Kronikë
-
Altin Dumani, Kreu i SPAK , Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani do të zhvillojnë një konferencë lidhur me operacionin e zhvilluar në disa qytete të vendit, ku janë lëshuar 52 urdhërarreste në disa qytete të Shqipërisë.
21 Maj 2025, 11:31 -
SPAK operacion në Kuçovë me kërkesë të autoriteteve belge! Kontrolle në 4 ambiente, sekuestrohen dokumente false! Arrestohet 33-vjeçari, dyshohet se shiste drogë në Belgjikë
21 Maj 2025, 11:28Oficerë të Policisë të shtetit belg, SPAK, BKH dhe specialistë të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e policisë Berat, kanë ushtruar mbrëmjen e djeshme kontrolle në 4 banesa në qytetin e Kuçovës
-
Shiste doza kokaine, në qytetin e Mamurrasit dhe në zonat përreth, arrestohet 57-vjeçarja
21 Maj 2025, 11:23Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
-
-
Biznesmeni pagoi 2 mijë euro që të mos i arrestohej gruaja, Apeli i GJKKO-së lë në burg shefin e Rrugores, Roven Zeka! Lirohet nga qelia zyrtari Sokol Novaku
21 Maj 2025, 11:05Apeli i GJKKO ka lënë në masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore në Tiranë, Roven Zeka.
-
PAMJET E OPERACIONIT/ Tufat e parave të sekuestruara, ja droga e stampuar me ‘Paris’ e ‘Leon’
21 Maj 2025, 10:50Publikohen pamjet e megaoperacionit të përbashkët antidrogë mes autoriteteve italiane dhe shqiptare.
-
Rinas/ Tentoi të hynte në Shqipëri, me 31 mijë e 700 paund të padeklaruara, nën hetim 36-vjeçari
21 Maj 2025, 10:47Një 36-vjeçar i cili tentoi të hynte me Shqipëri me 31 mijë e 700 paund të padeklaruara do të hetohet në gjendje të lirë.
-
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, burime: Pista kryesore prishja e pazareve të drogës dhe hakmarrja! Vrasësi me pagesë për llogari të dikujt tjetër
21 Maj 2025, 10:35Ermir Dedja, 29 vjeç, anëtar i grupit të njohur kriminal të Shijakut, Avdylajve, u vra pak pas mesnatë së djeshme në lagjen 18 të Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë qendrës shëndetësore, teksa i riu po lëvizte në këmbë, veshur me kostum sportiv.
-
Operacioni ‘Ura’/ Urdhërarrest edhe për Orgest Mollën dhe Hasan Nerjakun
21 Maj 2025, 10:15 -
Operacioni 'Ura', masë sigurie edhe për avokatin Armand Tragaj në Durrës
21 Maj 2025, 09:06 -
-
-
Patos/ Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kërcënoi se do ta vriste arrestohet 45-vjeçari! Në banesë iu gjet edhe një kallashnikov
21 Maj 2025, 09:08Një 45-vjeçar i cili dhunoi bashkëjestuesen dhe e kërcënonte se do ta vriste ka rënë në prangat e policisë së Patosit
-
-
Megaoperacion Shqipëri-Itali/ ‘Çmontohet’ grupi kriminal me bazë në Durrës, në kërkim 'Visi i Pojës'! 52 masa sigurie, ekzekutohen 42! Trafik droge me vlerë 7 mln euro (VIDEO)
21 Maj 2025, 08:24Një prej grupeve më të fuqishme kriminale në Durrës dhe 2 nëngrupe të tjera me qendër në Bari Itali, që bënin trafikun ndërkombëtar të drogës në Evropë e deri në Amerikën Latinë është shkatërruar nga një megaoperacion i SPAK dhe antimafias italiane. GJKKO dhe Gjykata e Barit konfirmuan 52 masa sigurie, 49 prej të cilave arrest me burg. Në Shqipëri janë sekuestruar edhe miliona euro pasuri.
-
Durrës/ Gjendet tritol te 'Veliera' afër pallatit të Vangjush Dakos, ishte lidhur me një celular! Xhenierët bëjnë shpërthim të kontrolluar (VIDEO)
20 Maj 2025, 22:52Kalimtarët njoftuan policinë pasi pikasën lëndën e dyshimtë. Zona u rrethua nga forcat e policisë në vendngjarje. Bëhet shpërthimi i kontrolluar nga forcat xheniere.
-
Krimet zgjedhore/ Me urdhër të SPAK kontrolle në Bashkinë Klos, sekuestrohen celularët e disa punonjësve
20 Maj 2025, 18:04Me urdhër të SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë kryer kontrolle në Bashkinë Klos, mbi dyshimet për krime zgjedhore.
-
I akuzuar për trafik droge në Spanjë/ Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Farrukun, e lë në 'arrest shtëpie'
20 Maj 2025, 17:21Ai u arrestua më 11 janar 2025 nga forcat RENEA në Manzë, Durrës, me urdhër të SPAK-ut dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences, për qëllime ekstradimi në Itali. Më 2 prill 2025, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) vendosi të revokojë masën e sigurisë 'arrest në burg' ndaj Farrukut.
-
Lejuan një kamion me kanabis të kalonte kufirin te 'Hani i Hotit', në pranga 3 policë dhe 1 doganier (EMRAT)
20 Maj 2025, 17:02Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka arrestuar 3 policë dhe 1 doganier të pikës kufitare “Hani i Hotit” pasi në vitin 2023 lejuan kalimin e një kamioni me 442.084 kilogramë lëndë narkotike “Canabis Sativa”, drejt Malit të Zi.
-
Pjesë e trupës gjykuese që shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe gardistin Llupo për 21 janarin, vettingu nxjerr jashtë drejtësisë gjyqtaren Ardiana Bera
20 Maj 2025, 15:48Konfirmimi në detyrë i Berës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 26 prill të vitit 2024, u ankimua nga institucioni i Komisionerëve Publikë për gjetje në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit.