Kronikë
-
Është identifikuar pronari që mbante një luan në banesë si mace shtëpiake. Luani mbahej në Fier dhe pronari Altin Ajdini është vënë në hetim në gjendje të lirë, ndërsa ka deklaruar se video që bëri xhiron në rrjet është filmuar shumë kohë më parë, pasi luani i ka ngordhur prej një muaji e gjysmë.
10 Prill 2025, 11:27 -
Aksident në aksin Shkodër-Lezhë/ Makina përplas këmbësorin, 76-vjeç
10 Prill 2025, 10:58Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Një 76-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë. Dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit.
-
Prej katër ditësh i zhdukur, rinisin kërkimet për të riun në bjeshkët e Domajve në Has
10 Prill 2025, 10:25Kanë rinisur në orët e hershme të mëngjesit të kësaj të enjte kërkimet në bjeshkët e Domajve të Hasit për gjetjen e 27-vjeçarit, i zhdukur që prej 4 ditësh.
-
Vlorë, mbante pistoletë pa leje dhe fishekë në banesë, në pranga 34-vjeçari
10 Prill 2025, 09:47Një 34-vjeçar i cili mbante pistoletë pa leje në banesë është arrestuar nga policia e Vlorës. Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë, me qëllim zbardhjen nëse është përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë
-
Tiranë/ Plagosi të riun me armë pas një sherri për një vend parkimi, në kërkim autori! Në 2016 i arrestuar në Itali për drogë dhe prostitucion
10 Prill 2025, 09:32Policia ka shpallur në kërkim 32-vjeçarin i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me armë zjarri një 29-vjeçar në Tiranë.
-
Kërkon lirinë me kusht, shtyhet seanca për Safet Gjicin!
10 Prill 2025, 09:24Do të mbahet sot në Gjykatën e Elbasanit seanca gjyqësore për Safet Gjicin, ish-kryebashkiakun e Kukësit. Gjici ka kërkuar lirimin me kusht për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi
-
Fier/ Tentuan të vrisnin nënë e bir, në pranga 66-vjeçari, në kërkim djali
10 Prill 2025, 08:39Është arrestuar 66-vjeçari i cili një ditë më parë së bashku me djalin tentuan të vrisnin nënë e bir teksa po lëviznin me motor në Fier. Dyshohet se mes familjeve Mërnica dhe Cimili ka ndodhur një konflikt pronësie 6 muaj më parë.
-
Berisha paralajmëroi rikthimin e të shkarkuarve të drejtësisë, Prençi: 70% i ka larguar vetë! Bala: E pamundur! Çaça: Kreu i PD ka një urrejtje ndaj sistemit të drejtësisë
9 Prill 2025, 23:11Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi sot vetingun dhe reformën në drejtësi, duke paralajmëruar zhbërjen dhe rikthimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar apo larguar nëse vjen në pushtet. Shemsi Prençi, tha se Berisha ka shkarkuar 70 për qind të atyre që ndodheshin në sallë në takimin ku u bënë këto deklarata.
-
-
KPA shkarkon kreun e Prokurorisë Lezhë, Erjon Shehaj: Nuk ka kryer veprime hetimore në disa dosje
9 Prill 2025, 17:28Kryesuesi i trupit gjykues, Sokol Çomo bëri me dije në fillim të seancës së shpalljes së vendimit, se Shehaj ka depozituar më 8 prill një kërkesë për riçelje të hetimit, duke bashkëngjitur dhe një vendimarrje të Apelit. Çomo solli në vëmendje se trupi gjykues është tërhequr në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit që prej datës 4 prill dhe se në këto kushte, është në pamundësi ligjore për të shqyrtuar këtë kërkesë.
-
Premtuan leje legalizimi e punësime në zgjedhjet e 2019, SPAK çon për gjykim ish-kryeplakun e Saukut dhe 3 të tjerë
9 Prill 2025, 15:26Mbyllen hetimet për korrupsion në zgjedhjet vendore të 2019. SPAK dërgon për gjykim 3 ish-zyrtarë e sekserin që premtonin legalizime e vende pune në këmbim të votave.
-
Akuzohen për trafik droge me Greqinë, Apeli i GJKKO-së lë në burg 3 ish-shefat e Policisë! Mes tyre edhe ish-kandidati i Berishës për Bashkinë e Roskovecit
9 Prill 2025, 15:07Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj do të qëndrojnë në qeli me masën e izolimit, deri në një vendim tjetër, teksa mbeti në fuqi ajo e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së. I arrestuari Erdit Hazizaj, ish-shef në disa komisariate në vend, ka qenë edhe kandidat i PD së Berishës për bashkine Roskovec, në zgjedhjet e vitit 2023. Njëri prej efektivëve në kërkim. U kapën përgjimet në platformën e koduar SKY ECC
-
Atentat i dështuar në Fier/ Qëllohet me armë drejt një motori, plagoset pas rënies nëna e drejtuesit! Në kërkim babë e bir (EMRI+VIDEO)
9 Prill 2025, 14:33Një atentat ka ndodhur sot në fshatin Sulaj të Fierit. Dy persona, babë e bir, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një motori. Fillimisht u raportua se gruaja që po udhëtonte me djalin e saj ishte plagosur, por burime nga policia informojnë se Suzana Mërrnica u lëndua si pasojë e rënies nga motori. Në kërkim të dyshuarit, u arratisën nga vendngjarja
-
Dosja 'Flakë në det'/ GJKKO pranon kërkesën e 'Baronit të drogës' Gëzim Çela dhe 11 të tjerëve për gjykim të shkurtuar! Pretenca më 23 prill, e shkëmbenin afër Patokut
9 Prill 2025, 14:07Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e grupit të të pandehurve për operacionin dhe dosjen e koduar “Flakë në det”, për t’u gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Në datën 23 prill Prokuroria e Posaçme do të lexojë konkluzionet përfundimtare për 12 pjesëtarët e këtij grupi
-
'Safe Stay in Albania', Policia Kufitare masa shtesë në Rinas për sezonin: Rritje e fluksit të pasagjerëve, fokus te siguria dhe lehtësimi i lëvizjes
9 Prill 2025, 14:11Nën moton “Safe Stay in Albania”, strukturat e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë kanë intensifikuar masat për garantimin e sigurisë dhe përmirësimin e përvojës së kalimit kufitar për qytetarët dhe turistët.
-
Iu gjetën fidanë kanabisi dhe pushkë në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë! I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe krime kundër personit
9 Prill 2025, 13:48Sipas policisë, në banesën e tij janë gjetur 11 gota plastike me fidanë kanabisi, një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
-
Tiranë/ Grabiste me thyerje marketet në seri, arrestohet ‘Arsen Lupeni’ 20-vjeçar! U denoncua nga 3 pronarë subjektesh, vodhi paratë në arka (EMRI+VIDEO)
9 Prill 2025, 12:52Burime zyrtare bënë me dije se finalizuan operacionin e koduar “Precedenti” dhe akuzat lidhen me thyerjen e dyerve të 3 marketeve në kryeqytet me sende të forta, për të vjedhur shuma parash. I skeduar për ngjarje kriminale, sekuestrohen edhe prova
-
Kontrabandoi mallra nga Greqia, arrestohet në pikën kufitare të Kapshticës 51-vjeçari! Nis hetimi për doganierin
9 Prill 2025, 12:00Një 51-vjeçar nga Korça është vendosur në pranga pasi akuzohet se kontrabandonte mallra nga Greqia. Mallrat u sekuestruan si provë materiale
-
Tiranë/ Vrau Amarildo Hoxhallarin se i ngacmoi të fejuarën, Prokuroria çon për gjykim Darment Kelin
9 Prill 2025, 11:46Keli deklaroi se pa nga ballkoni Amarildo Hoxhallarin që i ngacmoi të fejuarën dhe pas debatit, konflikti degjeneroi në përdorimin e armës së ftohtë me pasoja fatale. Gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se personat në fjalë e ngacmuan teksa ajo ishte nisur të takonte një të afërmen e saj dhe pasi e pa tërë skenën nga ballkoni, ai zbriti duke marrë me vete edhe një thikë
-
Zgjedhjet/ Basha padit në SPAK kandidatin e Berishës, Arian Ndoja: Blerje votash e shantazh zgjedhësve duke përdorur lidhjet e tij me krimin
9 Prill 2025, 11:17Ndërsa na ndajnë vetëm 2 ditë nga nisja zyrtare e fushatës së 11 majit, Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka kallëzuar në SPAK ish-prokurorin Arjan Ndoja, kandidati për deputet i Berishës në Durrës. Në kallëzim thuhet se Ndoja po intimidon zgjedhësit, duke u thënë se ka lidhje me elementë të botës së krimit.