Kjo hartë tregon hapësirën gjigande ku vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit Ardit Beshiri në Qafë-Burrel, i cili rezulton prej pesë ditësh i zhdukur nën masivin e dheut që u shemb teksa po punonte me eskavator.
Nga pika 1 ku ndodhet fabrika dhe pak më poshtë pika 2, ku po punonte i riu pasditen e së shtunës janë mbi 7 kilometra deri në pikën 4, ku është pika fundore e mbetjeve, ku është gjetur edhe shasia e eskavatorit.
Aktualisht forcat e kërkimit janë përqendruar në pikën 3, një hapësirë pyjore disa kilometra nga vendi ku Beshiri po punonte. Kërkimet për të gjetur trupin e 29-vjeçarit vijojnë prej 5 ditësh.
Në ndihmë ka shkuar edhe ushtria e Kosovës. Aksidenti tragjik ndodhi të shtunën, ku 29-vjeçari po punonte me një eskavator për llogari të një kompanie që operon në shfrytëzimin e kromit në këtë zonë.
Në momentin e çarjes së rezervuarit, i riu ka qenë duke punuar në anën e poshtme. Vërshimi i ujit dhe materiali rërë që ishte grumbulluar nga përpunimi i kromit e ka marrë para dhe ende nuk dihet fati i tij.


1-Fabrika e përpunimit te kromit
2-Vendi ky punonte me eskavator 29-vjeçari
3-Vendi ku po kërkohet aktualisht nga forcat për trupin e 29-vjeçarit, Ardit Beshiri
4-Vendi fundor ku kanë shkuar mbetjet. E gjitha kjo hapësira nga vendi 2 në vendin 4, mbi 7 kilometra, është hapësira ku mund të ndodhet trupi i 29 vjeçarit. Te pika 4 është gjetur shasia e eskavatorit.
Xh.D/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54%
-
Jo
34.9%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 3919
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrugorja e Dibrës me dorë të ‘hekurt’, gjoba 511 shoferëve për shkelje të ‘Kodit Rrugor’
31 Mars, 12:51
-
Nga qytet antik në super destinacion turistik, Ministri Blendi Gonxhja zbulon planin e transformimit të parkut arkeologjik Bylis–Klos
31 Mars, 12:13
-
Reshjet e dëborës në Bulqizë shqetësojnë fermerët, temperaturat e ulëta mund të dëmtojnë prodhimet
27 Mars, 08:43
-
‘Kryetari i PD në Mat po zgjidhet në tavolinë’, kandidati Ardi Malaj hedh akuza: Më skualfikuan nga gara pa arsye
26 Mars, 15:46
-
E kishte kthyer lokalin në ‘dyqan’ kokaine, arrestohet 20-vjeçari në Bulqizë
26 Mars, 13:30
-
Rafting në Drinin e Zi, përvoja e re unike në turizmin e aventurës në Shqipëri
26 Mars, 12:01
-
Shkoi për të prerë dru në mal, rrëshqet dhe ndërron jetë 69-vjeçari në Klos
25 Mars, 12:13
-
Sulltan Nevruzi në teqenë e Bllacës në Dibër kremtohet me ritualet fetare, moment bashkimi e harmonie për besimtarët
22 Mars, 15:39
-
Allamanët e Matit, fisi i martirizuar nga diktatura! Dyli dhe Isufi, dy vëllezër patriotë që u vranë në komunizëm
21 Mars, 23:05
-
Histori dhimbjeje dhe shprese/ Pas publikimit të Report Tv, shtëpi e re për familjen Kamberi dhe fëmijët e mitur! Shpëtuan nga varfëria falë solidaritetit
20 Mars, 13:19
-
Besimtarët e Dibrës falin namazin e Fitër Bajramit
20 Mars, 09:27
-
'Po na marrin kullotat e bagëtive është njësoj si të na marrin bukën e gojës', banorët e Bulqizës kundër vendimit të bashkisë për panelet diellore
19 Mars, 16:54