Politikë
-
Kjo shumë parash, do të investohet në blerjen e armëve apo pajisjeve ushtarake po në Amerikë
19 Qershor, 19:06 -
VKM/ Miratohet në parim marrëveshja Shqipëri-Maqedoni e Veriut për pikat e kontrolleve të përbashkëta kufitare
19 Qershor, 18:59Faza e parë e zbatimit do të nisë në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa më pas sistemi pritet të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
-
Skeda/ Amnistia penale e miratuar në Kuvend, në fuqi nga korriku! Kush përfiton e kush jo
19 Qershor, 16:29Amnistia Penale e votuar me 84 vota mbrëmjen e së enjtes pritet të nisë implementimin gjatë muajit korrik të këtij viti.
-
Protestat për Zvërnecin, PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën: Të japë llogari për kërkesat e protestuesve dhe rezolutën e Parlamentit Europian
19 Qershor, 16:04Sipas Gazment Bardhit kryeministri duhet të informojë Kuvendin mbi masat që ka marrë qeveria për adresimin e çështjeve të ngritura në rezolutë, përfshirë ligjin për investimet strategjike dhe ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, të cilat janë gjithashtu pjesë e kërkesave të protestuesve.
-
‘Zvërneci’/ Spaho: Duar nga jashtë kanë ‘kapur’ protestën për interesa të caktuara! PD po vepron si një rraqe e vjetër, i trembet krijimit të një forcë të re opozitare
19 Qershor, 15:54Për ish-deputetin demokrat Edmond Spaho, protestat që po zhvillohen kundër investimit në Zvërnec, po ndikohen nga elementë nga jashtë Shqipërisë, që kanë interesa të caktuara. Lidhur me reagimin e PD-së për këto protesta, Spaho tha se kjo forcë politike po vepron si një rraqe e vjetër, për t'i futur tubimet 'nën ombrellën' e vet.
-
Hegseth mbajti një fjalim të ashpër kundër vendeve të NATO-s, për të cilin askush nuk ishte në dijeni: edhe Komandanti i forcave amerikane u kap në befasi
19 Qershor, 15:50Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, të enjten më 18 qershor, i qortoi ashpër kolegët e tij nga 31 vendet e tjera të NATO-s, duke shkaktuar habi dhe irritim.
-
Komisioni 'Xhafaj' shqyrton rezolutat për 4 institucionet e pavarura
19 Qershor, 15:01Komisioni Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, kaloi në shqyrtim katër projektrezoluta që lidhen me vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025.
-
Eno Bozdo: Krimi, politika dhe biznesi, kjo është formula që po shkatërron Shqipërinë
19 Qershor, 13:44Nënkryetari i PD-së tha sot se goditja e fundit e SPAK nxjerr në pah problemet e modelit ekonomik të qeverisë Rama
-
Tensionet para selisë së PD gjatë protestës, Berisha: I sponsorizoi Soros! Bojkoti i votimit për amnistinë? Rama u tregua i pabesë
19 Qershor, 13:49Përplasjet e djeshme mes protestuesve që marshonin nga parlamenti në drejtim të kryeministrisë, pranë selisë së PD me simpatizantë të Sali Berishës, ky i fundit i quajti provokim nga grupe të paguara. nga Soros. Ai thotë se pavarësisht kësaj, PD do të vijojë të mbështesë protestën dhe 5 kërkesat e tyre.
-
Gjyqi/ Meta 'sfidon' SPAK-un: Do të thërrasim edhe ne 100 dëshmitarë, mes tyre edhe McGonigal
19 Qershor, 13:21Një ditë pasi SPAK paraqiti listën me 110 dëshmitarë në gjyq, kreu i Partisë së Lirisë paralajmëroI në rrjete sociale se edhe mbrojtja e tij do të kërkojë dhjetëra dëshmi të tjera, përfshirë këtu përfaqësues të kompanive lobuese në SHBA.
-
Pastrimi i parave në ndërtim? Ibrahimaj: Financim nga bankat! ‘Zvërneci’, ministrja: Natyra, arsyeja që investitorët e duan!
19 Qershor, 12:56Delina Ibrahimaj pranoi se ndërtimi është sektor me risk, por nga analizat e bëra rezulton se financohet kryesisht nga sistemi bankar. Ibrahimaj përsëriti se nuk ka ende asnjë projekt për Zvërnecin pasi po punohet mbi të.
-
PS mbledh nesër grupin parlamentar, në fokus integrimi dhe investimi në Zvërnec! Report Tv zbardh axhendën
19 Qershor, 12:22Kryeministri Rama pritet të mbajë fjalën e tij së bashku me kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa deputetët do të kenë jo më shumë se 2 minuta kohë në dispozicion për të diskutime dhe raportime.
-
Protestuesit e përzunë teksa tentoi t'i 'përshëndeste' para Kuvendit, Bido: Ishte grup ndryshe nga ata që mbledhin plehrat pas mitingut! Dhunën s’duhet ta pranojmë
19 Qershor, 11:43Deputeti socialist Ardit Bido ka reaguar pas incidentit të ndodhur një ditë më parë para Kuvendit. Sipas tij protestuesit ndahen në dy grupe: ata që dalin me kërkesa të qarta dhe grupi i dytë janë ata që shkaktojnë trazira.
-
Bruksel/ Nufi në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës: Shqipëria rikonfirmon mbështetjen në përputhje me objektivat e NATO-s
19 Qershor, 10:56Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që u mbajt në Bruksel, ku rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me vlerat dhe objektivat e NATO.
-
Pas 37 ndërhyrjesh, ndërpritet Bordi i Transparencës! Nga sot vendos tregu për çmimin e naftës dhe benzinës
19 Qershor, 09:45Nga sot do të pushojë së funksionuari Bordi i Transparencës për hidrokarburet, i cili ka deri tani ka përcaktuar çmimet tavan të naftës, benzinës dhe gazit që prej nisjes së krizës së luftës në Iran. Ministrja Ibrahimaj e shpjegoi vendimin e qeverisë me stabilizimin e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
-
-
Spahiu: Pse eurodeputetja Ilaria Salis nuk proteston për resortet në Sardenja dhe Pulja, por për Zvërnecin?
18 Qershor, 23:05Duke theksuar se protestat në Shqipëri janë një betejë për sovranitetin popullor, eurodeputetja Salis ka bërë thirrje që Zvërneci "të mos u shitet ‘spekulatorëve Trump-it dhe Kushner-it’".
-
Begaj në Kirgistan, firmoset deklaratë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
18 Qershor, 22:54Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Kirgistan ku u prit nga Presidenti Sadyr Zhaparov. Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
-
-
Protestat për ‘Zvërnecin’/ Basha: Janë marrë peng nga një grup prej 16 vetësh! Pacaj: S’ka projekt për Vjosë-Nartën! Balliu: Shkëlzen Berisha pjesë e ‘Arubës’, lidhje me Ilir Shtufin dhe klanin ‘Osmani’
18 Qershor, 22:27Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, ka deklaruar se 86 hektarë e tokës ku do të kryhet investimi në Zvërnec, është tokë shtetërore, gjë që sipas tij është mbajtur e fshehtë nga kryeministri Rama. Ndërsa deputeti socialist Ermal Paci tha se Rezoluta e PE nuk ishte për Zvërnecin, por për zonën e Vjosë-Nartës, nuk sipas tij nuk ka plan për investime.