Politikë
-
26 Janar, 11:13
-
-
-
-
Ceremonia e vitit të ri gjyqësor, Sadushi: Drejtësi e pavarur dhe cilësi! Ministri Lamallari: Llogaridhënie, pavarësia jo me papërgjegjshmëri
26 Janar, 10:43Kryetari Sokol Sadushi tha se drejtësia duhet të jetë e pavarur dhe e përgjegjshme, dy standarde që i theksoi fort. Ulje të dosjeve stok, zbardhje më të shpejtë të vendimeve, më shumë masa ndaj magjistratëve që abuzojnë dhe një ndryshim tërësor kulture ndëshkuese kur bëhet fjalë për masat e sigurisë dhe dënimet, ishin masat e kërkuara nga ministri Lamallari.
-
“Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë”, ministri Lamallari ndan mesazhin e veçantë të pikturës së të dënuarit
26 Janar, 09:45Ministri ka ndarë historinë e Florianit, piktorit që vuan dënimin në Institutin e të Miturve në Kavajë, duke shkruar se në çdo penelatë ka reflektim dhe thirrje për t’u parë si njeri.
-
Erion Braçe publikon videon nga rrugët e shkatërruara në kryeqytet: Në një javë s’kanë ardhur as për t’i parë, jo më për t’i ndrequr!
26 Janar, 09:20Braçe tregon gropat në rrugët “Margarita Tutulani”, “Ndreko Rino”, “Marko Boçari” që vështirësojnë qarkullimin. Deputeti shprehet se e ka kërkuar që në shkurt ndërhyrjen dhe nuk ka ardhur ende askush të paktën për të parë gjendjen.
-
Rama në Izrael: Të palëkundur kundër antisemitizmit! Netanyahu: Dhoma e Tregtisë do çojë përpara lidhjet ekonomike
26 Janar, 07:10Kryeministri Edi Rama u prit nga homologu i tij Benjamin Netanjahu. Pas takimit kokë më kokë, dy kryeministrat zhvilluan një konferencë për shtyp me fokus tek marrëdhëniet dypalëshe për zhvillimin turistik dhe ekonomik të dy vendeve. Kreu i qeverisë së bashku me bashkëshorten e tij viztuan edhe “Murin e Lotëve” në Jeruzalem.
-
Protesta e PD/ Murrizi: Nuk rrëzohet qeveria me fishekzjarre, Rama u votua nga deputetët e opozitës për të përfaqësuar vendin në 'Bordin e Paqes'
25 Janar, 21:58Murrizi thekson se pretendimi për rrëzimin e qeverisë brenda datave 24–25 bie poshtë nga vetë zhvillimet politike, pasi kryeministri Edi Rama mbetet në detyrë dhe madje është votuar më 22 edhe nga disa deputetë të opozitës për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes.
-
Braçe krahason protestën e PD me kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998: 28 vite me zjarr, po e njëjta ndërtesë dhe i njëjti qëllim
25 Janar, 21:12Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është po e njëjta ndërtesë ku janë zhvilluar të dyja ngjarjet dhe i njëjti qëllim për pushtet.
-
Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: Trazira gjatë demonstratës, protestuesit hodhën molotov drejt Parlamentit të Shqipërisë (VIDEO)
25 Janar, 19:56Në një artikull të Skynews, thuhet se protesta e dhunshme e organizuar nga Partia Demokratike u shoqërua me hedhje molotovi ndaj policisë dhe ndërtesës së parlamentit, duke shkaktuar shpërthime.
-
Protesta e dhunshme e PD-së, reagon Braçe: Molotovi është armë vdekjeprurëse, të reflektohet në Kodin Penal!
25 Janar, 18:04Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar të dielën pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike që u mbajt një ditë më parë në kryeqytet, duke e cilësuar përdorimin e bombave molotov si “armë vdekjeprurëse” dhe duke kërkuar që Kodi Penal të trajtojë qartë pasojat që shkaktojnë ato.
-
'Shqipëria Bëhet' proteston më 31 janar, Lapaj nga Berati: Nuk e kam të lehtë të fle në trotuar, por kemi zgjedhur të luftojmë
25 Janar, 17:49Gjatë fjalës së tij, Lapaj e përshkroi kryeministrin si “hajdut” dhe “një njeri që ka frikë nga e vërteta”, duke deklaruar se protesta e thirrur prej tij do të jetë masive dhe e ndërtuar mbi qëndresën qytetare.
-
Anila Skeja kandidon në zgjedhjet lokale në Londër, Balla: Shqiptarët shkëlqejnë kudo!
25 Janar, 17:23Kandidatura e Anila Skejës në një nga këshillat komunalë të Londrës, është përshëndetur të dielën nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili në një postim në rrjetet sociale shpreh krenarinë për komunitetin shqiptar në Angli që prej kohësh ka qenë objekt sulmesh të padrejta dhe lajmesh, sipas tij, të fryra artificialisht.
-
Protesta/ Berisha: Policia agresoi si e droguar qytetarët ‘paqësorë’! Gazi lotsjellës i skaduar, helm luftarak
25 Janar, 14:15Sali Berisha pretendon se ishte policia ajo që dhunoi protestuesit dhe deputetët e Partisë Demokratike ndërsa tha se përdorimi i gazit lotsjellës të skaduar në konventat ndërkombëtare përbën helm luftarak.
-
Partia e Lirisë akuzon qeverinë për dhunë, Tedi Blushi: Protesta jonë leksion demokracie!
25 Janar, 13:38Tedi Blushi i Partisë së Lirisë akuzoi sot Edi Ramën dhe Ilir Prodën se janë përgjegjës për dhunën policore dhe përdorimin e gazit ndaj protestuesve gjatë protestës së opozitës të shtunën në Tiranë. Ai gjithashtu e cilësoi protestën si një leksion demokracie për kryeministrin
-
Rama në Izrael, viziton memorialin e viktimave të Festivalit Nova: Vend që kumbon pa fjalë! Nesër mban fjalim historik në Knesset! Zbardhet axhenda
25 Janar, 12:09Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael për një vizitë pune dy-ditore ku do të takohet me homologun e tij Benjamin Netanyahu si dhe do të mbajë një fjalim në Parlamentin izraelit. Ndalesa e parë për kreun e qeverisë shqiptare ishte në memorialin e Nova Site, aty ku më 7 tetor 2023 grupi terrorist i Hamasit vrau qindra të rinj izraelit që po merrnin pjesë në festivalin muzikor.
-
Partia Demokratike risjell atmosferën e vitit ’98, momenti kur deputetët dhe militantët sulmojnë Komisariatin me dhunë e ofendime (VIDEO)
25 Janar, 11:08Policia shoqëroi dhjetëra të dyshuar si autorë të vandalizimit të pronës publike dhe dhunës ndaj efektivëve. Në mbështetje të paramilitarëve të Berishës, deputetë dhe mbështetës të Partisë Demokratike mësyn me dhunë e ofendime në Komisariatin numër 1 në Tiranë, ku u konfrontuan fizikisht me policinë, të cilët i ofendonin në emër të “të të drejtave kushtetuese që ka deputeti”.
-
Spiropali takohet me presidentin Erdoğan në Stamboll: Marrëdhënia Shqipëri-Turqi, bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes
25 Janar, 10:35Ministrja ndodhet në Stamboll në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan. Sipas saj, kontributi i Turqisë në Ballkanin Perëndimor reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.
-