Politikë
-
Sot në orën në orën 19:00 PD ka thirrur protestën e radhës kombëtare. Tubimi, që do të nisë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të zhvillohet në formën e marshimit dhe do të mungojnë fjalimet. Policia ka paralajmëruar reagim të ashpër nëse kalohet zona për të cilën është marrë leje.
8 Maj, 08:02 -
-
-
Kuvendi në seancë maratonë, Rama shkon pas mesnate për votimin! Socialistët miratojnë aktin normativ për uljen e akcizës, rrëzohen propozimet e demokratëve
8 Maj, 07:07Kuvendi i dha dritën jeshile projektligjeve në rendin e ditës pas një seance maratonë që zgjati deri pas mesnate. Votën pro nismave të maxhorancës ia dha edhe kryeministri Edi Rama që u kthye në Kuvend vetëm për të votuar, ndërsa u rrëzua paketa me 3 nisma ligjore që PD propozonte për uljen e çmimit të naftës.
-
Spahiu: Meremja s’është qesharake, por gara pa kandidatë e Berishës është banale dhe komike
7 Maj, 22:58Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se nuk ishte Mereme Sela që do ta bënte PD-në qesharake, por gara pa kandidatë (përveç Sali Berishës) e 23 majit, për zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie.
-
-
Ministri Lamallari vizitë në Policinë e New York-ut: Shkëmbim eksperience dhe takim me efektivët shqiptarë
7 Maj, 22:22Në fokus të vizitës së Lamallarit në Policinë e New York ishte edhe njohja me sistemet inteligjente të monitorimit dhe njësitë operacionale të policisë amerikane, që përfaqësojnë modele moderne të menaxhimit të sigurisë publike dhe reagimit në kohë reale.
-
Spahiu: Në gjithë botën demokratike, garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo partia që fiton
7 Maj, 22:07Për juristin Kreshnik Spahiu, në të gjithë botën demokratike, është partia që humb zgjedhjet e cila hyn në një proces të brendshëm zgjedhor, për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe rigjenerimin e krerëve të strukturave.
-
Berisha i vetëm në garë/ Petraj: PD e ka përfunduar misionin e vet! Balliu: Pronari real i partisë s’është Saliu, por Shkëlzeni! Futën ish-të korruptuarin e gjyqësorit Gjin Gjoni të më sulmonte
7 Maj, 21:42Për avokatin Edmond Petraj, pas lejimit vetëm të Sali Berishës për të garuar në zgjedhjet e 23 majit për kreun e PD-së, kjo forcë politike e ka përfunduar misionin e vet. Ndërsa për juristen Alesia Balliu, 'zgjedhjet' e 23 majit në të vërtetë janë një farsë që po u serviret qytetarëve si garë reale.
-
-
Zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor/ Propozimi i Gjermanisë: Vendimet brenda Unionit të merren me shumicë të kualifikuar, jo me unanimitet! ‘Veto’ drejt shfuqizimit
7 Maj, 19:25Propozimi i Gjermanisë do t'i vinte në ndihmë shpejtimit të procesit të integrimit për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pasi nuk do të kishte më shtete të BE-së që do të mund të pengonin përmes vetos anëtarësimin në Union. Ministri Wadephul propozoi gjithashtu anëtarësim në BE përmes disa fazave.
-
-
Toni Gogu pret në takim ministrin e Drejtësisë të Francës: Forcojmë bashkëpunimin, fokusi te reforma dhe te standardet evropiane
7 Maj, 19:16Vizita e ministrit francez në Tiranë vjen në një moment kyç për Shqipërinë, në prag të Kongresit Botëror të Ligjit që do të mbahet në kryeqytet në vitin 2027, duke e vendosur vendin në qendër të dialogut ndërkombëtar për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës.
-
-
Avokati Dashi thirrje kryepolicit Hita: Arrestoni organizatorët e protestës së Berishës, nëse nesër ka dhunë dhe gjakosje të efektivëve! Deputetët e PD janë servila
7 Maj, 18:35Për avokatin Fran Dashi, shqiptarët ditën e nesërme bëjnë mirë të mos marrin pjesë në protestën e organizuar nga PD. Dashi theksoi se në rast dhune dhe hedhje molotovësh, ata që duhet të prangosen janë organizatorët e tubimit dhe jo militantët e thjeshtë.
-
-
-
-
-