Kronikë
-
Policia ka vënë në pranga ditën e sotme një 28- vjeçar, në Shijak pasi u konfliktua me dy persona për motive të dobëta dhe i kanosi me armë zjarri.
26 Tetor 2024, 12:32 -
Plagosja e dyfishtë tek 'Don Bosko' si u identifikua autori 23 vjeçar! Targat e makinës dhe shenjat e gishtave ndihmuan në zbulim! I riu dyshohet të jetë në Shqipëri
26 Tetor 2024, 11:56Hetuesit e Policisë së Tiranës fillimisht zbuluan se kujt i përkisnin targat e mbivendosura dhe pasi mori në pyetje pronarin e makinës në Valias, rezultoi se ai ia kishte dhënë me qira Denis Tahirit. Dyshohet që 23 vjeçari të jetë brenda territorit shqiptar, por ende nuk është mundur të arrestohet.
-
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi dhe Itali! Pritet ekstradimi
26 Tetor 2024, 11:51Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia është bërë e mundur që të arrestohen në Greqi dhe Itali, teksa pritet ekstradimi për në Shqipëri.
-
Kakavijë/ Udhëtonte drejt Greqisë me mbi 11 mijë euro me vete, por nuk i deklaroi! Procedohet penalisht 55-vjeçarja
26 Tetor 2024, 11:46Policia ka proceduar penalisht në Kakavijë ditën e sotme, një 55 vjeçare pasi, nuk deklaroi shumën e eurove që kishte më vete, ndërsa do të udhëtonte drejt Greqisë.
-
Fier/ Tentoi të vriste prindërit duke djegur banesën, zbulohet shkaku: I ati nuk i dha 10 mijë lekë të vjetra! Gjykata vendos: Shtrimin në psikiatri
26 Tetor 2024, 12:32“Shtrim të detyruar në Spitalin Psiqiatrik” , ka vendosur Gjykata e Fierit për Altjon Sulejmanaj, në përfundim të seancës gjyqësore. Sipas avokatit Ervis Hajdërmataj, kjo masë u mor pasi është rast i përsëritur, ndërsa në sallën e gjyqit autori nuk ka thënë asnjë fjalë. Autori ka zgjedhur të heshtë edhe gjatë dëshmisë së tij në polici.
-
Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 35-vjeçari dhe 9 të tjerë! Sekuestrohen çipsa pokeri, drogë e para
26 Tetor 2024, 10:55Policia ka arrestuar një 35- vjeçar, pasi kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit dhe për përdorim të lëndëve narkotike.
-
Audioregjistrimi i 21 janarit, SPAK dërgon në laborator kasetën! Do të bëhet ekspertimi për autenticitetin dhe identifikimi shkencërisht i zërave
26 Tetor 2024, 10:47Prova më e fortë që SPAK ka në duar në hetimet për 21 janarin, audio e komunikimit të personave që dhanë urdhrin për të qëlluar me plumba ndaj protestuesve, po ekspertohet në laboratorin e SPAK për të zbuluar origjinalitetin e saj dhe më pas verifikimin se kujt i përkasin zërat. Në audion nga komunikimi i garditësve me radio, ish-komandanti i tyre Ndrea Prendi jep urdhër për zjarr, e pritet që tashmë ish-kreu i gardës të tregojë eprorët që dhanë urdhrin.
-
Tiranë/ Vodhi medikamente në një farmaci, tek një tjetër tentoi të grabisë xhiron ditore, arrestohet 35-vjeçari
26 Tetor 2024, 10:13Një 35 vjeçar u arrestua në Tiranë pasi dyshohet se ka vjedhur medikamente në jnë farmaci të kryeqytetit, ndërsa në një tjetër ka tentuar të vjedhë xhiron ditore.
-
Shtrëngim për dhënie pasurie dhe ndihmë të paligjshëm të kufijve, ekstradohen dy persona! I riu nga Bulqiza do vuajë dënimin e mbetur me 2 vite burg
26 Tetor 2024, 09:57Një italian është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë pasui Gjykata e Savonës e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për shtrëngim për dhënie pasurie, ndërsa një shqiptar është ekstraduar nga Vjena në Shqipëri për të vijuar vuajtjen e dënimit të mbetur me 2 vite burg për kalim të paligjshëm të kufijve.
-
Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin 56 vjeçar! Shoqërohet shoferi
26 Tetor 2024, 08:59Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së shtunës në aksin Lushnjë-Tiranë. Siç bën me dije policia një 56 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë.
-
Magazina me drogë në Korçë/ Identifikohet koka e grupit, shpallet në kërkim (EMRI)
25 Tetor 2024, 20:31 -
Vlorë/ Zjarr në fshatin Tragjas, digjen bimësi dhe shkurre
25 Tetor 2024, 19:19Një zjarr ka rënë gjatë pasdites se sotme në fshatin Tragjas, në Vlorë duke djegur bimësi dhe shkurre.
-
-
Vlorë/ Po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bindën policisë dhe braktisën mjetin! 2 persona në kërkim
25 Tetor 2024, 15:40Policia e Vlorës ka shpallur në kërim 2 persona, nuk iu bindën urdhrave të policisë për të ndaluar dhe më pas braktisën mjetin me të cilin tgransportonin emigrantë nga India.
-
Çamçakëz që përgjum fëmijët! Reagon Policia: Po verifikojmë, kontrolle pas kontaktit me drejtuesit e shkollave
25 Tetor 2024, 15:21Një mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë, e cila ka sinjalizuar prindërit e fëmijëve për “substancën” që nuk dihet nëse ka përmbajtje narkotiku apo përbërës psikotropë sintetikë. Policia e kryeqytetit ka njoftuar se pas ngritjes së shqetësimeve në rrjetin social, ka nisur verifikimet.
-
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihen 4 makina! Krijohet trafik i rënduar
25 Tetor 2024, 15:20Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë- Durrës, ku janjë përfshirë 4 makina. Aksidenti ka ndodhur pranë zonës së Sukthit, ndërsa sipas policisë nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka të lënduar.
-
Inceneratori i Elbasanit/ Lefter Koka shpërthen në Apel: S'jam unë peshku i madh! Doni të gjeni korrupsionin? Hapni telefonin e Kryemadhit
25 Tetor 2024, 15:11Në seancën e sotme në Apelin e GJKKO, ish ministri i Mjedisit Lefter Koka ka shpërthyer në sallën e gjyqit duke u shprehur se nuk është ai peshku i madh. Lefter Koka: Nuk dënoni korrupsionin me mua. Ata që më kallëzuan mua janë sot në përballje me SPAK”
-
Vrau kushëririn në Shkodër për qiranë, Apeli i ul dënimin në 19 vite burg Lek Vuksanit
25 Tetor 2024, 14:54Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka ulur dënimin për Lek Vuksanin, i cili më 2 maj të vitit 2023 vrau me armë zjarri në Shkodër kushëririn e tij Petrit Vuksani. Shkalla e Parë në Shkodër vendosi dënimin e tij me 21 vite burg, teksa me gjykim të shkurtuar dënimi iu u le në 14 vite burg, për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje të armës. Ndërkohë, pas dërgimit të çështjes në apel nga i pandehuri, ditën e djeshme u mor vendimi që Lek Vuksanin ti ulet dënimi i përgjithshëm në 19 vite burg për të dy veprat penale dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 12 vite burg.
-
Kërcënoi Dumanin në GJKKO!/ Meta në paraburgim, i biri tërheq CD e pamjeve të 5 orëve seancë në Gjykatë
25 Tetor 2024, 14:40I biri e tërhoqi këtë CD në Sekretarinë e Gjykatës, një procedurë dhe e drejtë që i njihet palëve në proces. I përket seancës që u zhvillua për verifikimin e kushteve tw masës së sigurisë
-
