Kronikë
-
Avokati i Kurtit Gentian Serjani, në një deklaratë për mediat pas seancës, u shpreh se procesi po ecën drejt një rruge më të drejtë ligjore.
19 Maj 2025, 16:27 -
Proda takim me zv.ambasadoren e Britanisë së Madhe: Rrisim bashkëpunimin në funksion të modernizimit të Policisë së Shtetit
19 Maj 2025, 15:06Qëllimi kryesor i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në funksion të modernizimit të Policisë së Shtetit dhe përmirësimit të performancës në sektorin e sigurisë publike, përmes rritjes së integritetit, profesionalizmit dhe efektivitetit në luftën kundër krimit
-
Aksident në aksin Fier-Patos / Automjeti përplaset me autobusin e linjës, drejtuesi përfundon në spital
19 Maj 2025, 15:02Automjeti tip ‘Ford’ është përplasur me autobusin e linjës Roskovec-Fier dhe, për pasojë, ka mbetur i lënduar vetëm drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar drejt spitalit rajonal.
-
-
Elbasan/ Parakalim i gabuar, Rrugorja gjobit 2 shoferët! Njërit prej tyre i pezullon edhe lejen e drejtimit
19 Maj 2025, 14:08Policia Rrugore e Elbasanit ka gjobitur dy shoferë me nga një 10 000 lekë. Një nga shoferët kreu parakalim të gabuar në aksin rrugor 'Peqin-Elbasan' ndërsa shoferi tjetër po lëvizte në sens të kundërt në bulevardin 'Aqif Pasha'.
-
Asgjësohen 1288 fidanë dhe 479 bimë kanbisi në qarkun e Shkodrës! Vijon puna për kapjen e autorëve
19 Maj 2025, 13:47Policia ka asgjësuar sot 1288 fidanë dhe 479 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës. Asgjësimi i tyre u bë në kuadër të vijimit të opearcionit ‘Koordinata’.
-
Djegia e një beach bar-i në Borsh, policia nis hetimet
19 Maj 2025, 13:13Policia e Sarandës ka nisur hetimet në lidhje me djegien e një beach bar-i në Borsh.
-
Videoskandali në Bashkinë e Kukësit, Apeli liron Safet Gjicin për shkak të problemeve me zemrën! Pjesën e mbetur të dënimit e vuan në shtëpi
19 Maj 2025, 12:56Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është liruar nga qelia me vendim të Apelit të Përgjithshëm, për shkak të problemeve me zemrën. Pjesën e mbetur të dënimit prej 6 muajsh burg, Gjici do ta vuajë me qëndrim në shtëpi.
-
Ishte arrestuar pasi tentoi të vriste inspektorin e IMT, gjendet i vetëvarur 57-vjeçari në burgun e Fushë-Krujës
19 Maj 2025, 12:31Viktima është 57-vjeçari Qani Muça, i arrestuar për “vrasje e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë dhe “mbajtje pa leje e armëve”. Ai u gjet i vetëvarur në tualetin e dhomës ku qëndronte në pjesën e grilës së ajrimit.
-
Korçë/ Po bënte disa rregullime, prifti rrëzohet nga çatia e kishës! 63-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë! Niset me urgjencë drejt Tiranës me helikopter
19 Maj 2025, 11:56Mësohet se prifti Kristaq Viso ishte duke rregulluar çatinë e kishës ku shërbente. Burime nga spitali bëjnë me dije se prifti ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup ndërsa ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
-
Sarandë/ Dyshohet se i shiti drogë 15-vjeçares, nis hetimi për të riun! Adoleshentja përfundon në spital
19 Maj 2025, 11:41Një 22-vjeçar i cili dyshohet se i shiti një sasi lëndë narkotike kokainë një vajze 15-vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë.
-
Plani për të vrarë Inez Hajrullën e Ervis Matodashajn, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për Leonard Luzin dhe dy të tjerët
19 Maj 2025, 10:57Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për Leonard Luzin dhe dy të tjerët, të cilët kishin planifikuar vrasjen e Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në gusht të vitit 2023 në Vlorë.
-
Fier/ Plagosi babain me armë pas një konflikti, arrestohet 23-vjeçari (EMRAT)
19 Maj 2025, 10:19Një konfkilkt në familje ka bërë që një djalë 23-vjeç të qëllojë të atin me armë të modifikuar si armë sportive. Fatmirësisht 58-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
Afera Partizani në gjyq/ Nis përballja e Berishës dhe dhëndrit me drejtësinë! Ish-kryeministri zyrtari më i lartë në histori para togave të zeza! Vendimi i GJKKO u zvarrit deri pas zgjedhjeve
19 Maj 2025, 07:14Sali Berisha është bërë zyrtari më i lartë në historinë e shtetit shqiptar që do të vihet para një gjykatë me akuzën e korrupsionit. Pas 7 muajsh seancë paraprake dhe zvarritje deri pas zgjedhjeve, gjyqtarja Flojera Davidhi vendose kalimin për gjykim të dosjes Partizani, ku përveç Berishës është i pandehur edhe dhëndri i tij Malltezi dhe 3 të tjerë, Bektashi, Begeja e Pustina.
-
Pas Kavajës, SPAK vepron në Elbasan, gjurmohen krimet zgjedhore në telefonata dhe biznese
18 Maj 2025, 19:51Pas qytetit të Kavajës, ku BKH kontrolloi ambjentet e banesës së Elvis Rroshit dhe 4 personave të tjerë, një njësi e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka ushtruar kontrolle edhe në Belsh dhe Elbasan.
-
Paradoksi / Krerët e drejtësisë do raportojnë para Gjin Gjonit në Komisionin e Ligjeve, pse mbahet sekret dosja e Vetingut për sheikun e gjyqësorit
18 Maj 2025, 18:23Dyshimet që Gjin Gjoni nuk ka një diplomë të rregullt dhe të vlefshme të arsimit të lartë thellohen më tej nga disa fakte dhe rrethana të tjera. Në maj të vitit 2013, Gjin Gjoni u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku u detyrua të publikonte CV-në. Në CV shkruante se kishe kryer Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, gjatë vitit 1993-1994, kur dihet se kohëzgjatja e studimeve të larta është 4 vjet.
-
Roskovec/ Vdekja e punëtorit 43-vjeçar, dërgohen për gjykim pronari i objektit që po ndërtohej pa leje dhe kryeinspektori i IKMT bashkë me vartësin e tij
18 Maj 2025, 15:51Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet lidhur me vdekjen e 43-vjeçarit me inicialet S.B., i cili më 14 shtatorit të vitit 2024 humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në banesën e shtetasit me inicialet E.D., të cilën po e ndërtonte pa leje.
-
Kërcënoi babain e kandidates së PS-së në Lezhë / Prokuroria vendos ta hetojë në gjendje të lirë! 27-vjeçari pjesë e strukturave për mbrojtjen e votës së Gjin Gjonit
18 Maj 2025, 15:32Seferaj ishte një nga dy autorët e shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur. Sipas policisë, autori tjetër i dyshuar që e shoqëronte ka qenë Ilirjan Gjoka, 40 vjeç. Të dy autorët kanë qenë të dyshuar për veprat penale 'Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje' dhe 'Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'.
-
E rëndë në Roskovec/ E zuri poshtë muri rrethues, ndërron jetë 4-vjeçarja
18 Maj 2025, 13:43Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Suk 2, Roskovec. Një vajzë 4-vjeçe ka gjetur vdekjen teksa ka qenë duke luajtur pranë murit rrethues të banesës së saj
-
Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës! Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një specialist pyjesh (VIDEO)
18 Maj 2025, 12:45Policia ka asgjësuar 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës.