Kronikë
-
Zjarri në Poliçan nisi për të dytën herë brenda pak ditësh në të njëjtën zonë, në kodrat përreth Uzinës së Armëve. Flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta. Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të bashkive Poliçan, Berat, Skrapar, Lushnje, Patos dhe Roskovec, të ndihmuara nga 60 trupa të Forcave të Armatosura dhe mbështetje nga ajri.
10 Gusht 2025, 07:27 -
-
Himarë/ Ngecën mes shkëmbinjve të thepisur te plazhi i 'Akuariumit’, shpëtohen 3 turistët e huaj! (VIDEO)
9 Gusht 2025, 22:36Forcat ndërhynë menjëherë dhe pas kërkimeve në terren, u bë e mundur lokalizimi i tre turistëve të huaj, të cilët u nxorën prej shkëmbinjve ku kishin mbetur të bllokuar
-
-
Shkodër/ Po shkonte të merrte shërbimin e turnit të tretë, makina përplas efektivin e policisë te vizat e bardha! Dërgohet në spital
9 Gusht 2025, 22:04Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, në lagjen “Partizani”, kur B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe si pasojë, ka përplasur këmbësorin P. K., 60 vjeç, punonjës policie
-
-
Vdekja e minatorit në galerinë e Bulqizës, Gjykata liron me kërkesë të Prokurorisë 4 punëtorët e stafit teknik të kompanisë! 2 në gjendje të lirë dhe 2 arrest shtëpie (VENDIMI)
9 Gusht 2025, 19:03Gjykata e Dibrës zbut masat dhe liron me kërkesë të Prokurorisë 4 të arrestuarit për aksidentin me vdekje të ndodhur në minierën e Bulqizës më 7 gusht, ku humbi jetën minatori Fari Veliu, 66 vjeç, i punësuar nga kompania minerare “Gerti sh.p.k”, ku edhe më parë kanë ndodhur aksidente në punë
-
-
Vlorë/ Veliera u bllokua në grykëderdhjen e Semanit prej mbrëmjes së djeshme, Policia shpëton 2 turistët gjermanë! Po vinin nga Korfuzi, ngecën në breg (VIDEO)
9 Gusht 2025, 16:58Policia Kufitare e Vlorës u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë, veliera e të cilëve kishte mbetur e bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman. Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë
-
Trafik armësh e municionesh nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Lezhë kreu i organizatës kriminale! Dy herë i dënuar në Milano, në pranga dhe 2 të tjerë (EMRI+VIDEO)
9 Gusht 2025, 15:09I arrestuari nga Malësia e Madhe furnizonte me armë edhe organizatat e tjera. Sekuestrimi u bë në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë, ku u ndalua mikrobusi i nisur nga Shqipëria me destinacion Italinë, i drejtuar nga të dyshuarit E. M. dhe A. D., të ndaluar. Operacioni në bashkëpunim edhe me Guardia di Financën dhe zyrën e ekspertit në Ambasadën Italiane në Tiranë. Sekuestrohen 5 armë "Kallashnikov" dhe qindra fishekë
-
-
Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, policia arreston 3 persona dhe shpall në kërkim 1 tjetër, shkak sherri për borxhin e pashlyer (EMRAT)
9 Gusht 2025, 14:27Uniformat blu kanë ngritur akuzat për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi.
-
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 24-vjeçari në Devoll! Në banesë i gjendet edhe një armë gjahu pa leje
9 Gusht 2025, 14:17Sipas policisë, i riu ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij ndërsa pas një kontrolli të ushtruar në banesë, u gjet edhe një armë gjahu, të cilën ai e mbante pa leje.
-
Lufta me flakët në Livinë të Finiqit, Report Tv ndjek operacionin e evakuimit të të moshuarve
9 Gusht 2025, 13:39Në Livinë të Finiqit, zjarri i madh detyroi evakuimin e banorëve paraditen e sotme. Ndërsa rreth mesditës situata u përmirësua. Aktualisht nuk ka rrezik për banesat.
-
Shpëtoi të plagosurit në Fier, Klajdi Mustaj për Report TV: Instikti i policit! S’e mendova dy herë, ndërhyra me fikësen e zjarrit, më pas i nxorra nga makina
9 Gusht 2025, 13:30Flet për Report TV polici 26-vjeçar që shpëtoi personat në mjetin e aksidentuar në Fier, që rrezikonte të shpërthente në flakë. Ai tregon se po kthehej nga puna kur pa automjetin nga i cili dilte tym, duke ndërhyrë menjëherë me fikësen e zjarrit dhe duke nxjerrë të plagosurit.
-
-
Vihet nën kontroll zjarri në Mirditë, digjen dhjetëra hektarë pisha
9 Gusht 2025, 12:57 -
Qëlloi me çifte kuajt në Llogara, nis hetimi ndaj 55-vjeçarit, i sekuestrohet edhe arma
9 Gusht 2025, 12:44Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë. Burimet thanë se autorët mund të jenë gjahtarë të paligjshëm ose persona të përfshirë në konflikte për konkurrencë, ndërmjet guidave turistike.
-
Makina del nga rruga në Fushë-Arrëz, plagosen pasagjerët
9 Gusht 2025, 12:25Policia thotë se shkak u bë humbja e drejtimit nga ana e shoferit. 2 të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut.
-
Korçë/ Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele dhe procedurë të përshpejtuar
9 Gusht 2025, 12:11Sipas të dhënave, pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Gjithashtu, për të shmangur pritjet e gjata, po punohet me procedurë të përshpejtuar.