Kundërshtimit të protestuesve te kryeministria për platformën “Besa”, Taulant Balla u është përgjigjur se nuk ka lidhje me ta, por me flamingot. Shefi i grupit të PS thotë se s‘duhet të lodhen kot pasi nuk është për sorrat e korbat që shajnë në kor apo hedhin vezë urrejtjeje drejt Kuvendit.

“Sorrat këtu poshtë në bulevard mes Kryeministrisë dhe Kuvendit të mos lodhen kot duke krrokitur e refuzuar BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ju. BESA lindi si një reflektim mbi mësimet e marra nga Bulevardi i Flamingove dhe i drejtohej atyre, flamingove, aspak drejtuar sorrave dhe korbave që mblidhen çdo natë në bulevard për të sharë në kor apo sa herë ka seanca parlamentare rrotull Kuvendit për të hedhur vezët e urrejtjes së tyre”, shkruan Balla krah një videoje të ndarë në rrjetet sociale.

Në sfond, videoja shoqërohet nga një tingull si i korbave.

P.J/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38

    Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?