Kronikë
-
16 Tetor 2024, 08:29
-
Nis zbatimi i marrëveshjes, emigrantët e parë mbërrijnë në Shëngjin, 12 do vendosen në Gjadër! 4 kthehen në Itali, 2 të mitur dhe 2 me probleme shëndetësore (VIDEO + FOTO)
16 Tetor 2024, 07:31Në portin e Shëngjinit mbërritën sot 16 emigrantët e parë nga vendet e treta. Ky është operacioni i parë ndërkombëtar ku emigrantët e kapur në brigjet italiane transferohen në Shqipëri, në pritje të shqyrtimit të azilit. Anija 'Libra' solli 10 emigrantë nga Bangladeshi dhe 6 egjiptianë. Por, 4 do çohen në Itali. Report Tv ndoqi hap pasi hapi gjithçka ndodhi në Shëngjin.
-
Dosja e aferës Partizani në GJKKO, zgjidhet gjyqtarja që do vendosë për gjykimin e ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit! Vijon hetimi pasuror
16 Tetor 2024, 07:09Dosja e aferës Partizani, me 333 fashikuj, tashmë ndodhet në GJKKO dhe kërkohet gjykimi i ish-kryeministrit Berisha për korrupsion, dhëndrit Malltezi për korrupsion dhe pastrim parash, si edhe biznesmenëve Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe financieres Andi Pustina. Gjyqtarja Flojera Davidhi cakton brenda 10 ditësh senacën paraprake. Hetimi pasuror i familjes Berisha vijon në SPAK.
-
U vetëvra me armën e shërbimit, këngëtarja Sheila Haxhiraj reagon pas vdekjes së të vëllait: O dielli im, më mungon që tani
15 Tetor 2024, 23:21Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka reaguar pasi i vëllai i saj gardist u vetëvra me armën e shërbimit. Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, këngëtarja preku me dedikimin për të vëllanë.
-
Aksident i rëndë në Korçë-Ersekë, dy makina përplasen, njëra kthehet përmbys! Shoferja dhe dy pasagjerët përfundojnë në spital
15 Tetor 2024, 20:59Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Ersekë, teksa u përplasën dy makina, një prej të cilave u kthye përmbys anës rrugës. Dy pasagjerë dhe njëra prej shofereve kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital.
-
KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Shkodrës Luveda Dardha! Shkarkohet edhe prokurori i Tiranës Artan Lulaj
15 Tetor 2024, 20:41Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Shkodrës, Luveda Dardha.
-
Dosja e aferës Partizani në GJKKO! Berisha e dhëndri Malltezi do përballen me drejtësinë, për herë të parë një ish-kryeministër dërgohet për gjykim! Vijon hetimi pasuror
15 Tetor 2024, 19:11SPAK mbylli hetimet për aferën Partizani me 5 të pandehur dhe i drejtohet GJKKO me kërkesë për gjykim. Berisha në hetim për korrupsion dhe dhëndri Malltezi në hetim për korrupsion e pastrim parash, s'do paraqiten të mërkurën në SPAK, por do çojnë avokatët të njihen me dosjen me 333 fashikuj. Nëse gjykatësi paraprak dërgon dosjen në GJKKO, këtu nis përballja reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë.
-
Sekuestrohet botoks kontrabandë në Tiranë, kontrolle në 30 qendra estetike! 3 në pranga, 3 në kërkim dhe 6 në hetim
15 Tetor 2024, 19:07Një aksion policor është zhvilluar në Tiranë për futjen e botokosit kontrabandë. Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike.
-
-
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me drejtuesit vendorë, kërkohet rritja e vigjilencës për personat e shpallur në kërkim
15 Tetor 2024, 18:43Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një takim me drejtorët vendorë të policisë këtë të martë ku në fokus ishte analiza 9 mujore, performanca e punës së çdo punonjësi të policisë. Takimi vjen vetëm pak ditë para hapjes së garës për drejtuesit e rinj të 12 qarqeve dhe 6 departamenteve në DPPSH. Brenda javës pritet miratimi i rregullave të garës dhe hapja zyrtare e saj.
-
Vorë/ Një i plagosur me armë, shkak një konflikt mes dy personave
15 Tetor 2024, 17:23Një plagosje me armë ka ndodhur pasditën e sotme, në fshatin Marikaj, në Vorë.
-
Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave në Korçë, 3 në pranga, 2 në kërkim e 9 të tjerë në hetim! Sekuestrohet kokainë e kanabis (VIDEO)
15 Tetor 2024, 16:37Policia e Korçës goditi një grup prej 14 personash që shpërndanin drogë në afërsi të shkollave dhe ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë. 3 ranë në pranga, 2 të tjerë në kërkim, ndërsa 9 janë në hetim. U sekuestrua 180 gr kokainë, 40 gr kanabis, 1 peshore elektronike, 2 automjete, 13 celularë, 1000 euro dhe 30 000 lekë.
-
Me pasaportë dhe patentë sllovene false, 27-vjeçari nga Kosova arrestohet në Rinas
15 Tetor 2024, 15:59Policia në Rinas ka arrestuar një 27-vjeçar nga Kosova, pasi posedonte 3 dokumente sllovene false.
-
Aksidentohet motori me barrierat në Lezhë-Mamurras! Drejtuesi e vodhi atë në sy të pronarit dhe u largua me shpejtësi, pas përplasjes largohet nga vendngjarja
15 Tetor 2024, 15:57Burime bëjnë me dije se drejtuesi i motorit, e kishte vjedhur atë dhe në momentin që është pikasur nga pronari i motorit ka tentuar të largohet duke pësuar aksident.
-
Pukë/ Përndiqte prej një muaji 17- vjeçaren, arrestohet 47- vjeçari
15 Tetor 2024, 15:35Një 47- vjeçar është arrestruar nga policia e Pukës ditën e sotme, pasi prej një muaji përndiqte në rrugë dhe në rrjetet sociale, një 17 vjeçare.
-
Përlot djali jetim! E gjithë familja me të zeza para gjykatës, lot e thirrje për drejtësi për 2 vëllezërit e vrarë në Roskovec
15 Tetor 2024, 15:28Familja e madhe e 2 vëllezërve të vrarë nga bashkëfshatari në Roskovec 1 muaj më parë, bashkë me nënën 90-vjeçare morën rrugën nga fshati Kurjan drejt Tiranës, për të kërkuar me zë të lartë drejtësi për 2 jetët e humbura. 4 të dyshuarve të arrestuar, sot Gjykata e Apelit të Tiranës, i rrëzoi kërkesën për masë më të butë, dhe i la në burg.
-
Vrasja e Vajdin Lames, GJKKO pushon çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj
15 Tetor 2024, 15:10Kjo është hera e dytë që Prokuroria e Posaçme vjen me kërkesë për pushimin e çështjes, me argumentin se nuk ka prova që implikojnë këta dy persona në vrasjen e Lames.
-
Ervin Salianji do vuajë 1 vit burg! Gjykata e Lartë refuzon pezullimin e dënimit për ish-deputetin e PD, i dënuar për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale'
15 Tetor 2024, 14:44Gjykata e Lartë nuk pranon të marrë në shqyrtim kërkesën e ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, për pezullim të vendimit të dënimit me 1 vit burg. Po e vuan në Burgun e Fierit prej 27 Shtatorit
-
Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)
15 Tetor 2024, 14:105 persona janë arrestuar në flagrancë mes tyre edhe një 21 vjeçar pasi dyshohen se merreshin me kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Plashnik të Poliçanit
-
Morinë/ Po vinte me 15 monedha floriri nga Prizreni drejt Shqipërisë, nën akuzë 56-vjeçari
15 Tetor 2024, 13:58Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të vendit, nga Kosova për në Shqipëri, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë mjetin "BMW", me drejtues shtetasin kosovar F. A., banues në Prizren
