Kronikë
-
Gjykata e Apelit ka rrëzuar sot kërkesën e 14-vjeçarit, të arrestuar si autor të dyshuar të vrasjes së Martin Canit
10 Shkurt 2025, 13:45 -
U akuzuan se licencuan karburantin pa leje, GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduart Duro dhe 4 zyrtarët e tjerë! Ja çfarë kërkoi SPAK
10 Shkurt 2025, 13:47SPAK kishte kërkuar dënimin e kryebashkiakut socialist me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që të konvertohej në 3 vite shërbim prove, si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike. Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu
-
Tiranë/ Mashtruan dhe zhvatën biznesmenin në emër të një kryebashkiaku, lihet në qeli miku i ‘Deluksi’-t të TikTok! Matollari: Dikush më tha të shkoja e të merrja lekët
10 Shkurt 2025, 13:38Gjykata e Tiranë la ditën e sotme në masën e sigurisë “arrest në burg” Arsen Matollarin, 32-vjeçarin që u arrestua dy ditë më parë, nën dyshimin se në bashkëpunim me Ervis Belollarin, përfituan një shumë parash nga një biznesmen përmes mashtrimit
-
Klani i Suel Çelës/ Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu pretendon se është e sëmurë, betohen në GJKKO 2 ekspertët mjeko-ligjorë! Javën tjetër ekspertiza
10 Shkurt 2025, 13:26Dy ekspertët mjeko-ligjorë, të cilët u kërkuan seancën e kaluar nga Gjykata e Posaçme për të kryer ekspertimin mjekësor të Pajtime Fetahut, u paraqitën ketë të hënë në GJKKO. Ata morën detyrat nga togat e zeza dhe bënë betimin në lidhje me aktin që do të kryejnë në ambientet e paraburgimit në Pogradec. Ish-gjyqtarja mbahet në paraburgim që prej muajit nëntor të vitit 2024
-
Tiranë/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e grup kriminal, 2 të arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali (EMRAT)
10 Shkurt 2025, 13:21Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e grup kriminal janë arrestuar nga policia e kryeqytetit
-
Ekzekutimi i Briken Sanajt në 2022-in te 'Kodra e Diellit' në Tiranë, Prokuroria çon për gjykim 5 persona
10 Shkurt 2025, 12:58Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq Vladimir (Valmir) Kolën, të dyshuarin kryesor për ekzekutimin e Briken Sanajt në 2022-in, si edhe 4 të pandehurit e tjerë
-
Përplasje e dhunshme me tifozët dhe Policinë në derbi, AMP arreston efektivin e Gardës! Në pranga edhe polici i Vorës, u përfshi në aksident (EMRAT)
10 Shkurt 2025, 12:31Përfshirja në incidentet e dhunshme të ditës së djeshme në derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana, i ka kushtuar shtrenjtë një punonjësi të Gardës së Republikës. Gjithashtu AMP ka prangosur edhe një polic të Komisariatit të Vorës në kryeqytet, që u përfshi në aksident
-
Shkodër/ Qeni antidrogë 'mbërthen' malazezin me 1 kg hashash të fshehur në kofanon e makinës! Po largohej nga Hani i Hotit
10 Shkurt 2025, 12:04Gjatë kontrollit në kufi, 38-vjeçarit iu zbulua droga e futur në kofanon e mjetit që drejtonte. Si prova materiale u sekuestruan lënda narkotike, aparati celular dhe makina e të dyshuarit
-
Shtyhet seanca për apartamentin e sekuestruar ish-kryebashkiakut Jorgo Goro, biznesmeni Gentjan Sula ankimoi në GJKKO: Hyrja te Garda është e imja!
10 Shkurt 2025, 11:39Biznesmeni Gentjan Sula ka ankimuar në GJKKO sekuestron e një apartamenti pranë Gardës së Republikës në Tiranë, i cili u sekuestrua në kuadër të hetimeve për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro. Seanca, e cila pritej të zhvillohej mëngjesin e kësaj të hëne, u shty për shkak të mungesës së prokurorit Ols Dado
-
Tiranë/ Ish-zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja shkon në SPAK (VIDEO)
10 Shkurt 2025, 11:01Ish-deputeti i Partisë Socialiste u pa teksa hynte në SPAK mëngjesin e sotëm. Nuk ka informacione për shkaqet e prezencës së tij në institucionin e akuzës, ndërsa ka mbajtur postin e zv/ministrit në mandatin e parë të qeverisë “Rama”, 2013-2017
-
Fushë-Krujë/ Ndihmoi autorin që hodhi në erë me tritol lokalin ‘Brazili i vjetër’, arrestohet 41-vjeçari! (EMRI)
10 Shkurt 2025, 10:25Policia e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar bashkëpunëtorin e autorit që vendosi një sasi tritoli dhe hodhi në erë më 31 Janar të këtij viti në Fushë-Krujë, lokalin ‘Brazili i vjetër’. Vijojnë kërkimet për kapjen e autorit kryesor, Mirgen Zalla, i largua nga vendngjarja me makinën e mikut të tij
-
Elbasan, dhunoi gruan dhe tentoi të godasë me sëpatë djalin e mitur, arrestohet 49-vjeçari
10 Shkurt 2025, 10:13Një 49 vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin e tyre të mitur
-
Lezhë/ Tentativa e vrasjes me armë të 33-vjeçarit, shkak i sherrit loja e bixhozit! I riu i shpëtoi dy plumbave, Policia arrestoi autorin e dyshuar
10 Shkurt 2025, 09:49Konflikti mes dy të rinjve ka lindur pas një loje bixhozi, në një lokal në fshatin Shënkoll, ndërsa falë reagimit në kohë blutë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të sherrit.
-
Tiranë/ Sherri në derbin e kryeqytetit, nën hetim Sekretari i Përgjithshëm i Partizanit dhe delegati i FSHF-së! 3 tifozë të arrestuar dhe 5 nën akuzë (EMRAT)
10 Shkurt 2025, 09:12Policia e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar 3 persona dhe proceduar 8 të tjerë, për sherrin dhe incidentet në derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana (1-1) te “Arena e Demave”. Mes të proceduarve janë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partizanit dhe delegati i FSHF-së. Klubi i kuq refuzoi kërkesën e Policisë, stadiumi nuk plotësonte kushtet për mbarëvajtjen dhe masat
-
Vlorë/ I dënuar me 11,5 vite burg nga Italia për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 60-vjeçari me dy identitete! Do ekstradohet (EMRAT+VIDEO)
10 Shkurt 2025, 08:42Finalizohet operacioni policor i koduar “Epilogo”, arrestohet një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë. Fredi Arshi, alias Alfred Arshiaj, 60 vjeç, banues në qytetin bregdetar, rezultonte i dënuar nga autoritetet italiane me 11 vjet e 6 muaj burgim. Gjykata e Torinos e kishte dënuar më 2018
-
Aksident me vdekje në rrugën Lushnjë-Berat, ‘Audi’ shtyp për vdekje këmbësoren e moshuar! Policia shoqëron shoferin, viktima po shkonte në punë (VIDEO+EMRAT)
10 Shkurt 2025, 07:09Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në Komisariatin e Lushnjës. Ambulanca ka shkuar në vendngjarje për të marrë trupin e 65-vjeçares, e cila këtë mëngjes kishte dalë për të shkuar në punë
-
Lezhë/ Konflikt i çastit mes dy të rinjve, tentohet të vritet me armë 33-vjeçari në Shënkoll! Policia arreston autorin, sekuestron pistoletën (EMRI)
9 Shkurt 2025, 19:26Menjëherë pas ngjarjes, autori 32-vjeçar është arrestuar nga policia. Sekuestrohen arma e krimit dhe 2 gëzhoja. Dyshohet se incidenti ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve
-
Pornografi dhe shantazh me të mitur në Instagram, Gjykata e Korçës liron 2 adoleshentet! Prokuroria kërkoi arrest shtëpie
9 Shkurt 2025, 15:50Gjykata liroi dy vajzat të cilat u arrestuan 3 ditë më parë nga policia e Korçës, me akuzën e pornografisë me të mitur, pasi ato dyshohet se përmes një faqe në rrjetin social Instagram, kanë publikuar mesazhe me përmbajtje shantazhuese dhe video e foto me përmbajtje pornografike. Lihen me 'detyrim paraqitjeje'
-
Ruante anijen sekuestruar me naftë kontrabandë në Durrës/ Në pranga polici, mori 10 mijë € ryshfet dhe zëvendësoi naftën me ujë! Në kërkim 2 të tjerë
9 Shkurt 2025, 13:53Një polic u arrestua në Durrës pasi mori ryshfet 10 mijë euro për nxjerrjen e qindra litrave naftë nga anija e sekuestruar në janar që dyshohet se do e kontrabandonte. Blutë dhe AMP shpallën në kërkim 2 persona, dhe në hetim janë 7 të tjerë. Ata zëvendësuan naftën e sekuestruar me ujë, por u zbuluan nga policia.
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i çantave dhe portofolëve në Elbasan
9 Shkurt 2025, 13:39Një 20-vjeçar në qytetin e Elbasanit është vendosur në prangat e policisë pasi vodhi me dhunë çantën e një gruaje me një shumë parash në të.
