Kronikë
-
Pak para takimit informal të kreut të SPAK me mediat, Sali Berisha përmendi përgjime që sipas tij përfshijnë Taulant Ballën në çështjen Toyota Yaris. Për publikimin e tyre Altin Dumani tha se Berisha do të mbajë përgjegjës penale, si gjithkush që shkel vendimin e gjykatës që ndaloi publikimin si ‘sekret hetimor.
20 Janar 2025, 13:15 -
-
-
-
Dosja 'Plumbi i Artë', GJKKO lë në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
20 Janar 2025, 12:45Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sot (20 janar 2025) në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin, të përfshirë në grup të strukturuar kriminal.
-
-
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar 2025, 12:43Kreu i SPAK, Altin Dumani konfirmoi se po kryhen veprime të shumta hetimore sa i takon dosjes së vrasjes së 4 protestuesve para kryeministrisë në protestën e 21 janarit 2011. Në një bashkëbisedim informal me gazetarët, kreu i SPAK iu përgjigj një sërë pyetjesh nga strategjia për krimin zgjedhor, aplikacionet e krimit, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj si dhe për Berishën e Metën.
-
Vlorë/ Iu gjetën doza kokaine dhe municion ushtarak në banesë, arrestohet 37 vjeçari
20 Janar 2025, 12:19Policia e Vlorës, ka arrestuar një 37 vjecar, pasi gjatë kontrolleve iu gjet në banesë doza kokaine, armë gjahu dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.
-
Tiranë/ Me drogë në makinë, theu masën e sigurisë 'arrest në shtëpi', vihet në pranga 35-vjeçari
20 Janar 2025, 11:55Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
-
-
‘Tapë’ në timon dhe shkaktoi aksident, AMP arreston policin në Gjirokastër! E pësojnë edhe 2 efektivë të tjerë
20 Janar 2025, 11:25Agjencia e Mbikqyrjes policore ka arrestuar një efektiv policie në Gjirokastër, pasi ka shkaktuar aksident teksa ishte nën efektin e alkoolit.
-
Tiranë, zjarr në katin e katërt tek kompleksi 'Kika 2' te 'Komuna e Parisit', evakuohen banorët! Shkak një shkëndijë në paketën elektrike në një zyrë
20 Janar 2025, 11:12Flakët kanë përpirë një ambient në katin e katërt të një pallati te 'Komuna e Parisit', në Tiranë që funksiononte si zyrë.
-
Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Automjeti i tonazhit të rëndë humb kontrollin dhe përplaset me trafik ndarësen
20 Janar 2025, 10:21Një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur mëngjesin e sotëm me trafik ndarësen në autostradën Tiranë-Durrës pasi shoferi ka humbur kontrollin
-
I dënuar në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari
20 Janar 2025, 09:48Policia ka arrestuar në Durrës një 50 vjeçar, me qëllim ekstradimin në Itali, pasi është dënuar në këtë shtet për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.
-
Vlorë/ Përplasi për vdekje me makinë të riun, arrestohet shoferi 80-vjeç
20 Janar 2025, 08:43I moshuari që përplasi për vdekje një ditë më parë 22 vjeçarin në afërsi të fshatit Kote, në rrugën e lumit të Vlorë, është vendosur në pranga nga policia
-
Kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe shkon në SPAK, Marinaj: S’kam lidhje me asnjë grup kriminal
20 Janar 2025, 08:18Kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur sot në SPAK.
-
-
E rëndë në Tiranë, zjarri shkrumbon banesën, vdes i moshuari! 75-vjeçari i sëmurë, jetonte në mjerim i vetëm dhe mblidhte kanaçe (EMRI)
19 Janar 2025, 21:51Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, viktima jetonte duke mbledhur kanoçe dhe në kushte të mjerueshme. Vuante dhe nga probleme të shëndetit mendor. Policia bëri me dije se dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të 75-vjeçarit, i cili jetonte i vetëm në banesë. Nisin hetimet
-
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Aludimet e pavërteta na rëndojnë, mos spekuloni! Situatë personale, nuk lidhet as me presionet dhe as me detyrën
19 Janar 2025, 20:03Lajmi se efektivi i Rrugores Azbi Spahiu u vetëhodh nga një pallat 11-katësh më 15 janar, në rrugën 'Kongresi i Manastirit' në Tiranë pas presioneve për shkak të detyrës, ka shqetësuar së tepërmi familjarët e tij. Spekulimet cilësohen ‘të rënda dhe të pavërteta’, që nuk i ndihmojnë aspak
