Kronikë
-
Keli deklaroi se pa nga ballkoni Amarildo Hoxhallarin që i ngacmoi të fejuarën dhe pas debatit, konflikti degjeneroi në përdorimin e armës së ftohtë me pasoja fatale. Gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se personat në fjalë e ngacmuan teksa ajo ishte nisur të takonte një të afërmen e saj dhe pasi e pa tërë skenën nga ballkoni, ai zbriti duke marrë me vete edhe një thikë
9 Prill 2025, 11:46 -
Zgjedhjet/ Basha padit në SPAK kandidatin e Berishës, Arian Ndoja: Blerje votash e shantazh zgjedhësve duke përdorur lidhjet e tij me krimin
9 Prill 2025, 11:17Ndërsa na ndajnë vetëm 2 ditë nga nisja zyrtare e fushatës së 11 majit, Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka kallëzuar në SPAK ish-prokurorin Arjan Ndoja, kandidati për deputet i Berishës në Durrës. Në kallëzim thuhet se Ndoja po intimidon zgjedhësit, duke u thënë se ka lidhje me elementë të botës së krimit.
-
Shiste kokainë në doza në lokal, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë! Sekuestrohet lënda narkotike dhe municion luftarak
9 Prill 2025, 11:14Sipas policisë, gjatë kontrollit në lokal, u gjetën dhe sekuestruan një sasi kokaine të ndara në 55 doza, si dhe 10 fishekë luftarakë.
-
Motori përfshihet nga flakët pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës! Nuk dihen shkaqet
9 Prill 2025, 11:14Një motor është përfshirë sot nga flakët pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Policia ndodhet në vendgjarje për menaxhimin e qarkullimit të mjeteve
-
-
I zhdukur prej tre ditësh, rinisin kërkimet për 27-vjeçarin në bjeshkët e Domajve
9 Prill 2025, 10:34Kërkimet për Ajet Leshin do të bëhen nga banorët e zonës, gjahatarë, policë, ushtria dhe emergjencat civile të Hasit. Ndërkohë një ditë më parë Shërbimi Kombëtar i Kërkimit Shpetimit Malor i Kosovës njoftoi se e ndërpreu operacionin për të riun
-
Kanabis me postë nga SHBA në Tiranë, u kamuflua si dekor artistik për shtëpi! Në pranga i riu, identifikohet edhe dërguesi! Droga me vlerë 50 mijë euro (EMRI+VIDEO)
9 Prill 2025, 09:25Antidroga e Tiranës goditi një tjetër rast të trafikimit të drogës nëpërmjet postës. Një 24-vjeçar u arrestua në një pikë të degës postare teksa ishte duke marrë pako kanabis të ardhur nga New York. Dyshohet se i riu me precedent të mëparshëm penal kishte marrë dhe herë të tjera kanabis nga jashtë shtetit përmes postës
-
Përplasja me armë mes dy vëllezërve në Divjakë/ Shkak dyshohet një konflikt pronësie, arrestohet njëri prej tyre! Nën hetim edhe një 57-vjeçar
9 Prill 2025, 08:23Pronësia mesa duket ka qenë shkaku i përplasjes mes dy vëllezërve Shpëtim Konja e Zarif Konja mbrëmjes e 8 prillit në Fier-Seman të Divjakës. Ata u konfliktuan fillimisht me grushte, por më pas degjeneroi me përdorimin e armës.
-
-
Mesazhi mashtrues në WhatsApp, Siguria Kibernetike tregon si të shmangni ‘sulmin’: Fjalëkalimet mund t’i shpëtoni në iCloud
8 Prill 2025, 22:16Sipas një analize të publikuar nga Autoriteti i Sigurisë Kibernetike dhe Drejtorisë së Analizës Kibernetike ka shpjeguar se një fushatë e re e quajtur phishing ka filluar të qarkullojë në Shqipëri përmes platformës WhatsApp, duke prekur një numër të madh përdoruesish.
-
Sherr mes dy vëllezërve në Fier-Seman/ Njëri qëllon me armë ndaj tjetrit, autori largohet në drejtim të paditur bashkë shokun e tij (VIDEO)
8 Prill 2025, 21:09Konja ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij, por të shtënat nuk e kanë prekur mbi të. Pas ngjarjes, vëllai që ka qëlluar me armë është larguar nga vendi i krimit në drejtim të paditur.
-
-
S’ka gjyqtarë, 41 mijë dosje në ‘supet’ e Gjykatës së Apelit! Monitorimi i Institutit të studimeve Publike e Ligjore: Procese që zgjasin 2 vjet
8 Prill 2025, 18:22Nga monitorimi që Instituti i Studimeve Publike e Ligjore i ka bërë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, rezulton se një pjesë e madhe e vendimeve vonojnë shumë kohë, edhe mbi 2 vjet. Ceket që vendimet që nuk janë të nevojshme të argumentohen me qindra faqe të shmanget. Ata sugjerojnë edhe ndërhyrjen e teknologjisë për menaxhimin e çështjeve.
-
Zbardhet vendimi / Pse u la në burg Veliaj? Apeli i GJKKO: Është kryebashkiak në detyrë, ka fuqi të prishë hetimet! I hapet rrugë rekursit në Gjykatën e Lartë
8 Prill 2025, 17:22Fakti që Erion Veliaj është ende kryetar bashkie në detyrë për gjykatën e Apelit të GJKKO është një ndër arsyet që ai të mbetet në burg. Në vendimin e zbardhur në vetëm 3 javë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, thuhet se duke qenë kryebashkiak i Tiranës, Veliaj ka pushtetin për të ndikuar te hetimet.
-
‘Bab, kam mbet në mal!’ Report TV zbardh telefonatën e fundit të 27-vjeçarit, u bllokua nga bora! Dy ditë i zhdukur në bjeshkët e Domajve
8 Prill 2025, 16:28Një i ri që kishte dal për gjueti në mal rezulton i zhdukur prej dy ditësh në Has. Kontakti i fundit ka qenë me të atin, të cilin e ka lajmëruar se është bllokuar në mal për shkak të borës. Kërkimet vazhdojnë nga ajri e toka por deri tani pa rezultat.
-
Korçë/ Terrorizoi banorët duke qëlluar me kallash nga ballkoni i banesës, ndërron jetë në shtëpinë ku jetonte i vetëm 72-vjecari
8 Prill 2025, 16:1972-vjecari, Edmond Naska, i cili 1 vit më parë terrorizoi Korçën, pasi qëlloi me kallash nga ballkoni i shtëpisë, ka ndërruar jetë ditën e sotme në banesën e tij. Sipas burimeve paraprake nuk janë kqyrur shenja dhune, megjithatë trupi i tij do të çohet për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.
-
Korçë/ Nxiste të miturit të shisnin kokainë në doza, arrestohet 34-vjeçari! Nën hetim edhe dy të rinj (EMRI)
8 Prill 2025, 14:16Një 34-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Korçës pasi shiste kokainë të ndarë në doza dhe nxiste të miturit ta ushtronin këtë veprimtari. Në gjendje të lirë do të hetohet një 17 dhe 26 vjeçar pasi u kapën në flagrancë me doza kokaine që ia kishin blerë 34-vjeçarit.
-
Trafikuan vepra arti, Prokuroria e Fierit çon për gjykim dy persona, sekuestrohen armë të shekullit të XVIII-XIX dhe ikona
8 Prill 2025, 13:22Prokuroria e Fierit ka çuar për gjykim Pandeli Petanin e Shpëtim Kalemin, pasi trafikuan vepra arti nga Greqia para dy vitesh.
-
Tiranë/ Rrahën një 41-vjeçar dhe i vodhën makinën, në pranga dy vëllezër (EMRAT)
8 Prill 2025, 12:39Dy vëllezër në Tiranë janë arrestuar nga uniformat blu pasi rrahën një 41-vjeçar dhe i vodhën makinën. Automjeti i vjedhur u gjet pranë vendit ku jetonin vëllezërit.
-
Sarandë/ Shiste drogë në lokalet e natës, në pranga 21-vjeçari! Procedohet dhe 44-vjeçari që qarkullonte me armë sportive pa leje në ‘Audi’ (EMRAT+VIDEO)
8 Prill 2025, 12:19Policia e Sarandës godit sot dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen hashashi dhe arma e tipit 'Gambo'