Kronikë
-
Një i dënuar që vuante dënimin në IEVP Rrogozhinë nuk është kthyer në burg, por ka shkelur lejen shpërblyese që kishte përfituar dhe është larguar. I riu me dy identitete, nga Tirana, i dënuar në vitin 2022, duhet të rikthehej më 2 Dhjetor. Burgjet i dërgojnë kallëzim Prokurorisë, i kanë mbetur 3 vite dhe 11 muaj izolim
5 Dhjetor 2024, 12:56 -
Devoll/ Organizonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme 8 të arrestuar, një 43 vjeçare nën hetim
5 Dhjetor 2024, 12:18Tetë persona në Devoll janë arrestuar në flagrancë pasi merreshin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lojërave të fatit dhe përshtatjes së ambjenteve në fshatin Poloskë
-
'Organizatë kriminale', skema mashtruese e mikrokredive dërgohet në SPAK
5 Dhjetor 2024, 12:08Prokuroria e Tiranës ka konkluduar se personat e hetuar për zhvatjen e të paktën 36.8 milionë eurove dhe 1700 pronave të paluajtshme nga mijëra qytetarë, përmes skemës së rifinancimit të kredive të këqija dhe shantazhit, përbëjnë një grup të strukturuar kriminal dhe duhet të hetohen nga SPAK, I cili po verifikon edhe përgjegjësinë e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
-
Aksident aksin Përrenjas-Qafë Thanë/ Furgoni i policisë së burgjeve përplaset me kamionin
5 Dhjetor 2024, 11:30Një aksident është regjistuar sot në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë
-
Mashtrim kompjuterik, kanosje e lojëra fati, 3 të arrestuar në Tiranë, ishin në kërkim
5 Dhjetor 2024, 11:18Tre persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit
-
Sarandë/ Goditën me sende te forta 19 vjeçarin, 3 të rinj në kërkim
5 Dhjetor 2024, 10:07Tre të rinj nga Saranda janë shpallur në kërkim pasi kanë goditur me sende te forta një 19 vjeçar.
-
Në kërkim se shiste drogë me të birin, arrestohet 61-vjeçari në Fier (EMRI+VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 08:46Një 61 vjeçar i shpallur në kërkim është vendosur në pranga nga policia e Fierit pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e tij për shitjen e lëndëve narkotike
-
-
Shkodër/ Banesa iu përfshi nga flakët, humb jetën 80- vjeçari! Mbeti i bllokuar brenda shtëpisë ku jetonte i vetëm
4 Dhjetor 2024, 21:37Një 80 vjeçar, i quajtur Gjek Prronaj, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi banesa e tij në fshatin Shtoj i Vjetër në Shkodër u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:35, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesën e tij.
-
'Matrix'/ Ferdinand Dervishi: SPAK mund t'i japë një goditje përfundimtare krimit! Ka treguar që nuk intimidohet
4 Dhjetor 2024, 20:16Ferdinand Dervishi diskutoi në ‘Studio Live’ për zbulimin e aplikacionit Matrix, përdorur nga krimi. Ai vlerësoi punën e SPAK dhe parashikoi se zbulimi i këtij aplikacioni do t’i japë goditje të fortë krimit. Dervishi gjithashtu paralajmëroi për fuqinë e bandave kriminale dhe nevojën për veprime të tjera të SPAK për të parandaluar ngjarje si ajo e "Falcone" në Itali.
-
Lezhë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëtojnë për mrekulli familjarët! Shkak dyshohet shkëndija elektrike, efektivët luftë me flakët (VIDEO)
4 Dhjetor 2024, 19:33Burime policore bënë me dije se vatra e zjarrit ra në njërën nga dhomat e banesës në pronësi të Vasil Kolës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Paraprakisht dyshohet për shkëndijë elektrike
-
Pogradec/ I gjenden arsenal armatimi dhe municionesh në banesë, arrestohet 65-vjeçari! Sekuestrohen kallash, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës (EMRI+VIDEO))
4 Dhjetor 2024, 19:26Aksioni pasditen e sotme. I dyshuari Xhevahir Cake u kap në banesë me armë të tipit “Kallashnikov”, ndërsa gjatë kontrollit të mëtejshëm ju gjetën municione të tjera, si fitila tritoli dhe kapsolla detonatore
-
Tiranë/ Sherr me sende të forta, 3 persona përfundojnë në spital, dy të tjerë shoqërohen në polici
4 Dhjetor 2024, 17:51Tre persona janë plagosur me sende të forta si pasojë e një sherri në ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë. Policia sqaron se të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar në komisariat.
-
Gjirokastër/ Gjykata dënon me 6 vjet burg ish-kreun e Kadastrës për falsifikim! Florian Taçi përfiton gjykim të shkurtuar, nga 4 vite dhe dy bashkëpunëtorëve
4 Dhjetor 2024, 17:21Gjykata e Gjirokastrës dënon me 6 vite burgim ish-kreun e Kadastrës, Florian Taçi. Gjithashtu janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi. Taçi u arrestua në muajin shkurt të këtij viti dhe u la më tej në arrest shtëpiak. Prokuroria ngriti akuza për falsifikim, mashtrim dhe shpërdorim detyre. Do llogaritet gjykimi i shkurtuar
-
Korçë/ Kishte humbur kontaktet me familjarët, 45- vjeçari gjendet i pajetë në mjetin e tij
4 Dhjetor 2024, 16:53Një 45- vjeçar është gjetur i pajetë brenda mjetit të tij në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit, në një rrugë dytësore krahas unazës. Policia bënë me dije se në trupin e 45- vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.
-
Mori tendera nga ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit Ervis Lami
4 Dhjetor 2024, 16:44Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervis Lamit, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm që urdhëroi rikthimin e tij në qeli. Lami, i arrestuar me urdhër të SPAK, së bashku me Evis Berberin dhe Valter Begajn, u lirua nga GJKKO më 14 qershor. Megjithatë, pas ankimit të SPAK, Apeli vendosi më 25 korrik rikthimin e tij në burg.
-
Dosja 5 D, Gjykata e Lartë lë në burg dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
4 Dhjetor 2024, 16:33Dy ish- drejtorët e Bashkisë Tiranë Mariglen Qato dhe Redi Molla do vijojnë qëndrimin në qelinë e paraburgimit. Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e të dyve për vendimin e dhënë nga Apeli në datë 31 korrik të këtij viti.
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor 2024, 16:31Ish deputeti Ervin Salianji ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, vendimin e Apelit që e dënoi me 1 vit burg lidhur me kallëzim të rremë për dosjen ‘Babale’.
-
Pogradec/ Makina e përplas duke ecur mbrapsht, plagoset biçiklisti, dërgohet në spital
4 Dhjetor 2024, 16:03Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një automjet gjatë lëvizjes mbrapsht të makinës ka goditur një person që po udhëtonte me biçikletë. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Pogradecit, me dëmtime të lehta
-
Edhe “Matrix” flet shqip! Nuredin Dumani: E ka përdorur Suel Çela
4 Dhjetor 2024, 15:41Aplikacioni të cilin autoritetet europiane e kanë zbërthyer, është përdorur edhe nga krimi shqiptar, konfirmon për Report Tv, Europol. Për “Matrix” për herë të parë foli i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se këtë platformë të koduar e ka pasur edhe i shumëkërkuari Suel Çela.
