Kronikë
-
Objektiv ishin disa pika të Vlorës dhe në zonat Selenicë dhe Orikum, segmente hyrëse dhe dalëse nga qyteti bregdetar. Në shënjestër kanë qenë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të kërkuar apo që qarkullonin me armë pa leje
25 Prill 2025, 22:28 -
Djali i ish-deputetit të PD dhunohet me shkopinj bejsbolli e leva në rezidencën luksoze në Tiranë! Sherri për një xhirim gomash! Identifikohet vetëm një prej autorëve
25 Prill 2025, 21:30Një përplasje me sende të forta ka ndodhur mes disa personave në një rezidencë në Farkë. Si pasojë e dhunës është plagosur Kristi Fufi, 19 vjeç, djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi. Identifikohet vetëm njëri nga autorët, që është vënë në hetim.
-
Shkoi për të kontrolluar sahatin e energjisë, faturistja e OSHEE-s dhunohet nga pronari i lokalit në Tiranë, 38-vjeçari në kërkim, arrestohet personi që e ndihmoi të largohej
25 Prill 2025, 17:59Faturistja dyshohet se është sulmuar nga 38-vjeçari, menjëherë sapo është konstatuar. Pavarësisht tentativave të saj për të treguar se kishte ardhur vetëm për të lexuar sahatin, 38-vjeçari e ka goditur në të gjithë trupin.
-
Kavajë/ Po çmontonte skelat e ndërtimit, humb jetën 62-vjeçari në Qerret, policia shoqëron 3 persona
25 Prill 2025, 17:45Një 62-vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në Qerret të Kavajës si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit në një pallat.
-
Mori para për të favorizuar një ndërtim pa leje, GJKKO dënon ish-kreun e IMT Elbasan Andri Mehja me 2 vite burg! 3 vite për punonjësin e INUV Gentian Bako
25 Prill 2025, 17:20GJKKO ka dënuar ish-kreun e IMT Elbasan, Andri Mehja me 2 vite burg për korrupsion që i konvertohet në 4 vite shërbim prove, pasi mori para për të favorizuar një ndërtim pa leje. Po ashtu, GJKKO ka dënuar me 3 vite burg për korrupsion edhe Gentian Bakon, punonjës i INUV në Elbasan, dënim i cili i konvertohet në 4 vite shërbim prove.
-
Dibër/ Përndoqi kreun e spitalit, Gjykata lë në arrest shtëpie ish-drejtoreshën Irini Shehu! Anëtarja e Këshillit Bashkiak u shkarkua dhe arrestua pas konflikteve me vartësit (VENDIMI)
25 Prill 2025, 15:43Gjykata e Dibrës ka lënë në arrest shtëpie Irini Shehun, ish-drejtoreshën e Spitalit Rajonal në këtë rreth dhe njëkohësisht anëtare e Këshillit Bashkiak, pasi e vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë. Shehu u arrestua më 23 prill nga Policia, ndaj saj kishte pasur edhe kallëzime dhe ankesa të tjera. Konfliktet erdhën pas ngjarjes së 11 shkurtit, ku u përplas fizikisht me shefin e Financës së Spitalit
-
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë/ 56-vjeçari gjerman përplas me makinë këmbësoren
25 Prill 2025, 14:55Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Plepat e Kardhiqit".
-
Tiranë/ Shiste kanabis të ndarë në doza, arrestohet 25-vjeçari
25 Prill 2025, 14:05Sipas njoftimit të policisë i riu i përgatiste dozat në banesën e tij dhe më pas i shiste në zonën e Kombinatit.
-
Sulmoi fizikisht 70-vjeçarin, arrestohet i riu në Vlorë
25 Prill 2025, 13:44Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi sulmoi fizikisht një 70-vjeçar.
-
Lëndë plasëse në ambientet e jashtme të një lokali në Kurbin, çaktivizohet nga ekspertët xhenierë
25 Prill 2025, 13:18Ekspertët xhenierë janë njoftuar menjëherë dhe kryen çaktivizimin e saj.
-
Vlorë/ Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, AMP arreston punonjësin e policisë
25 Prill 2025, 13:13Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë S. GJ., me detyrë Shofer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”
-
Hetimi ndaj Asllan Dogjanit, SPAK paraqet prova të reja në GJKKO! Kërkon kalimin për gjykim, ja kur mbahet seanca e radhës
25 Prill 2025, 13:01SPAK dorëzoi në gjykatë aktet shtesë të kërkuara nga GJKKO, teksa Manjola Kajana kërkoi edhe njëherë që çështja ndaj Dogjanit të kalojë për gjykim.
-
SPAK ‘zbarkon’ në Prokurorinë e Korçës! Në fokus koordinimi i hetimeve për veprat penale në fushën e zgjedhjeve
25 Prill 2025, 12:55Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, u zhvillua një takim pune mes drejtuesjes së prokurorisë, drejtorit të DVP-së Korçë dhe përfaqësues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
-
-
Morinë/ Tentoi të hynte në Shqipëri me 26 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 35-vjeçarin nga Kosova
25 Prill 2025, 12:16Një 35-vjeçar i cili tentoi të hynte në pikën kufitare të Morinës me 26 mijë euro pa i deklaruar do të hetohet në gjendje të lirë.
-
Aksident në tunelin e Kalimashit/ Makina përplaset me kamionçinën, 3 të plagosur (VIDEO)
25 Prill 2025, 11:21Një makinë me targa maqedonase është përplasur me kamionçinën e kompanisë që mirëmban rrugën e Kombit.
-
Prekte në vende intime mbesën e mitur, arrestohet 55-vjeçari në Fier
25 Prill 2025, 11:11Një ngjarje e paprcedentë është regjistruar në qytetin e Fierit. Një 55-vjeçar i cili prekte mbesën e tij vetëm 5-vjeçe në vende intime është arrestuar
-
Fushata/ Incidenti i parë, zyrtari në Bulqizë denoncon Mziun e nipin për dhunë! Deputeti: Intimidoi pjesëmarrësit, dhunuan kryetarin e Forumit! Hetimi në SPAK
25 Prill 2025, 10:15Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu i cili kryeson listën e qarkut të Dibrës u denoncua për dhunë nga zyrtari i bashkisë së Bulqizës, Kalosh Murra. Policia e çoi Mziu dhe nipin e tij në SPAK me akuzën e kanosjes, ndërsa deputeti reagoi ashpër duke pretenduar se policia e Dibrës ka manipuluar ngjarjen.
-
GJKKO urdhëroi hetim për Xhaçkën dhe Artan Gaçin, SPAK e ankimon në Apel: S’ka shkelje, trojet nuk i përfitoi për shkak të detyrës së gruas si ministre
25 Prill 2025, 09:56Prokuroria e Posaçme thotë se ka kryer veprime të shumta hetimore, të cilat kanë konsistuar ndër të tjera edhe në veprimtarinë e kryer nga Artan Gaçi në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dhe qoftë dijenisë së tij rreth ekzistencës së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet të cilëve është përfituar edhe toka e llojit truall.
-
Korçë/ Kërcënonte vazhdimisht me thikë gruan, arrestohet 64-vjeçari
25 Prill 2025, 09:47Një 64-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Korçës pasi kishte kërcënuar disa herë me thikë bashkëshorten e tij