Politikë
-
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deputetë të tij, por edhe përfaqësues të partive të vogla e kanë marrë në mbrojtje Marjana Koçekun ndërsa kryeministrin Edi Rama e akuzojnë se pushtetin e mban prej lidhjeve me krimin.
17 Qershor, 18:35 -
Takimi në Parlamentin Europian, Bardhi, Tabaku dhe Gjekmarkaj akuzojnë qeverinë për pengimin e integrimit të Shqipërisë në BE
17 Qershor, 17:58Gjatë takimit, përfaqësuesit e Partisë Demokratike thanë se ngritën shqetësime për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke akuzuar qeverinë se po pengon avancimin e vendit drejt Bashkimit Europian.
-
Toni Gogu takohet me ministrin e Drejtësisë së Holandës: Bashkëpunim në fushën e drejtësisë dhe luftë kundër krimit të organizuar
17 Qershor, 17:55Në fokus të takimit ishin reforma gjyqësore, forcimi i shtetit të së drejtës, aksesi i qytetarëve në drejtësi, përfshirë ndihmën juridike dhe ndërmjetësimin, si dhe bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar.
-
-
Tabaku i kundërpërgjigjet Ramës: PE ka folur qartë për zonat e mbrojtura, anëtarësimi kërkon reforma të thella
17 Qershor, 17:10Përmes një postimi në rrjete sociale, Jorida Tabaku argumenton se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian kërkon reforma të thella, institucione të forta dhe barazi para ligjit.
-
-
'Parlamenti Europian e ndau shapin nga sheqeri', Kryeministri Rama reagon pas votimit të raportit për Shqipërinë: Flamingot do të mbrohen, Zvërneci do të zhvillohet
17 Qershor, 16:32Në reagimin e tij, Rama tha se votimi në Parlamentin Europian është një vlerësim për Shqipërinë dhe procesin e integrimit europian.
-
Protesta para Kryeministrisë, analisti Meçe: Nisi si lëvizje qytetare, tani është politike! 90% janë folës të Berishës
17 Qershor, 15:47Analisti Arben Meçe në ‘Sot Live në Shqipëri’, tha se në ditët e para protesta ishte tipike qytetare, por më pas ajo u kthye në politike.
-
Operacionet e fundit të SPAK, Alibeaj: Fijet e dosjeve shkojnë sa në qeveri, aq edhe në opozitën e Berishës
17 Qershor, 15:32I pyetur për protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, Alibeaj kritikoi qëndrimin e Partisë Demokratike, duke e cilësuar mbështetjen e saj të vonuar dhe jo bindëse. Sipas tij, qëndrimi real i kreut të PD-së, Sali Berisha, mbetet ai i shprehur që në fillim, kur ka mbështetur investimet e huaja në zonë.
-
Partia e Lirisë: Kërkesat në protestë janë legjitime! Zgjidhja? Programi ynë!
17 Qershor, 14:41Partia e Lirisë në një deklaratë për mediat, i konsideroi legjitime kërkesat e ngritura nga qytetarët në protestat në Tiranë duke theksuar se shqetësimet e tyre reflektohen në programin që kjo forcë politike ka.
-
-
-
Zvërneci/ Parlamenti Evropian: Autoritetet të vendosin moratorium për ndërtimet në zonat e mbrojtura deri në ndryshimin e ligjit
17 Qershor, 13:26Rama bën publik amendamentin 17, i cili u miratua këtë të mërkurë gjatë votimit të raportit vjetor për Shqipërinë në Parlamentin Europian.
-
Protesta për Zvërnecin, Berisha thirrje pedagogëve dhe studentëve: Bashkohuni dhe ju! Ne nuk do shkojmë me simbolet e partisë
17 Qershor, 13:06Të mërkurën, 81 vjeçari organizoi një takim me departamentin e arsimit në PD ku e cilësoi protestën qytetare një ‘lëvizje të drejtë dhe masive historike” dhe u bëri thirrje studentëve dhe pedagogëve që të angazhohen në mbështetje të saj.
-
-
'Shqipëria dhe Spanja kanë ecur krah për krah', Ferit Hoxha në 40-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike: Mirënjohës për mbështetjen në rrugën drejt BE-së
17 Qershor, 12:25Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme vlerësoi partneritetin mes dy vendeve dhe mbështetjen e Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë.
-
-
'A jemi të sigurt në Vlorë?', Balla publikon mesazhin e emigrantit dhe fton diasporën të vijë për pushime në Shqipëri: Fol shqip, pusho shqip!
17 Qershor, 12:02Për të disatën herë që nga përshkallëzimi i protestave, Balla thekson rëndësinë e turizmit si motor i zhvillimit ekonomik të vendit, duke argumentuar se çdo akt që cenon këtë sektor dëmton të ardhurat, punësimin dhe perspektivën e zhvillimit të Shqipërisë.
-
Protestuesit shkojnë në ‘fan zone-n’ e botërorit/ Reagon Rama: Mendojnë se kanë të drejtë të frikësojnë të tjerët për hir të atdheut (VIDEO)
17 Qershor, 12:08Një pjesë të madhe të fajit, Edi Rama ia faturon internetit si një platformë që ka shërbyer për linçimin e fabrikimin e gënjeshtrave duke manipuluar qytetarët si dhe për rritjen e bullizmit dhe mbështetjen e fushatave të organizuara të damkosjes.
-
Iku nga PS, kërcënohet Koçeku? Mesazh Bajrave: Po më prekët familjen, ju shkatërroj! Avokati i familjes Bajri: S’ke prova! Policia: Nuk ka kallëzim
17 Qershor, 11:23Deputetja Marjana Koçeku e cila u largua nga grupi i PS, lë të kuptohet se ka marrë kërcënime, në një mesazh drejtuar grupit kriminal më bazë në Shkodër, Bajrave. Policia tha për Report Tv se deputetja s'ka bërë asnjë kallëzim. PS: Nuk merremi me deklarata Instagrami, por kushdo që të ndihet i kërcënuar t’i drejtohet policisë.