Opinion
  • Sheshi Skënderbej,
    3 propozime për një shndërrim

    Një ndërtesë e re si muze arti bashkëkohor, shfrytëzimi i nëntokës si Pazar i Tiranës, ngjyrat, ndërhyrjet në Muzeun historik...Është detyra jonë ndaj brezave që do vijnë që t’u lemë një trashëgimi të denjë për një kryeqytet europian.
  • Hana, ikja e të mirit

    Njëri prej përfaqësuesve më të njohur të akuzës shqiptare dha dje shpirt në një klinikë të Bergamos në Itali, pas një muaji lëngate. Xhevat Hana nga mbrëmë është një “armik” më pak në listën e tyre që nuk e donin nëpër këmbë dhe që në të gjallë të tij e kishin shtyrë deri në zgrip traumash morale, profesionale dhe shpirtërore.
  • Zbulohet sëmundja moderne
    në skeletet e shqiptarëve

    Shkencëtarët amerikanë ditën e martë publikuan një lajm sensacional mbi studimet e tyre në kocka të periudhës së mesjetës të gjetura në Shqipëri. Eshtrat përmbanin gjurmë të sëmundjes infektive moderne, brucelozës, që kap personat të cilët ushqehen me bulmet të papastorizuar.
  • Ngjarjet që i dhanë tonin 
    viti 2011 në Shqipëri

    Nga Armand MERO
    2011-a ishte një vit i vështirë për Shqipërinë. Nisi duke trashëguar tensionin e rënduar politik, i cili shpërtheu më 21 janar kur në bulevardin kryesor të Tranës, katër manifestues të opozitës mbetën të vrarë pas përplasjeve me policinë. Publikimi i bisedës Meta prifti, kish qenë vetëm fitili që e ndezi një situatë të tillë. Zgjedhjet e 8 majit u shfaqën sërish me probleme. Në Tiranë kandidati demokrat Lulëzim Basha mori drejtimin e Bashkisë pas një procesi të gjatë e shumë të debatura.
  • 2011, nga Fatosi te Ora News

    Dhe nuk kishte ndonjë dyshim. Ky është viti i gazetarëve. Shpallur i tillë nga të tjerë, jo nga shqiptarë. Por duket se për Shqipërinë, kishte jo pak kuptim. Le t’i marrim gjërat me radhë. E kush mund të flasë sot më shumë sesa gazetari Fatos Mahmutaj. Sot endet në azil politik në rrugët e Belgjikës, por në 21 janar, atëherë kur mendonim se demokracia ishte më e fortë se kurrë në Shqipëri, atëherë kur mendonim se shtypi dhe media ishin duke hyrë në rrugën e tyre të profesionalizmit të madh, ndodhi gjëma.
  • 2011: të fundit por krenarë

    Ndryshe nga tradita perëndimore , në traditën tonë politikanë të lartë, ministra, drejtues të policisë, tatimeve, doganave, arsimit, shëndetësisë, etj, garojnë në ekranet televizive duke propaganduar suksese e arritje të jashtëzakonshme. Vitin kur ne, për shkak të mosfunksionimit parlamentar dhe mungesës së reformave, u penalizuam me refuzimin e ftesës për në BE, pushteti ekzekutiv e legjislativ thotë se ka shënuar arritjet më të mëdha në histori.
  • Papa Bendikti XVI
    mesazh Topit për paqen

    Nunci Apostolik në Shqipëri, Arqipeshkv Ramiro Moliner Inglés i dorëzoi presidentit Topi në prag të Vitit të Ri mesazhin papnor me rastin e kremtimit të Ditës së 45-të Botërore të Paqes, e cila do të festohet më 1 janar 2012.
    .
  • Tiranë, 2 të vdekur pas
    aksidentit të rëndë | 

    Dy automjete janë përplasur pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” duke shkaktuar fillimisht plagosjen e 4 personave. Pak minutave më vonë 2 prej tyre kanë humbur jetën. Mes viktimave edhe 48 vjeçari Arben Hoxha. Shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia e madhe e njërit prej automjeteve.
  • Buxheti i Tiranës, sot
    votimi në Këshillin Bashkiak

    Pas përfundimit të konsultimeve në thuajsë të gjitha njësitë bashkiake të Tiranës, kryetari i bashkisë, Lulzim Basha do të kërkojë sot votën e këshilltarëve të majtë e të djathtë. Në mbledhjen e thirrur në orën 17:00, 55 këshilltarëve, mes të cilëve 28 Aleanca për Qytetarin dhe 27 Aleanca për të Ardhmen do të debatojnë e mës pas votojnë lidhur me buxhetin.
  • Festat, klerikët bashkohen
    në tryezën e fundvitit

    Drejtuesit e të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri janë ulur sot në një tryezë të përbashkët për mbylljen e vitit 2011. I ftuar i nderit ka qenë kryebashkiaku Basha, i cili tha se në projektet e vitit të ardhshëm, secili prej komuniteteve do të gjejë tek Bashkia e Tiranës, një partner të drejtë, të ndershëm dhe të besueshëm.



  • Polici i plagosur niset
    për kurim në Janinë

    Mjeku i Spitalit Ushtarak Fatos Olldashi tha sot për media që efektivit i policisë rrugore, Naim Hyskaj ka pësuar dëmtime serioze në tru për shkak të goditjes me armë zjarri.
  • Pranvera europiane

    Një javë më parë analistët e “Economics Intelligence Unit”, agjencisë së pavarur të grupit “The Economist”, pyesnin nëse e ashtuquajtura Pranvera Arabe, do të japë fryte të mëtejshme, duke frymëzuar lëvizje dhe përtëritje politike në rajone të tjera, siç është Europa e trazuar nga problemet ekonomike, por edhe nga eriozioni i demokratizimit në vitet e fundit, në shumë prej vendeve ish-komuniste.
  • Media-lajmës vs
    media-shantazh

    Presidenti i Republikës pati dje pritjen zyrtare me median. Ai evokoi gazetarët profesionistë dhe kurajozë, si dhe kritikoi natyrën militante të TVSH dhe disa mediave të njësuara me pushtetet e radhës.
  • Njeriu i vitit 2011

    Në rubrikën e hapur nga gazeta ‘Tema’ për njeriun e vitit 2011, ka një votim interesant deri mbrëmë vonë. Në krye janë katër viktimat e qeverisë shqiptare gjatë demonstratës së 21 janarit: Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi, që kryesojnë me 36 për qind të votave. Po ç’kanë bërë për të qenë në 10 më të votuarit?
  • Tryeza për reformën
    Mcllwham: Hap pozitiv

    Ambasadorja britanike ishte sot në qytetin e Shkodrës ku ka deklaruar se tryeza për reformën është një sinjal i mirë për proceset integruese të vendit.
  • Havel dhe modeli i munguar shqipta

    Po ne shqiptarët, a mund të kishim / a kemi një Havel? Cili ishte ai intelektural që kapërceu kohën, dëshmoi kurajo dhe sakrifikoi liritë e tij për parimet demokratike? A kemi ne një figurë shpirtërore dhe simbol antikomunist?
  • Susan Boyle luftoi për
    ëndrrën e saj, po ju?

    Susan i bëri vetë publikut dhuratën më të madhe të mundshme, sepse, u provoi përmes brohoritjeve e duartrokitjeve - të vetë atyre - të parreshtura dëri në fund të këngës, se ata vetë, ata njerëzit e rëndomte e të zakonshem, ne - publiku - , anonimet, të panjophurit, kemi cdo mundësi, sado e pakapshme dhe e paarritshme që mund të duket për të realizuar ëndrrën tonë, cilado qoftë ajo.
  • Një pyetje për Presidentin Meidani

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në blogun e tij i përgjigjet akuzave publike të ish-Presidentit Meidani, të cilin, siç shkruan Rama, preferon ta thërrasë President si kudo në botë për të respektuar detyrën që mbuloi. Rama shprehet dhe mbi Avokatin e Popullit.
  • Sherr pranë Berishës
    Denoncohen përgjime ilegale

    Ekziston në Ministrinë e Brendshme apo në zyrat e policisë një strukturë që bën përgjime ilegale, pra jashtë kontrollit të prokurorisë? Dyshimi lind pas një incidenti të ndodhur të enjten në paradhomën e kryeministrit Berisha mes një oficeri të Gardës dhe zv/Drejtorit të Policisë Agron Kulicaj. Problemi kryesor këtu është motivi i grindjes. A është e mundur që dikush të ketë përgjuar (ilegalisht) bisedat telefonike të oficerit të Gardës siç ka deklaruar ai vetë?
  • Të (mos) gënjesh veten

    “Shqiptarja.com” botoi dje një material, për të cilin, është e rëndësishme të thuhet, se e kanë patur disa redaksi gazetash prej kohësh dhe që të gjitha pa përjashtim kanë refuzuar ta botojnë. Edhe pse bëhet fjalë për një implikim të rëndë, që bëhet pas një masakre të pashembullt ndaj Policisë së Shtetit, ndaj katër heronjve të saj, për të cilët, që në momentet e para pas vrasjes, u tha se ishin shitur nga “lart”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv