Politikë
-
Mbledhja 5 orëshe e Këshillit të Mandateve u mbyll pa konsensus lidhur me afatin e shqyrtimit të provave. Palët kërkuan kohë të njihen me provat e reja të SPAK, të cilën e morën në dorëzim 10 deputetët anëtarë të Këshillit. Opozita kërkoi që Këshilli të mblidhet në fillim të javës, ndërsa PS sugjeroi nisjen e sesionit parlamentar në janar.
19 Dhjetor 2025, 07:12 -
Këshilli i Mandateve do të vendosë për imunitetin e Ballukut/ Duraj: Mund të arratiset! Prençi: Kuvendi t’i bindet kërkesës së SPAK
18 Dhjetor 2025, 22:36Avokati Alban Duraj, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk pritet të heqë dorë nga mbrojtja e ministres Belinda Balluku, ndërsa paralajmëroi se ekziston edhe një skenar që është largimi i saj nga vendi.
-
I dërguari i Trump komenton takimin e Ramës me Thaçin: Kryeministri shqiptar ka të drejtë
18 Dhjetor 2025, 22:18 -
Krijohet Akademia e Pushtetit Vendor, Demo: Ndihmon bashkitë të rriten profesionalisht! Qeveria jep 50% të kostove për 3 vite
18 Dhjetor 2025, 21:48Akademia e Pushtetit Vendor që do të shërbejë për të trajnuar punonjësit e bashkive në çdo nievl, me qëllimin për të rritur kapacitet profesionale të tyre pritet të nisë zyrtarisht nga puna. Për ngritjen e kësaj akademie firmosën një marrëveshje të përbashkët Ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo dhe Kryetarja e Shoqatës Kombëtare të Bashkive, Emiriana Sako.
-
Rama takoi Hashim Thaçin në Hagë, djali i ish-presidentit të Kosovës: Shembull i atdhedashurisë, dëshmoni se bashkë jemi më mirë
18 Dhjetor 2025, 20:09Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi, ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij dhe të nënës ndaj kryeministri Rama, duke vlerësuar jo vetëm fjalët, por edhe veprimet e tij. Endrit Thaçi i ka quajtur ato shembull të atdhedashurisë dhe përparimit.
-
Rikthimi i Ballukut në detyrë nga Kushtetuesja, 'Lëvizja Bashkë' protestë para Kuvendit (VIDEO)
18 Dhjetor 2025, 19:13Mbështetësit e Lëvizjes Bashkë mbanin pankarta në duar, ku shkruhej: “Gjenerali i ushtrisë së burgosur”, duke iu referuar kryeministrit Rama, apo dhe të tjera, si: “Rama dhe Balluku na vodhën festat”.
-
Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë, na jepni një vend në tryezë!
18 Dhjetor 2025, 19:15Rama e ka vendosur vitin 2030 si objektiv për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, me synimin që negociatat të mbyllen deri në fund të vitit 2027; një ambicie që kundërshtarët e tij e quajnë “krejtësisht jorealiste”, por sipas The Observer, “lideri 2 metra i gjatë” duket i vendosur të bëjë gjithçka që duhet.
-
Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6! PD: S'ka patur një detyrë të tillë, por është vetëpërjashtuar pas Foltores në Elbasan
18 Dhjetor 2025, 19:18Reagimi i Partisë Demokratike është kontradiktor me një deklaratë të bërë nga kryedemokrati më 4 dhjetor para Kuvendit, ku tha se Salianji është ngarkuar të zhvillojë analizën elektorale të partisë në Kombinat, zonë që përfshihet në Njësinë Administrative numër 6 të Tiranës.
-
35-vjetori i themelimit të degës PD në Kavajë, Berisha ultimatum Ramës: Mos pengo drejtësinë të hetojë hajdutët e qeverisë! Jep dorëheqjen
18 Dhjetor 2025, 18:50Sali Berisha nga Kavaja, tha se mazhoranca ka tentuar këto vite të zhdukin pluralizmin politik dhe Partinë Demokratike, por sipas tij demokratët ja kanë dalë të qëndrojnë të fortë.
-
Betimi i Endri Shabanit “déjà vu” i atij të Arta Markut 8 vite më parë: Nuk ndryshojnë flakadanët, kaosi, ‘të dalluarit’ dhe 'dëmi' ndaj Kosovës (VIDEO)
18 Dhjetor 2025, 18:28Opozita ripërsërit historinë e 8 viteve më parë kur Arta Marku u betua si Kryeprokurore. Flamur Noka në tabelën 'e nderit' për sulmet. Opozita i qëndron besnike goditjes së kryeparlamentarit
-
Dhuna e Partisë Demokratike në Kuvend, Shehi: Zhurmë dhe skenë e përsëritur që nuk ka rezultat
18 Dhjetor 2025, 18:26Kreu i LZHK-së thotë se opozita shqipatare duhet t’i investojë më së shumti përpjekjet e saj për ndryshimin e ligjit elektoral, që sipas Shehit favorizon fillimisht partinë në pushtet, por edhe partinë opozitare më të madhe në vend, duke zhvlerësuar votueshmërinë e partive të reja e të vogla.
-
Do arrestimin e Ballukut, Report Tv siguron relacionin e SPAK: Presion dëshmitarëve! E pandehur për Llogaranë, në hetim për 7 lotet e Unazës, e dyshuar dhe në 3 tendera
18 Dhjetor 2025, 17:27Zv. Kryeministrja Belinda Balluku dyshohet se ka manipuluar të paktën 11 tendera me vlerë 1.2 miliard euro, ka bërë presion dëshmitarëve dhe rrezikon të bëjë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj. Argumentet i rendit SPAK në relacionin e dorëzuar në Kuvend për imunitetin e Ballukut, të cilin Report Tv e ka siguruar. Mes tenderave për të cilat Balluku dyshohet është edhe koncesioni për ndërtimin i rrugës Thumanë-Kashar 245 mln euro.
-
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton buxhetin 400 mln euro pa praninë e Veliajt, PD: S’ka legjitimitet! 29 amendamentet e opozitës nuk hidhen në votim
18 Dhjetor 2025, 17:11Këshilli Bashkiak e miratoi buxhetin e vitit të ardhshëm me vlerë 400 milionë euro, pa prezencë të kryetarit, Erion Veliaj, të cilit SPAK ia refuzoi kërkesën për të qenë u pranishëm. Këshilltarët e opozitës hodhën dyshime për ligjshmërinë e këtij miratimi, ndërsa 29 amendamentet e tyre nuk u hodhën fare në votim.
-
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat 3-vjeçar! Ishte e vetmja kandidate në garë
18 Dhjetor 2025, 16:15Gjyqtarja Papajorgji ishte kandidatura e vetme për këtë pozicion. Vakanca për kryetaren e GJK-së u krijua pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt, në mars të këtij viti.
-
Braçe krahason protestat e opozitës me revoltën e 14 shtatorit 1998: A do të bëhet ndonjëherë normal ky vend?
18 Dhjetor 2025, 15:29Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe ironizon duke thënë se 'Bulevardi i Dëshmorëve' është restauruar në studiot më të mira, ndërsa personazhet e filmit duken “si të gjallë” pas restaurimit, duke ndarë një foto nga revolta e 14 shtatorit dhe një foto nga Kryeministria ku nuk ka asnjë protestues..
-
Hasimja për Report TV: Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen! PD nuk arrin ta kapitalizojë situatën
18 Dhjetor 2025, 15:07Në një intervistë për Report TV, politologu Ermal Hasimja komentoi kaosin e shkaktuar nga PD në Kuvend duke thënë se reagimi i dhunshëm i PD-së erdhi nga efekti Salianji. "Shqetësimi ynë kryesor është çfarë duhet të bëjë opozita për të çuar nivelin e përfaqësimit të pakënaqësisë popullore deri tek përmbysja e qeverisë. Berisha dhe Salianji kanë fatet e tyre politike dhe janë zotër të vetes së tyre” tha Hasimja.
-
VIDEO/ Po filmonte kaosin në Kuvend, Berisha bëhet lëmsh dhe ‘merr në mbrojtje’ Ballën: Kriminel, larg duart nga Taulanti
18 Dhjetor 2025, 14:47Kryetari i PD-së Sali Berisha vendosi të bënte “kameramanin” gjatë tensioneve në seancën e sotme plenare në Kuvend.
-
Kaosi në Kuvend, PS me ‘dorë të hekurt’, kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës! Mes tyre Berisha, Bardhi e Noka
18 Dhjetor 2025, 14:40Socialistët kërkojnë përjashtim të 29 deputetëve të cilët u përfshinë në skenarin e kaosit këtë seancë, nga 10 deri në 60 ditë. Zëdhënësja e grupit të PS-së, Erjona Ismaili, tha se aktet e dhunës në sallë ishin të mirëorganizuara nga drejtuesit e PD-së, vetë kryetari Sali Berisha, Flamur Noka, Gazmend Bardhi dhe 4 deputetë të tjerë.
-
Kaos, përplasje fizike dhe flakadanë....seanca plenare përmes fotove
18 Dhjetor 2025, 13:37 -