Kronikë
-
Një 58-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafikun e 20 kg kokaine në Firence është vënë në pranga në Berat.
14 Janar 2025, 13:58 -
Mbi 2 orë në SPAK, kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa del nga Prokuroria e Posaçme! Pyetet nga prokurori që po heton shpërthimin në biznesin e Bujar Çelës (VIDEO)
14 Janar 2025, 13:55Kryebashkiakja e Lushnjës nuk bëri asnjë komunikim për mediat kur hyri në institucion dhe as kur doli 2 orë e gjysëm më pas. Mbetet i paqartë shkaku i paraqitjes së saj në SPAK, megjithatë bëhet me dije se Sefa është pyetur nga prokurori Sotir Kllapi, i cili po heton shpërthimin e 1 marsit 2024 në biznesin e deputetit Bujar Çela në Lushnjë
-
Inceneratori i Tiranës, nis në GJKKO gjyqi ndaj Alqi Bllakos! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ish-deputeti akuzohet për korrupsion
14 Janar 2025, 13:52Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Mministrisë së Mjedisit akuzohet për “korrupsion pasiv” në dy raste, në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Bllako kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesa u pranua. Akuzohet se përfitoi rreth 120 mijë euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit dhe 7 milionë e 520 mijë lekë nga shoqëria koncesionare
-
Kamëz/ Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohen 3 të rinj
14 Janar 2025, 13:40Tre persona janë vendosur në pranga nga policia, pasi u kapën duke lëvizur me kanabis në makinë në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz
-
Paraqitet në SPAK ish-deputeti Sali Shehu, kryetari i Frymës Demokratike: Kam ardhur për kafe dhe për qejf, vetëm 5 minuta do rri...!
14 Janar 2025, 13:38Ish-deputeti i PD, që aktualisht drejton FRD-në u shfaq në institucionin e akuzës mesditën e sotme, teksa bëri edhe batuta me gazetarët e pranishëm. Arsyet e paraqitjes mbeten ende të panjohura dhe pritet të sqarohen më tej
-
Dosja e Suel Çelës/ Apeli i GJKKO-së heq masën e sigurisë për gazetarin Elton Qyno! Artan Hoxha nuk bëri ankimim! Lë në fuqi 'arrestin' për ish gjyqtaren Fetahu
14 Janar 2025, 13:30Gjykata e Posaçme e Apelit ka hequr çdo masë ndaj gazetarit Elton Qyno, në kuadër të procedimit penal për dosjen e Suel Çelës. Qyno ishte me masën detyrim paraqitje për veprën penale korrupsion pasiv në sektorin privat.
-
Tiranë/ U gjet i pajetë pranë shtëpisë së tij, ja çfarë dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit
14 Janar 2025, 12:43jë i moshuar është gjetur i pajetë poshtë një muri jo shumë larg shtëpisë së tij në fshatin Zall Bastar, Tiranë
-
‘Plumbi i artë’, dëshmia e Dumanit në GJKKO: Pagova 40 mijë € për t’u liruar nga burgu! Më ndihmoi dhëndri i vëllait të ministrit! Reagon Nasip Naço
14 Janar 2025, 12:44I penduari Nuredin Dumani vijoi sot dëshminë e tij në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani rrëfeu se avokati Alban Bengasi ka qenë ndërmjetës, ndërsa shtoi se ka patur ndihmë nga vëllai i ish-ministrit të drejtësisë së kohës. Reagon deputeti Nasip Naço: Distancohem, mashtrim për të dëmtuar integritetin tim, drejtësia të hetojë!
-
Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli 2 orë dëshmi në SPAK, pyetet për tenderat e rrugëve kur ishte drejtor Evis Berberi
14 Janar 2025, 11:47Burimet për Report Tv bëjnë me dije se drejtori i ARRSh-së Gentian Gjyli është thirrur për të dëshmuar mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë 'arrest me burg'
-
'Mos hajde më tek lokali im', si nisi sherri mes këngëtarit dhe tregtarit të fruta-perimeve në Shkodër! U plagos me thikë Ademir Fresku, arrestohet autori
14 Janar 2025, 11:28Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit Migjeni, te sheshi 'Demokracia", paraditen e sotme. Kapet pas shpalljes në kërkim Gjergj Dardha, dy personat kishin përplasje me motive të dobëta për hedhjen e plehrave. Këngëtari kishte lokal me qira, kur autori shkoi për të pirë kafe i tha se nuk do i shërbehej dhe të mos shkonte më në lokal. Fresku dërgohet në spital, jashtë rrezikut për jetën
-
-
-
Tiranë, arrestohet turku, kreu 1 mln € ' transaksione të 'parave të krimit' nga karta e kreditit të një shqiptari! Zbardhet skema (EMRI)
14 Janar 2025, 11:00Shqiptarja.com mëson se turku kishte arritur të gjente kartën bankare të shqiptarit dhe përmes saj kryente transaksione bankare me bizneset e tij, të cilat dyshohet se janë të dyshimta dhe me prejardhje kriminale. 41 vjeçari Ferhat Karakus u arrestua nga policia e Tiranës.
-
-
Goditet evazioni fiskal në ‘Buzi Store’, s’deklaroi 3.7 mln € të ardhura! Në kërkim administratori, lëshonte fatura të falsifikuara, kontrolle në 8 pikat
14 Janar 2025, 10:14'Buzi Store', një kompani me 8 pika në të gjithë vendin dyshohet se ka kryer evazion fiskal pasi nuk ka deklaruar 3.7 milionë euro të ardhura. Kompania lëshonte fatura të falsifikuara përmes një sistemi online të paligjshëm. Pronari Oltion Buzi është shpallur në kërkim.
-
Tiranë/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari, 11 të tjerë nën hetim
14 Janar 2025, 09:45Një 31-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit, pasi kishte përshtatur lokalin e tij në rrugën “Besim Alla” për të luajtur ‘Poker’
-
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë kapet brenda 24 orëve në Porto Romano! Erdhi nga Tunizia me dy anije! Në kërkim 4 organizatorët, arrestohen marinarët (EMRAT + VIDEO)
14 Janar 2025, 09:12Ngarkesa e kapur sot 400 ton, si ajo e kapur dje, 670 ton, ishte fshehur në balastrat e anijes. Operacionet kundër kontrabandës së arit të zi u zbuluan në bashkëpunim dhe me Guardia di Financa. Në kërkim organizatorët 4 shtetas shqiptar.
-
-
Atentati në Vlorë/ Pistë hetimi hakmarrja mes fiseve në Rrëshen, shoqërohet nipi i Kastriot Reçit! I riu tentoi ta vrasë në 2023, më pas i ekzekutuan xhaxhanë
14 Janar 2025, 08:52Ekzekutimi në autostradën e Fier-Vlorë i 30-vjeçarit nga Rrësheni Kristian Marku dyshohet se ka lidhje me përplasjen e dy fiseve të Mirditës, Reçi e Bardhi. Janë shoqëruar 4 anëtarë të fisit Reçi, mes tyre nipi i Kastriot Reçit, por kanë mohuar lidhjen me ngjarjen. 3 plumba në trup i morën jetën të riut.
