Kronikë
-
Gjetja e telefonit, që po hetohet nga SPAK për të zbuluar informacione me interes të rëndësishëm për hetimet që po bëhen ndaj kreut të organizatës së Lushnjës, çon edhe në masat ndaj dy zyrtarëve të burgut, drejtorit Fatjon Fasho dhe shefit të policisë, Sokol Kacoli
5 Korrik 2025, 22:14 -
Zjarri në landfillin e Elbasanit, bie intensiteti i resë toksike të tymit! (VIDEO)
5 Korrik 2025, 20:55 -
Devoll/ Prej një jave i humbur, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 70-vjeçarit! Po nisej drejt Korçës më 28 qershor, u pa në terminal
5 Korrik 2025, 20:34Personi në foto është Jashar Spaho, 70-vjeç, nga fshati Pilur i Devollit, i cili ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 28 qershor. Sipas familjarëve, 70-vjeçari ishte nisur për të shkuar në Korçë, e kanë parë për herë të fundit në afërsi të terminalit të autobusëve. Kush ka informacion se ku ndodhet ai, mund të kontaktojë familjarët në numrat e telefonit 0696450216 dhe 0689356925
-
Gjirokastër/ Shpërthen zjarri te transformatori i fshatit Kakoz, rrugës zjarrfikësit shuajnë edhe flakët në kabinën elektrike të Valaresë (VIDEO)
5 Korrik 2025, 19:48Teksa shkonin në vendngjarjen e parë, forcat zjarrfikëse rastësisht rrugës konstatuan një tjetër vatër zjarri në fshatin Valare, në vendin e quajtur “Stallat”, afër një kabine elektrike
-
Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku i Tiranës e paditi për shpifje
5 Korrik 2025, 19:13Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli edhe vendimin për konfliktin e hershëm të lindur mes Veliajt dhe Tabakut. Më parë, Gjykata e Apelit i dha gjithashtu të drejtë kryebashkiakut
-
Sarandë/ Shkeli perimetrin e sigurisë dhe rrezikoi pushuesit në plazhin e Borshit, Policia bllokon skafin dhe gjobit pronarin me 100 mijë lekë
5 Korrik 2025, 17:49Denoncimi me pamje filmike në rrjetet sociale të rastit, vuri në lëvizje Policinë Kufitare dhe Njësinë Detare, identifikohet pronari i mjetit lundrues dhe ndaj tij merren dy masa. Policia apelon për drejtuesit dhe pronarët e tjerë të mjeteve lundruese, i paralajmëron me ndëshkime. Thirrje edhe qytetarëve që të denoncojnë shkelësit
-
Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Gjirokastër, shmanget përhapja e vatrës! Shkak veprimi i pakujdesshëm i familjes rome
5 Korrik 2025, 17:41Forcat zjarrfikëse arritën të shmangin një vatër të përmasave të mëdha, aq sa do të rrezikonte godinën e këtij stacioni që furnizon gjysmën e qytetit të Gjirokastrës
-
Veturat përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 persona të plagosur, mes tyre dhe dy shoferët!
5 Korrik 2025, 17:10Nga përplasja e makinave “Ford” dhe “Benz” mbetën 4 persona që udhëtonin në to, dërgohen me ambulancë për mjekim në spital. Policia Rrugore nis hetimet për shkaqet
-
Lezhë/ Pronarit të pikës së shumicës i grabitet një shumë e konsiderueshme parash, Policia shpall në kërkim autorin e dyshuar!
5 Korrik 2025, 16:25Ngjarja ndodhi duke zbardhur dita e djeshme, 45-vjeçari zbuloi se ishte vjedhur një shumë e konsiderueshme parash në pikën që ndodhet ngjitur me shtëpinë e tij. Në kërkim edhe një 67-vjeçar për mashtrim, një tjetër kapet në arrati, po për këtë vepër penale
-
E pazakontë në Mirditë, 31-vjeçari denoncon humbjen e bashkëshortes 7 vite më të madhe nga ai
5 Korrik 2025, 16:15Denoncimi është depozituar dje në Komisariat nga burri, që kërkoi ndihmën e policisë për gjetjen e 38-vjeçares
-
Lezhë/ Zjarri shkrumbon tokën me grurë dhe 200 rrënjë ullinj në pronësi të 88-vjeçarit, shkak dyshohen temperaturat e larta
5 Korrik 2025, 16:05Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në Ishull-Lezhë, kurse Policia pas veprimeve paraprake referoi materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të zjarrit
-
Mirditë/ Mbollën në mes të pyllit parcelën me 130 rrënjë kanabisi, shpallen në kërkim 2 vëllezërit!
5 Korrik 2025, 15:58Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariat zbuluan parcelën në mes të pyllit dhe referuan materialet në Prokurori, duke shpallur në kërkim dy vëllezër, A. K. 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në fshatin Domgjon
-
Lushnjë/ Ndoti ujërat në kanalin kullues të fshatit, nën hetim pronari italian i fabrikës së përpunimit të peshkut
5 Korrik 2025, 15:40Policia deklaron se gjatë punës tek fabrika e përpunimit të peshkut, në fshatin Allprenaj, 35-vjeçari dyshohet se ka derdhur në një kanal kullues ujëra të mbetjeve teknologjike
-
Shkodër/ Aksidenti ku vdiq 37-vjeçari dhe u plagosën gruaja e tij dhe dy fëmijët e mitur, Policia arreston shoferin e kamionit
5 Korrik 2025, 15:32Aksidenti i rëndë me bilanc një person të vdekur dhe tre të plagosur, mes tyre gruaja dhe dy fëmijët e mitur të viktimës, ka çuar në pranga drejtuesin e kamionit që dyshohet se ishte shkaktari i ngjarjes së ndodhur dje në rrugën Shkodër-Lezhë, në Kryebushat
-
Fushë-Arrëz/ Kryeplaku bën vetëgjyqësi, i pret gjatë natës tubat e ujit bashkëfshatarit! Policia e merr nën akuzë 74-vjeçarin pas denoncimit (EMRI)
5 Korrik 2025, 15:21Ngjarja ka ndodhur në fshatin Porav, kurse i proceduari është një 74-vjeçar, i zgjedhur vendor, për akuzën e vetëgjyqësisë dhe shkatërrimit të pronës. Dosja në ngarkim të tij i kaloi për hetime të mëtejshme Prokurorisë, për veprat penale “shkatërrim prone” dhe “vetëgjyqësia”
-
Gjirokastër/ Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve, 7 të arrestuar dhe 1 i shpallur në kërkim! Sekuestrohen 5 automjete, 8 celularë dhe para (EMRAT)
5 Korrik 2025, 15:15Policia e Gjirokastrës ka finalizuar brenda 24 orëve dy operacione të koduara, "The Bridge" dhe "Attempt", të zhvilluara në fushën e parandalimit dhe goditjes së kalimit të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Si rezultat, janë arrestuar 7 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
-
Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon prej 5 ditësh, Prefekti mbledhje urgjente: Gazi i mbetjeve po shtohet
5 Korrik 2025, 14:35Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon prej pesë ditësh. Edhe pse intensiteti vërehet të ketë rënë disi, zjarri ka lënë pas ndotje të madhe të ajrit dhe rrezik serioz për shëndetin e komunitetit përreth. Pavarësisht përpjekjeve intensive për shuarjen e flakëve dhe ndërprerjen e djegies në thellësi, vatrat vijojnë të jenë aktive.
-
Inertet e hotelit hidhen në plazhin e Gjilekës në Dhërmi, arrestohet inxhinieri, bllokohet objekti (EMRI+VIDEO)
5 Korrik 2025, 13:34Një inxhinier ndërtimi u arrestua nga policia, pasi u zbulua se në vijën bregdetarë të Gjilekës në Dhërmi, po hidheshin mbetje inerte nga ndërtimi i një hoteli në këtë zone, objekt i cili u bllokua.
-
Me kallash, çifte e pistoletë pa leje në banesë, pranga 50-vjeçarit në Lushnjë (VIDEO)
5 Korrik 2025, 12:47Blutë i ushtruan 50-vjeçarit një kontroll të befasishëm në banesë dhe i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte pa leje, si edhe 3 krëhëra dhe dhjetëra fishekë luftarak.
-
Erdhën si turiste, dy kinezet bazë prostitucioni në Qerret! Vihen në pranga, merrnin pagesa deri në 200 euro (VIDEO)
5 Korrik 2025, 12:28Policia goditi një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës. Dy vajza kineze, 41 dhe 41 vjeçe u arrestuan. Përmes komunikimeve në rrjetet sociale, ato siguronin klientë dhe ofronin shërbime seksuale nga 80-200 euro.