Politikë
-
Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim zëvendëskryeministrin e Parë dhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.
28 Gusht 2024, 12:55 -
Ministri Vengu: Shlyejmë detyrimet e prapambetura të punonjësve dhe të 3 ish-uzinave të armëve! Ndihmë dhe misioneve ushtarake jashtë vendit
28 Gusht 2024, 12:43Kreu i sektorit të Mbrojtjes doli para medieve, duke folur për vendimet e Këshillit të Ministrave sot. Akti normativ dhe tre vendimet e rëndësishme. Do ringrihet edhe kompania shtetërore e industrisë ushtarake
-
Mandati i Olta Xhaçkës, PS: Në 12 shtator deputetët do të njihen me vendimin e GJK! Asnjë nga raportet nuk është prekur
28 Gusht 2024, 12:29Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, pas mbeldhjes së qeverisë ka folur në një prononcim për media lidhur me mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka.
-
Skandali me mbetjet toksike të Kurum, qeveria: Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, ngarkesa u procesua nga koncesionari! Kompania turke e detyruar të japë shpjegime
28 Gusht 2024, 12:20Pas skandalit me mbetjet toksike të Kurum, qeveria përjashton nga përgjegjësia Portin e Durrësit. Zv.kryeministrja Balluku tha se Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, por përgjegjësinë ia la kompanisë koncesionare, duke thënë se ajo ngarkoi ngarkesën me mbetjet toksike. Balluku s’e përmendi me emër, por EMS Shipping and Trading Gmbh është kompania që menaxhon Portin e Durrësit përmes një koncesioni që nga viti 2013.
-
FOTOT/ Rijetëzimi i Industrisë Ushtarake, ministri Vengu vizitë në Uzinën Mekanike në Gramsh
27 Gusht 2024, 22:39Modernizimi i Forcave të Armatosura, zgjerimi i kapaciteteve dhe zhvillimi i Industrisë Ushtarake janë ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
-
Meta me të rinjtë në Jalë u jep porosinë e gjyshërve: Malet tona më të larta! Do ta bëjmë me çdo çmim 4 milion shqiptarë plus
27 Gusht 2024, 21:43Meta në takimin e Jalës me të rinjtë e LRI nuk la pa përmendur porosinë e gjyshërve për malet e larta.
-
Spiropali pret ambasadorët e Shqipërisë: Diplomacia parlamentare, përparësi e Kuvendit
27 Gusht 2024, 20:34Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, ambasadorin në Hungari, Ilirian Kuka, ambasadorin në Këshillin e Evropës, Dastid Koreshi dhe ambasadoren në Itali, Anila Bitri Lani.
-
-
Ambasadori i BE takon ministrin e Brendshëm: Sundimi i ligjit thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
27 Gusht 2024, 20:18Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxha.
-
Presidenti Begaj apel ambasadorëve dhe konsujve: Qëndroni afër shqiptarëve kudo ku ndodhen! Mbështesni pa kushte Kosovën
27 Gusht 2024, 20:09Presidenti Bajram Begaj u kërkoi sot ambasadorëve dhe konsujve të përgjithshëm të Shqipërisë të qëndrojnë afër shqiptarëve kudo ku ndodhen.
-
-
-
-
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë takon Manjën: Thelbësore zbatimi i reformës në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit
27 Gusht 2024, 17:52Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn.
-
Spahiu replikon me Ben Blushin: Shqipëria vetëm çmimet ka europiane, por standardet afrikane
27 Gusht 2024, 17:47Juristi Kreshnik Spahiu replikoi në distancë me shkrimtarin dhe analistin Ben Blushin që deklaroi se shqiptarët duhen të ndjehen të fyer nga Tanja Fajon. Kjo e fundit theksoi se Shqipëria do të jetë gati për anëtarësim në 2030.
-
Spahiu: BE s’rrezikohet nga emigrimi i 1 milion shqiptarëve, por nga dyndja e 1 miliard afrikanëve, arabëve dhe aziatikëve
27 Gusht 2024, 17:41Spahiu komentoi deklaratat e zëvendëskryeministres sllovene Tanja Fajon në Tiranë një ditë më parë, teksa theksoi se Shqipëria duhet të punojë fort për të qenë pjesë e BE-së.
-
‘Ti e ke në terezi, do e marrësh se je nipi i Taipit’, Meta kujton rrugëtimin politik: U bëra deputet 23 vjeç! Ëndrra ime ishte të bëhesha pedagog
27 Gusht 2024, 16:17Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar në “Podcastin e Lirisë”, ku ka folur për jetën e tij politike. Edhe Ilir Meta filloi bisedat në podcast si kryeministri Rama apo Lulzim Basha, një tjetër kanal komunikimi që po përdoret nga liderët politikë për të përcjellë mesazhet e tyre.
-
'Diplo 2024', Ministri i Jashtëm: Në MEPJ një strukturë e posaçme për shqiptarët në rajon
27 Gusht 2024, 14:51Në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve “Diplo 2024”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte i ftuar në panelin “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit”
-
Superaksion në Australi, 1600 vetë të arrestuar për drogë! Sekuestrohet drogë me vlerë 63 mln dollarë
27 Gusht 2024, 14:21Një superaksion kundër drogës është realizuar në Australi, dhe më shumë se 1600 persona u arrestuan, ndërsa u sekuestrua një sasi droge me vlerë 63 milionë USD. Shefi i inteligjencës një lloj droge e re, Nitazene, po rrezikon shoqërinë më shumë se Fentanili
-
Ministri Hoxha pret Ambasadoren e Kanadasë: Mbështetje për luftën kundër krimit të organizuar, pastrimin e parave dhe trajnimet policore
27 Gusht 2024, 14:12Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot Ambasadoren e Kanadasë, Elissa Goldberg me të cilën bisedoi rreth bashkëpunimit dypalësh, me fokus në çështjet e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.