimit të inerteve në kamion, ka mbetur i dëmtuar A.S., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ngrihen dy akuza ndaj tyre
-
Vlorë/ Shiste kanabis në doza, vihet në pranga 32-vjeçari
8 Shkurt 2025, 12:58Një 32 vjeçar, është vënë në pranga nga policia, pasi shiste kanabis në doza në qytetin e Vlorës.
-
Tiranë/ Çmontohet banda e plaçkitjeve në kryeqytet, 2 të arrestuar! Kryen 6 vjedhje në seri brenda pesë javësh, ja çfarë i tradhtoi (EMRAT+VIDEO)
8 Shkurt 2025, 12:31Kamerat e sigurisë i tradhtuan. Finalizohet operacioni i koduar “Shadow Hunt”. Pasi studionin vendet dhe banesat që vidhnin, ata vepronin në orët e vona të natës, duke hyrë nga dritarja apo çatia e banesave. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një shumë parash prej 1600 euro. Plaçkitën 4 banesa, një market dhe një farmaci
-
Lushnjë/ Plagosi rëndë me thikë një 26-vjeçar, arrestohet autori
8 Shkurt 2025, 11:34Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi plagosi rëndë me thikë, duke e prerë në vesh një 26-vjeçar, mbrëmjen e djeshme
-
Morinë, kosovari tenton të hyjë në kufi me 16 mijë euro të padeklaruara
8 Shkurt 2025, 10:38Një kosovar është ndaluar në pikën kufitare të Morinit pasi tentoi të fuste në Shqipëri 16 000 euro të padeklaruara.
-
Tiranë/ U kap me armë në makinë, në pranga 37-vjeçari! Arrestohet dhe pasagjeri për 'moskallëzim krimi' (EMRAT)
8 Shkurt 2025, 10:19Policia ndaloi në rrugën “Isuf Elezi” një automjet me drejtues Armando Kashari, 37 vjeç, dhe pasagjeri Amarild Zaçe, 39 vjeç. Gjatë kontrollit, Kashari u kap me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak në brez, duke çuar në arrestimin e tij për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Gjatë intervistimit nga policia, të dy, shfaqën shenja nervozizmi.
-
Korçë/ 29-vjeçari u paraqit mbrëmë i plagosur në spital, policia sqaron ngjarjen: U vetëdëmtua me thikë pas konfliktit me bashkëshorten dhe vjehrrin! Nis hetimi
8 Shkurt 2025, 10:02Shtetasi Kostika Ruko është proceduar penalisht dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
-
E rëndë në Durrës/ 12-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet nga hemorragjia cerebrale! Familjarët e dërguan me kriza të forta, nisin hetimet (DETAJET)
7 Shkurt 2025, 21:22Një vajzë 12-vjeçare është dërguar nga prindërit me urgjencë, nga Sukthi në spitalin rajonal Durrës, por për fat të keq nuk ka arritur të mbijetojë. Me mbërritjen në spital, e mitura është shtruar menjëherë në reanimacion për mjekim të specializuar. U shtrua në orën 09:30 dhe ndërroi jetë rreth orës 18:30. Dinamika e plotë e ngjarjes dhe trajtimit mjekësor. Policia nis hetimet, pritet ekspertiza
-
Vlorë/ Furgoni 'Camper' i turistit francez shkrumbohet nga flakët, e kishte parkuar në Zvërnec! Policia: Shkak dyshohet shkëndija elektrike (VIDEO)
7 Shkurt 2025, 20:21Ngjarja ndodhi rreth orës 19:55, në Zvërnec, ka rënë zjarr dhe është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike, një furgon i parkuar (Camper), në pronësi të shtetasit francez A. D. Policia thotë se ngjarja është aksidentale
-
Korçë/ Publikonin foto e video intime të adoleshentëve, arrestohen 2 vajzat që menaxhonin faqen e Instagramit (EMRI)
7 Shkurt 2025, 19:19Policia ka identifikuar dhe arrestuar dy vajza, të cilat nga hetimet rezultoi se ishin administratoret e faqes së instgramit në Korçë, ku publikoheshin foto, video intime dhe të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentët. Ato akuzohen tashmë për veprën penale “Pornografia me të mitur”.
-
Lezhë/ Motorët përplasen mes tyre në Dragushë, plagoset rëndë një nga drejtuesit! Niset për te Spitali i Traumës
7 Shkurt 2025, 19:12Një aksident ka ndodhur në një rrugë dytësore në fshatin Dragushë të Lezhës, ku dy motoçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën
-
Korçë/ Plagoset me thikë 29-vjeçari, shtrohet në reanimacion! Në kërkim 2 autorë të dyshuar! Policia mbledh pamjet filmike nga kamerat e sigurisë (EMRI)
7 Shkurt 2025, 17:51Një 29-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e kësaj të premteje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar të krimit
