Politikë
-
Në fokus të bisedimeve, ishte financimi i partive politike. Sali Berisha për të justifikuar humbjen e thellë në parlamentaret e 11 majit, tha se PS përdori buxhetin e shtetit për të blerë zgjedhjet.
29 Maj, 12:30 -
Resorti në Zvërnec, Rama: Shteti nuk po fal asgjë, është pronë private! Investitorët janë seriozë (VIDEO)
29 Maj, 11:56Qeveria ka reaguar për herë të parë për debatet dhe protestat e organizuara për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec të Vlorës, që ka ngjallur edhe protesta nga banorët e zonës.
-
Krijohet kompania shtetërore ‘Albanian Digital Solution’, simotra e AKSHI-t për shërbimet dixhitale! Rama: S’do jemi më peng i sektorit privat
29 Maj, 11:41Qeveria prezantoi kompaninë e re shtetërore “Albanian Digital Solution” (ADS), e cila do të zhvillojë dhe mirëmbajë sistemet dixhitale të administratës publike. Rama tha se ADS do të mbështesë modernizimin e shërbimeve dhe do të jetë pjesë e fazës së re të “administratës inteligjente”.
-
Balla takim me delegacionin e Venecias: Reforma zgjedhore sipas standardeve europiane
29 Maj, 11:04Balla nënvizon angazhimin e mazhorancës për një proces gjithëpërfshirës të reformës zgjedhore, duke theksuar rëndësinë e përputhjes së legjislacionit shqiptar me praktikat më të mira europiane dhe standardet demokratike ndërkombëtare.
-
Kryeministri Rama ndan foto nga vizita në Korçë: Me kënaqësinë e mikpritjes korçare
29 Maj, 09:04Në këtë takim, kryeministri Edi Rama risolli dhe njëherë në vëmendje masakrën zgjedhore të e 26 majit 1996 dhe progresin e madh që ka bërë Shqipëria sot 2026.
-
Ish-kryebashkiaku i Vlorës humb babain! Mjeku Neki Dredha shërbeu edhe vetë si kryetar
29 Maj, 08:03Neki Dredha ishte mjek në profesion, por ka mbajtur edhe vetë detyrën e kryetarit të bashkisë së qytetit. Në vitin 2013, ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Vlorës.” Dredha ishte edhe autor, ku një nga krijimet e tij më të njohura është "Labëria magjike."
-
Vendimi/ Qeveria 5-fishon kapitalin për Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve
28 Maj, 23:16Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve ka për qëllim zbatimin e standardeve në menaxhimin efikas të integruar të mbetjeve, planifikimin territorial në infrastrukturë e implementim si edhe me fokus të veçantë edukimin mjedisor dhe promovimin e praktikave më të mira për nxitjen e zbatimit të hierarkisë së mbetjeve që nga ndarja në burim, riciklimi etj.
-
Ironia e Spahiut: Berisha s’ia del dot as ndaj Meremes dhe Salianjit, e jo më të mundë Edi Ramën në zgjedhje
28 Maj, 23:17Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar Sali Berishën, duke thënë se kur kryedemokrati i trembet garës së brendshme me Ervin Salianjin dhe Mereme Selën, nuk ka si të mundë në zgjedhje kryeministrin Edi Rama.
-
Projektligji për dëftesat bujqësore/ Fermerët do marrin kredi duke lënë kolateral produktet që presin të vjelin ose prodhimet e magazinuara
28 Maj, 23:03Pas nismës “dyfisho ndërmarrjen tënde”, me kredi të buta, e me fokus edhe bujqësinë, qeveria po eksploron dritare të reja për t’i mundësuar mbështetje një prej sektorëve më pak të financuar nga bankat tregtare, pasi konsiderohet si sektor me rrezik dhe i pasiguruar përballë katastrofave natyrore.
-
VKM/ Qeveria i hap rrugën ndërtimit të 2 impianteve fotovoltaike me kapacitet në 140 MW, në fshatrat Povelçë dhe Fushë, te Fierit
28 Maj, 22:37Qeveria ka miratuar ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike me kapacitet 140 megavat në total.
-
Spahiu: Berisha gënjen për numrin e demokratëve që e votuan, sepse në protesta nuk i dalin as 2000 persona
28 Maj, 22:33Për juristin Kreshnik Spahiu, numri i votave të pretenduara nga PD se mori Sali Berisha në zgjedhjet pa garë të 23 majit për kreun e kësaj force politike, është i pavërtetë. Kjo pasi sipas tij, nëse vërtetë Berisha do të kishte marrë rreth 37 mijë vota siç pretendon, atëherë nuk do i dilnin në shesh gjatë protestave kombëtare vetëm 2 mijë militantë.
-
Qeveria miraton pagat për punonjësit e projektit 'Smart City', nga 141 mijë deri 170 mijë lekë në muaj
28 Maj, 22:29Si pjesë e projektit ‘Smart City’ janë fillimisht 5 mijë kamera cilësore që do të montohen në rrugët kryesore dhe pranë 20 shkollave, për të rritur sigurinë nxënësve por edhe të qytetarëve.
-
Fatmir Xhafaj: Spekulime pretendimet për kontroll të SPAK
28 Maj, 22:22Socialistët dhe demokratët ujdisën në rregulloren e re që drejtuesi i SPAK të bëjë raportimin vjetor jo më edhe në sallë të kuvendit dhe para 140 deputetëve, por vetëm në dy komisione parlamentare, njëri prej të cilëve është ai që drejtohet nga Fatmir Xhafaj.
-
'BE nuk është miratim ligjesh'/ Mesazhi i ambasadorit holandez: Duhen institucione të forta, jo vetëm përkthime
28 Maj, 22:15Pak ditë pas miratimit të raportit IBAR dhe konferencës së tetë ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, që shënoi një tjetër hap pozitiv në procesin e anëtarësimit, Holanda, një prej vendeve kryesore të unionit, kërkon më shumë punë nga institucionet shqiptare.Ambasadori holandez në Tiranë, Reinout Vos, tha se procesi i anëtarësimit kërkon ndërtimin e institucioneve si në Bashkimin Evropian.
-
Zgjedhjet pa garë në PD/ Kikia: Po u largua Berisha për arsye shëndetësore, kush do bëhet kryetar? Apo do marrin hunjtë? Deda: Figurat tradicionale në parti po pengojnë elementët e rinj!
28 Maj, 22:01Për analistin Mentor Kikia, zgjedhjet pa garë në PD e dëmtuan partinë dhe bënë që kjo forcë politike të humbë mundësinë për krijimin e një lidershipi që do të ishte në të ardhmen alternativë qeverisëse. Ndërsa gazetari Baçi theksoi se vetëm një garë reale në PD do të mund të bindte qytetarët që kjo forcë politike mund të realizojë rotacionin.
-
‘Lëvizje për një PD fituese’- Salianji njofton mbajtjen nesër të një takimi të madh me demokratët në Tiranë
28 Maj, 19:28Me moton ‘Lëvizje për një PD Fituese’, ish-deputeti Ervin Salianji ka njoftuar mbajtjen e një takimi ditën e nesërme me demokratët në ambientet e Akademisë së Arteve në Tiranë.
-
Ligji i financimit të partive politike, Niko Peleshi takohet me përfaqësues të Komisionit të Venecias: Synimi ynë është konsensusi
28 Maj, 19:11Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me përfaqësues të Komisionit të Venecias, ndërsa në tryezë ishte projektligji që synon më shumë transparencë dhe kontroll mbi financimet politike,
-
35-vjetori i PS/ Rama në Korçë: Masakra zgjedhore e dhuna e vitit ’96 nga PD, e papërfytyrueshme për ata që se kanë përjetuar! Sot, më afër BE se kurrë më parë
28 Maj, 17:55Kreu i qeverisë vuri në pah ndryshimin epokal të 26 majit '96 me 26 majin e vitit 2026, kur Shqipëria sot është më afër anëtarësimit në Bashkimin Europian se kurrë më parë.
-
Deputetja e PD akuzon qeverinë për sistem të kapur, Tabaku: 550 mln euro suficit nga xhepat e shqiptarëve, 20 kompani marrin 58% të tenderëve
28 Maj, 17:22Deputetja e PD akuzoi të enjten qeverinë Rama për sistem të kapur duke deklaruar se qytetarët po paguajnë më shumë nga rritja e çmimeve, taksa e ndërtimit dhe taksa e punës, ndërsa fondet publike po përqendrohen tek një grup i vogël biznesesh.
-
'Vlerësojmë solidaritetin', Ukraina falënderon Tiranën pas reagimit ndaj kërcënimeve të Rusisë, Ministri Sybiha: Qëndrojmë bashkë për paqen
28 Maj, 17:12Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, shpërndau reagimin e Ferit Hoxhës dhe vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës.