Kronikë
-
Autoritetet vendore njoftuan se po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Nuk përjashtohet mundësia që flakët të jenë shkaktuar nga pakujdesia.
29 Gusht 2025, 20:04 -
“Jam Erjon Veliaj, më duhen 70 mijë euro”, si u zbulua mashtruesi që kërkonte të zhvaste biznesmenin
29 Gusht 2025, 19:15Gjykata e Tiranës ka dënuar “trurin” e kësaj skeme, ndërsa dënime janë dhënë edhe për 4 të pandehur të tjerë
-
Korçë/ Trupi iu gjet i dekompozuar pranë stacionit elektrik në Kolonjë, identifikohet viktima, 75 -vjeçari humbi kontaktet me familjarët në qershor
29 Gusht 2025, 18:35Komisiariati i Policisë Kolonjë ka zbardhur ngjarjen ku u gjet një kufomë thuajse e dekompozuar në fshatin Mollas. Kufoma u zbulua nga një banor i zonës i cili lajmëroi policinë në datën 7 të muajit korrik. Këta të fundit, dërguan monstra për kryerjen e analizës së ADN-së dhe ekspertizën antropologjike për të bërë të mundur identifikimin e tij.
-
Rama kritikoi gjyqtarin Toshi, reagon KLGJ: Deklaratat minojnë pavarësinë e gjyqësorit, kundërshtimet për vendimet të ankimohen
29 Gusht 2025, 17:35Gjyqtari Ligoraq Toshi ishte i radhës që u kritikua nga Kryeministri Edi Rama, pas Hazbi Balliut dhe Klarent Demirit.
-
Policia Rrugore apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes, fundjava do jetë me reshje shiu, jo me shpejtësi mbi normat e lejuara
29 Gusht 2025, 17:21Nisur nga shkeljet e shumta të konstatuara nga shërbimet e Policisë Rrugore, më së shumti gjatë fundjavëve, shkelje që përbëjnë rrezik të madh për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe nisur nga fakti që parashikohet që përgjatë fundjavës të ketë reshje shiu, Policia Rrugore apelon që të tregojnë kujdes në akset rrugore.
-
Shkodër/ Ndotje akustike me muzikë të lartë jashtë orarit dhe moslëshim faturash tatimore, e pëson administratori i lokalit!
29 Gusht 2025, 15:49Aksioni erdhi pas ankesave dhe denoncimit nga qytetarët, se në subjektin në fjalë, në lagjen “Vasil Shanto”, vendosej muzikë me zë të lartë, tej normave të lejuara dhe jashtë orarit. Zbulohet edhe shkelja me faturat tatimore, nën akuzë 26-vjeçari
-
Makina përplas këmbësorin në aksin Rrogozhinë-Kavajë, vdes 83-vjeçari
29 Gusht 2025, 15:42Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë për të sqaruar dinamikën dhe shkaqet.
-
Shkodër/ Po kryenin punime me gaz në banesë, 2 anëtarët e familjes përfundojnë të plagosur në spital!
29 Gusht 2025, 15:40Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin verior, ndërsa të dëmtuarit ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit i referuan materialet në Prokurori për verifikimin e dinamikës dhe shkaqeve të ngjarjes
-
Durrës/ Shembet me tritol resorti ‘Saint Michelle Residence’ i ndërtuar pa leje! Në pronësi të ish-kreut të IMT-së (VIDEO)
29 Gusht 2025, 15:13Ky është momenti i shembjes me tritol të resortit ‘Saint Michelle Residence’, në fshatin Shetaj të Ishmit në Durrës, për të cilin është arrestuar nga Policia ish-kryeinspektori i IMT-së në Bashki, Ardian Halili, pasi e ka ndërtuar pa leje gjatë kohës që ishte në detyrë.
-
SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe 3 të tjerë për korrupsion e pastrim parash: Përdorën pushtetin për të favorizuar biznese
29 Gusht 2025, 14:43Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë dhe pastrimit të parave.
-
Fier/ Makina përplaset me motoçikletën, një i plagosur (VIDEO)
29 Gusht 2025, 14:40Një automjet tip “Volswagen” është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka mbetur i plagosur.
-
Shkodër/ Makinës i këputen frenat, del nga rruga dhe përmbyset, plagoset 38-vjeçari!
29 Gusht 2025, 14:31Aksidenti që për pak sa nuk është kthyer në tragjedi, ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, kurse Policia Rrugore njoftoi se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve, edhe pse dyshimi kryesor mbett dëmtimi i sistemit të frenave
-
Jo më shume se 30 vjeç dhe të paktën i gjatë 170 cm, kështu duhet të jenë policët e rinj
29 Gusht 2025, 14:08Policia e Shtetit ka njoftuar sot se nga 1 shtatori do të hapen aplikimet për 402 funksione për Patrullë të Përgjithshme.
-
Bulqizë/ Bëri vetëgjyqësi dhe nuk lejoi administratoren e minierës të hynte në galeri, nën akuzë 50-vjeçari nga Tirana!
29 Gusht 2025, 13:36Policia vendore bëri me dije se ka marrë nën akuzë një 50-vjeçar nga Tirana, i denoncuar nga administratorja e një subjekti minerar, se e ka penguar të ushtronte detyrën, duke mos e lejuar të futet në subjekt
-
Shtatori i 'nxehtë' i Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion, në kërkim të drejtuesve për 'FBI-në shqiptare' dhe SPAK-un
29 Gusht 2025, 13:27Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet më 1 shtator në orën 11:00 për të liruar nga detyra Aida Hajnaj të cilës i mbaron mandati më 31 gusht, dhe më tej pritet që pas verifikimit të figurës dhe pasurisë, komisioni i SPAK të zgjedhë më të mirin mes 7 kandidatëve.
-
Korçë/ Po kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin, nën akuzë 5 persona!
29 Gusht 2025, 13:31Pesë persona që po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin janë marrë nën akuzë nga Policia e Korçës. Të dyshuarit janë 2 persona nga Elbasani, të tjerët nga Shkodra, Tirana dhe Gramshi
-
Ekskluzive/ Sekuestrimi i 26 mln € pasuri biznesmenit Koni të dënuar në Itali! Si bleu për 300 mijë € vilën që ishte shitur për 800 mijë €! Ja 4 emrat e tjerë të përdorur ndër vite
29 Gusht 2025, 13:22Transaksione të dyshimta me pasuritë e paligjshme, shitje blerje apatamentesh nga mamaja pensioniste, dhe të paktën 5 identitete të ndryshme të përdorura në vite. Report TV, zbardh vendimin e gjykatës për biznesmenin Kristian Koni, të cilit iu sekuestruan prona e llogari bankare për një vlerë mbi 26 milion euro.
-
Sarandë/ Kontrabandë mallrash dhe fshehje të ardhurash, arrestohet administratorja e një marketi! Sekuestrohen 402 produkte kozmetike (VIDEO)
29 Gusht 2025, 13:22Administratorja e një marketi në qytetin Sarandës ka rënë në prangat e policisë për kontrabandë mallrash dhe fshehje të të ardhurave
-
Vlorë/ Plagosi dy persona me thikë bashkë me vëllanë në rrugën Llogara-Palasë, arrestohet pas një viti 35-vjeçari nga Orikumi! (VIDEO)
29 Gusht 2025, 13:22I arrestuari akuzohet se më datë 2 prill 2024, në aksin rrugor Llogara-Palasë, në bashkëpunim me vëllanë e tij A. Ç., ka goditur me mjet prerës thikë dy persona, 41 dhe 38 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre
-