Në Kuvend ka nisur shqyrtimi për marrëveshjen e huasë direkte midis Shqipërisë dhe SHBA-ve për financim të jashtëm ushtarak prej 302 milionë dollarësh.

Shefi i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se marrëveshja është dëshmi e besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Ajo parashikon investime për mbrojtjen edhe në kuadër të angazhimit që Shqipëria ka ndaj NATO-s. Vendi ka 48 muaj kohë për të aktivizuar fondet dhe 12 vjet për ta shlyer. Kredia ofron mundësi periudhe 'grace' deri në një vit dhe të drejtën për parapagim pa penalitete.

Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë, me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare të vendit që konfirmon fuqishëm marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me SHBA-të. Është dëshmi konkrete e besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Shqipëria ka një angazhim të shtuar në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Shqipëria mbështet objektivin e ri për të arritur objektivin 5% të NATO-s. Siguria dhe mbrojtja janë prioritete strategjike. Ky financim do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, pajijsje dhe shërbime të mbrojtjes sipas standardeve më të larta të NATO-s. Financimi do të disbursohet gradualisht sipas nevojave konkrete të Ministrisë së Mbrojtjes. Shqipëria do të ketë 48 muaj për aktivizimin e fondeve, afat deri në 12 vjet. Çdo përdorim i fondeve do të miratohet nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes duke garantuar transparencë të plotë”, tha Balla.

Ndërsa për Gazment Bardhin, opozita nuk është vendosur në dijeni të marrëveshjes dhe procedura e ndjekur është në shkelje të Kushtetutës. 

“Kushtetuta për ju është firma e Edi Ramës, për ne është kontrata që kemi lidhur me qytetarët shqiptarë. Na foli për marrëveshje historike, keni pasur 14 vite kohë për të plotësuar buxhetin e sigurisë, na flet ti ne që s’kuptojmë marrëveshjen? Kur e quaje NATO-n natë, grupi këtej firmoste anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Më pak se 2% është buxheti i mbrojtjes së Shqipërisë në shkelje të angazhimit në NATO ndërkohë që Rama mburret publikisht duke gënjyer. Qeveria po përpiqet të korrigjojë me nxitim dëmin që i shkakton besueshmërisë së Shqipërisë. Ne nuk e disponojmë marrëveshjen, s’na është vënë në dispozicion. Marrëveshja është e mirëpritur sepse Shqipërisë i duhen investime të tilla. Reagimi është i vonuar”, tha Bardhi.

Pas tij, Sali Berisha tha se nuk votojnë procedura antikushtetuese. 

Peleshi tha se çdo deputet duhet të informohet mbi marrëveshjen dhe ta lexojë plotësisht atë kundrejt firmosjes së një deklarate konfidencialiteti.

Me 75 vota pro dhe kundërshtime nga deputetë të opozitës që u dyndën te foltorja, u miratua futja me procedurë të përshpejtuar në Kuvend. Gjatë kësaj kohe marrëveshja do të kalojë per shqyrtim në një mbledhje të përbashkët mes komisionit të sigurisë dhe Ekonomisë. Pas miratimit në komision, kalon për votim në seancë plenare.

Seanca për miratimin e marrëveshjes do të mbahet në orën 15:00.

Projektligji për marrëveshjen e huasë me SHBA-të

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:09
Futet me procedurë të përshpejtuar huaja 302 mln $ nga SHBA për pajisje ushtarake, Berisha: Antikushtetuese, nuk e votojmë

1785142820_berisha.JPG

Marrëveshja për kredi 302 mln $ nga SHBA u fut në diskutime me procedurë të përshpejtuar. Sali Berisha akuzoi se kjo prpcedurë po bëhet në kundërshti me Kushtetutën dhe se PD nuk do ta votojë.

“Është akt i turpshëm i Ramës, i cili një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje, për çka PD është mirënjohëse, do me çdo kusht ta kalojë me procedurë jo kushtetuese. Ka një përcaktim kushtetues e cila nuk lejon votimin me procedurë të përshpejtuar pa një afat minimal një javor. Kërkon ët dhunojë kush dhe të para si flamurtar për plotësimin e buxhetit të NATO-s. Ne nuk votojmë në procedura anti kushtetuese. Ne jemi pro kredisë, por në kërkojmë që kjo procedurë të bëhet në përputhje me kushtetutën dhe jo vullnetin antikushtetues të Ramës. Qeveria e SHBA e ka dorëzuar në qeverinë shqiptare këtë marrëveshje muaj më parë. Kaloi në qeveri me 20 e ca qershor dhe e mbajtën nga 20 e ca qershori për ta sjellë në kuvend me 24 korrik dhe për ta kaluar me çdo kusht me procedurë të përshpejtuar. Grupi i PD ofroi propozimin e saj për të ndjekur rregullin kushtetues, në mënyrë që kuvendi të mblidhet dhe të enjten. Rëndësi ka që në mënyrë absolute nuk votojmë në procedura antikushtetuese”, tha Berisha.

Ora 10:57
Huaja 302 mln $ nga SHBA, Bardhi: Opozita s'e disponon marrëveshjen! Jemi pro, Shqipërisë i duhen këto investime

Gazment Bardhi pretendoi se opozita nuk është vënë në dijeni të marrëveshjes së huasë prej 302 mln $ nga SHBA dhe nuk e disponon. Ai tha se Kushtetuta detyron shpërndarjen te deputetët, por kjo s'ka ndodhur. Shefi i grupit të PD tha se marrëveshja është e mirëpritur, por nënvizoi se qeveria nuk ka përmbushur dot angazhimin për sigurinë si vend anëtar i NATO-s.

“Kushtetuta për ju është firma e Edi Ramës, për ne është kontrata që kemi lidhur me qytetarët shqiptarë. Na foli për marrëveshje historike, keni pasur 14 vite kohë për të plotësuar buxhetin e sigurisë, na flet ti ne që s’kuptojmë marrëveshjen? Kur e quaje NATO-n natë, grupi këtej firmoste anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Më pak se 2% është buxheti i mbrojtjes së Shqipërisë në shkelje të angazhimit në NATO ndërkohë që Rama mburret publikisht duke gënjyer. Qeveria po përpiqet të korrigjojë me nxitim dëmin që i shkakton besueshmërisë së Shqipërisë. Ne nuk e disponojmë marrëveshjen, s’na është vënë në dispozicion. Marrëveshja është e mirëpritur sepse Shqipërisë i duhen investime të tilla. Reagimi është i vonuar”, tha Bardhi.

Ora 10:45
302 mln $ hua nga SHBA, Balla: Marrëveshje historike, konfirmon besimin e SHBA-ve! Siguria dhe mbrojtja, prioritete strategjike

 

Shefi i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se marrëveshja e huasë prej 302 mln $ është dëshmi e besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Ajo parashikon investime për mbrojtjen edhe në kuadër të angazhimit që Shqipëria ka ndaj NATO-s. Vendi ka 48 muaj kohë për të aktivizuar fondet dhe 12 vjet për ta shlyer.

“Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë, me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare të vendit që konfirmon fuqishëm marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me SHBA-të. Është dëshmi konkrete e besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Shqipëria ka një angazhim të shtuar në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Shqipëria mbështet objektivin e ri për të arritur objektivin 5% të NATO-s. Siguria dhe mbrojtja janë prioritete strategjike. Ky financim do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, pajijsje dhe shërbime të mbrojtjes sipas standardeve më të larta të NATO-s. Financimi do të disbursohet gradualisht sipas nevojave konkrete të Ministrisë së Mbrojtjes. Shqipëria do të ketë 48 muaj për aktivizimin e fondeve, afat deri në 12 vjet. Çdo përdorim i fondeve do të miratohet nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes duke garantuar transparencë të plotë”, tha Balla.