Kronikë
-
Një 36 vjeçar banues në Ksamil është arrestuar pasi dyshohet se është autor i disa rasteve të vjedhjeve.
1 Mars 2025, 10:55 -
Fier/ Arrestohet turku, bleu karburant me dollar falsë
1 Mars 2025, 10:36Një shtetas turk është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pasi bleu karburant me kartëmonedha të falsifikuara.
-
Arrestohet në Berat 47-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Itali
1 Mars 2025, 10:29Policia e Beratit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Wanted", duke arrestuar një 47-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
-
Këlcyrë, arrestohet 52-vjeçari, i gjejnë në banesë kallashnikov me fishekë
1 Mars 2025, 10:17Në banesën e 52-vjeçarit në fshatin Toshkëz, Këlcyrë, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.
-
Aksident në aksin 'Elbasan- Metalurgji', dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 3 persona
28 Shkurt 2025, 22:56Një aksident ka ndodhur në aksin 'Elbasan- Metalurgji' në Bradashesh, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë janë plagosur 3 persona, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Elbasanit.
-
Fier/ Aksident i trefishtë në 'Qafën e Koshovicës', plagosen dy pasagjerë, transportohen në spital (VIDEO)
28 Shkurt 2025, 22:29Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër rrugor Fier – Vlorë në vendin e qujatur “Qafa e Koshovicës”. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Dy persona janë plagosur.
-
Shqipëria organizatore e Kongresit Botëror të Ligjit 2027’, Manja pret Javier Cremades: Eventi do sjell në Tiranë rreth 3 mijë juristë nga e gjithë bota
28 Shkurt 2025, 19:00Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka pritur në një takim ditën e sotme, Javier Cremades, presidentin Global të Shoqatës Botërore të Juristëve.
-
-
ILD kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Sarandës dhe uljen me 40% të pagës
28 Shkurt 2025, 15:51Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj drejtuesit të Prokurorisë Sarandë Kledian Llaho i cili është pezulluar nga detyra nga GJKKO me kërkesë të SPAK pasi po hetohet nga struktura e posaçme.
-
'Transparencë e vëmendje çdo indicieje për parregullsi gjatë zgjedhjeve!' Drejtori i Policisë së Shtetit mbledh zëdhënësit, u lë porositë për 11 majin
28 Shkurt 2025, 15:44Ky është mesazhi që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dha për sektorin për Komunikimin me Median dhe Publikun në policinë.
-
Vlorë/ Dhuna ndaj punonjësit të 'Ilirian Guard', policia nis hetimin ndaj 59-vjeçarit, 3 autorët e tjerë ende të paidentifikuar
28 Shkurt 2025, 15:25Lidhur me rrahjen të një punonjësi të 'Ilirian Guard', me detyrë si roje pranë një institucioni në Vlorë, më datë 25 shkurt, policia ka nisur hetimin për 59-vjeçarin S.L.
-
Akuzohet për fshehje pasurie, deputeti i PD-së Asllan Dogjani paraqitet në SPAK
28 Shkurt 2025, 15:16Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
-
Mbështetësit e Veliaj protestuan para Prokurorisë së Posaçme, AMP nis hetimin për zv/drejtorin e Policisë Tiranë dhe shefin e 'Shqiponjave'! Nuk morën masa
28 Shkurt 2025, 15:13Mësohet se AMP ka nisur hetimin për shkelje të rëndë për zv/drejtorin e Policisë së Tiranës, njëherës shef i rendit në DVP Tiranë, Idris Daulle, shefin e Shqiponjave Ermal Gjoka si dhe dy punonjës të Gardës.
-
Ishte jashtë shtetit, biznesmeni Kryeziu paraqitet për herë të parë në GJKKO! I lihet në fuqi masa detyrim paraqitjeje për çështjen Veliaj
28 Shkurt 2025, 14:35Sipas vendimit të sotëm të GJKKO, pas paraqitjes së Kryeziut gjatë mesditës, firmosur nga gjyqtari Erjon Bani më 9 shkurt 2025, biznesmeni, urdhërohet të paraqitet në policinë gjyqësore, të premten e parë dhe të katërt të çdo muaji në orën 14:45.
-
E rëndë në Vlorë, 12-vjeçarja bie nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë dhe plagoset! Niset drejt Spitalit të Traumës për mjekim, dyshohet se ra aksidentalisht
28 Shkurt 2025, 14:32Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, kurse policia nisi menjëherë hetimet pas sinjalizimit dhe referoi materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme
-
Durrës/ Spanja e kërkonte për organizatë kriminale dhe narkotrafik, ‘Fantazma’ prangos 28-vjeçarin për ekstradim! Rrezikon deri në 26 vite burgim (EMRI+VIDEO)
28 Shkurt 2025, 14:09I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madritit, Spanjë, me vendimin e datës 28 dhjetor 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale "organizata kriminale", “trafikimi i narkotikëve" dhe "pastrimi i produkteve të veprës penale
-
Do marrë pjesë në primaret e Berishës, KLP miraton mbarimin e statusit si prokuror për Arjan Ndojan
28 Shkurt 2025, 13:55Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë u miratua mbarimi i statusit të prokuror të Arjan Ndojas, ish-prokurorit të Durrësit pas kërkesës që kishte bërë ky i fundit. Siç dihet Ndoja tashmë synon angazhimin në politikë, pasi emri i tij doli në listat e primareve të PD-së në Durrës.
-
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon dënimin me 5 vite burg të ish-deputetit Alqi Bllako! Akuza për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë
28 Shkurt 2025, 13:35Në përfundim të konkluzioneve në procesin e nisur për inceneratorin e Tiranës, Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Bllakos dhe që të dënohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë. Bllako ka mbajtur postin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit. Seanca e radhës më 7 mars, do bëhet mbrojtja nga avokatët
-
U shkarkua nga detyra pasi dhunoi shefin e Financës, ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës vihet në hetim për përndjekje të punonjësve
28 Shkurt 2025, 13:28Ish-drejtoresha e spitalit rajonal të Dibrës e shkarkuar dy javë më parë, është vënë në hetim nga policia. 44-vjeçarja Irini Shehu, sipas policisë ka përndjekur disa punonjës të spitalit Rajonal të Dibrës ditën e djeshme.
-
SPAK godet sërish organizatën kriminale të Çopjave, u sekuestrohet një vilë në Elbasan
28 Shkurt 2025, 13:19Një vilë dykatëshe në Elbasan është pasuria e 44-të që Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar të lidhur me hetimet për organizatën kriminale të vëllezërve Çopja në Elbasan.