Kronikë
-
Policia identifikoi dhe shoqëroi autorin e dyshuar të vrasjes së 15 vjeçarit, Emiljano Gjoni që tronditi Shkodrën mbrëmjen e sotme. I mituri u qëllua me thikë pas një sherri e ndërroi jetë në spital. Edhe autori po 15 vjeç ka plagë thike në trup. Viktima u gjet në mes të rrugës nga një kalimtar. Gjendet dhe thika me të cilin u krye vrasja.
14 Tetor 2024, 20:12 -
Kryepolici Proda takon ekspertët britanikë: Vijojmë bashkëpunimin për të rritur performancën tonë policore
14 Tetor 2024, 19:28Policia e Shtetit dhe partnerët britanikë kanë një angazhim të përbashkët në kuadër të Projektit të Reformës Policore të financuar nga Mbretëria e Bashkuar, i cili synon menaxhimin e burimeve policore në nivel strategjik.
-
Alarm fals për bombë në Ambasadën Ukrainase! Policia evakuon stafin: Mesazh i rremë në e-mail (VIDEO)
14 Tetor 2024, 17:36Një alarm fals për bombë alarmoi autoritetet e vendit. Në e-mailin e Ambasadës së Ukrainës kishte mbërritur një mesazh në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë, por pas verifikimeve ka rezultuar se ishte një email i rremë.
-
Lejoi një malazez në kërkim të kalonte kufirin, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit
14 Tetor 2024, 16:13Një polic në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit është ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
-
Korçë/ Grabiti në 2 dyqane, në njërën kanosi me thikë shitësin, arrestohet 42 vjeçari (EMRI+VIDEO)
14 Tetor 2024, 15:49Arrestohet një 42 vjeçar në Korçë, pasi kishte grabitur shuma parash në dy dyqane të qytetit.
-
1961 gjoba në një javë, Rrugorja e Vlorës dhe Sarandës bëjnë bilancin: Arrestohen 3 shoferë! Procedohen penalisht 2 të tjerë
14 Tetor 2024, 15:42Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës, ka bërë bilancin për javën që lamë pas, ku si rezultatë i kontrolleve janë vendosur 1961 gjoba.
-
Akuzohet se pastroi 18.3 mln euro të 'Cosa Notra', 4 dëshmitarë rrëfejnë në GJKKO njohjet me Rezart Taçin! Çfarë thanë për Petruzella dhe Zummo
14 Tetor 2024, 15:26Gjykata e Posaçme ka pyetur 4 dëshmitarët e parë në procesin ndaj biznesmenit Rezart Taçi, i cili akuzohet për pastrim parash në shumën prej 18.3 milionë eurosh, të dyshuara si të ardhura të organizatës mafioze italiane, Cosa Nostra. Zbardhen dëshmitë e noterit Ermal Hamzaj, ish-punonjëses Denisa Dobi, juristit Emiljano Gjika dhe biznesmenit Elton Balliu, pronar i "Ebc". Çfarë dinin ata për të dyshuarit dhe transaksionin
-
Përndoqën dhe goditën me sende të forta dy 12-vjeçarë! E pësojnë dy vëllezërit, njëri prej tyre i mitur
14 Tetor 2024, 14:41Një 21 vjeçar është vendosur në pranga ndërsa vëllai i tij do të hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohen se kanë përndjekur dhe goditur me sende të forta, të fëmijë të moshës 12 vjeç
-
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Gjykata e Korçës lë në burg 3 të dyshuarit! Akuzohen se fshinë pamjet e kamerës së lokalit dhe s'treguan (VIDEO)
14 Tetor 2024, 13:33Gjyqtari vlerëson të ligjshme arrestimet e Voltan Shkulakut, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, bazuar në provat e reja që ka siguruar organi i akuzës, si pjesë nga filmimet e fshira të kamerës së sigurisë së lokalit të Shkulakut, ku ndodhi dhe krimi, më 10 Gusht. Caktohet masë e re, nga "detyrim paraqitjeje", në "arrest me burg". Avokati Xhafa e quan absurde: S'ka prova, s'jemi njohur me akt-ekspertimin e Prokurorisë
-
-
SPAK merr të pandehur Eduart Kaprin për herë të dytë! Ish kryebashkiaku i Pogradecit lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit të vet! 12 katëshit i shtoi edhe 2 kate!
14 Tetor 2024, 12:26SPAK merr të pandehur Ish kryebashkiakun demokrat të Pogradecit, Eduart Kapri, pasi e akuzon se me ndihmën e dy zyrtarëve të tij lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit 12 katësh të shoqërisë Gedi sh.p.k, ku ai vetë ka qenë adminstrator. Pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie firmën e kaloi në emër të të vëllait.
-
Fier/ Dhunimi i bashkëshortëve të moshuar, nusja: Nuk e di ç’e gjeti me pleqtë, s’kishin konflikte! Fqinja: Plakun e pashë të shtrirë
14 Tetor 2024, 11:21Një ditë pas dhunimit barbar të çiftit të moshuar Rustemi në fshatin Povelçë, në dyqanin e tyre dhe pas arrestimit të agresorit të dyshuar, Ilir (Ledjan) Nukaj, flasin të tronditur familjarë dhe banorë. Dyqani ende i mbyllur, 80-vjeçari në intubim në spital. Nusja: Na thanë për aksident në fillim, ishim në punë. Nuk kishin konflikte me të, thanë se ai ishte i dehur
-
Ish-kryebashkiaku i Kukësit kërkon lirinë për shkak të sëmundjes, Gjykata e Elbasanit vendos ekspertim mjeko-ligjor për Safet Gjicin! Ja kur mbahet seanca tjetër
14 Tetor 2024, 14:37Ish-kryebashkiaku i Kukësit kërkon ta vuajë pjesën tjetër të dënimit të mbetur, një vit, në banesë me kusht. Është dënuar me 3 vite burgim për korrupsion pasiv, pas skandalit seksual në zyrë. Gjykata urdhëron mbledhjen e të gjitha raporteve dhe ekspertim nëse është i sëmurë. Seanca u ndërpre për çështje pasaktësie
-
Fier/ Karamboloi dy makina në aksidentin me 4 të plagosur dhe vrau 37 kokë dele, pranga shoferit! 26-vjeçari rezultoi i dehur në testin e alkoolit (EMRI)
14 Tetor 2024, 10:55Policia ndalon të riun e dyshuar si shkaktar të ngjarjes së mbrëmshme, në aksin Levan-Qarr. U plagosën 3 pasagjerë dhe vetë shoferi i akuzuar
-
Konkursi për gradën 'drejtues' në policinë e shtetit përfundon në Gjykatën Administrative! E paditi një kryekomisar
14 Tetor 2024, 10:42Kryekomisar Pal Marku kërkon anulimin e procesit që u zhvillua nga shkurti deri në prill të këtij viti me pretendimin se mënyra se si u procedua për gradën “Drejtues”, nxori në pah shumë paligjshmëri.
-
Shkodër, vëllezërit shfrytëzonin si 'skllav' adoleshentin afgan në servisin e tyre, arrestohet njëri tjetri në kërkim
14 Tetor 2024, 10:21Një 16 vjeçar nga Afganistani që mbahej me forcë dhe shfrytëzohej për punë është arritur të shpëtohej, ndërsa policia ka arrestuar njërin prej shfrytëzuesve dhe ka shpallur në kërkim të vëllanë.
-
Korçë/ Ishte shpallur në kërkim se nuk iu bind policisë por u largua me makinë, arrestohet 33 vjeçari
14 Tetor 2024, 09:56Bëhet fjalë për Matheos Dërsniku i shpallur në kërkim, i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, organizim të lojërave të fatit dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.
-
Fier/ Aksident i trefishtë i frikshëm në Levan-Pishporo, makina merr përpara 36 kokë dele! 4 të plagosur, tre prej tyre pasagjerë, pamjet nga vendngjarja (VIDEO)
13 Tetor 2024, 21:31Karambolohen tre automjete, përplasen bagëtitë e fermerit, të cilat po kalonin rrugën në fshatin Qarr. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit që shkaktoi përplasjen e parë. Të plagosurit pa rrezik jete
-
Tiranë/ Familjarët çojnë 13-vjeçarin në gjendje të rëndë në spital, ndërron jetë te QSUT! E gjetën në dhomë, ja çfarë dyshohet (DETAJET)
13 Tetor 2024, 20:20Policia e kryeqytetit konfirmoi se rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur banues në Gurrë të Petrelës, i cili "pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë”. Vijojnë hetimet, pritet ekspertiza
-
Fier/ Përndiqte prej pesë muajsh 31-vjeçaren dhe e kërcënonte për jetën, në pranga i riu nga Laçi
13 Tetor 2024, 17:27Një 25-vjeçar nga Laçi është vendosur në pranga pasi akuzohet se përndiqte prej 5 muajsh një 31-vjeçare dhe e kanose për jetën
