Politikë
-
Roli i Sali Berishës, kriza në Partinë Demokratike dhe mungesa e një strategjie të qartë në protestat e tij anti-qeveritare ishin në qendër të debatit të së mërkurës në emisionin Studio Live në Report TV, ku u analizua përse opozita vijon të mbetet e përçarë dhe pa drejtim të qartë politik.
15 Prill, 18:53 -
Rama vizitë në Itali, takohet nesër me kryeministren Giorgia Meloni
15 Prill, 18:46Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim ditën e nesërme në Itali me homologen Giorgia Meloni. Shefi i Qeverisë shqiptare do të pritet nga Meloni në 'Palazzo Chigi' në orën 15:00.
-
Ministri Nufi takon homologun kroat në Zagreb: Thellojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
15 Prill, 18:18Ministri Nufi u shpreh se në këtë frymë, paqja mbetet themeli i çdo angazhimi, duke shtuar se Shqipëria luan dhe do të vijojë të luajë një rol aktiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal, duke forcuar marrëdhëniet me aleatët dhe duke thelluar koordinimin me Brukselin, në funksion të një rajoni më të sigurt dhe një të ardhmeje të përbashkët euro-atlantike.
-
Ministrja Sala takohet me Komisionerin e BE-së Oliver Varhelyi në Bruksel: Vijojmë reformat për standardet europiane në shëndetësi
15 Prill, 18:05Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Komisionerin për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, ku në fokus ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
-
Balla takim me përfaqësues të diasporës shqiptare të Emilia Romagna-s në Itali: Së shpejti një shkollë shqipe në Bolonja
15 Prill, 17:51Balla njoftoi se një vëmendje e veçantë i’u kushtua nismave në fushën e arsimit, me fokus ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe tek brezat e rinj. Në këtë kuadër, sipas tij u bë e ditur se në fillim të muajit qershor pritet të zhvillohet një vizitë në Emilia Romagna ku do të promovohet nje tjetër shkollë shqipe në qytetin e Bolonjës.
-
Shehaj në Bruksel me shefen e PPE: Drejtësia dhe lufta ndaj korrupsionit, themeli i integrimit në BE
15 Prill, 17:04Shehaj theksoi se fundi i pandëshkueshmërisë është thelbësor si për të ardhmen e Shqipërisë, ashtu edhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Sipas tij, drejtësia dhe lufta reale kundër korrupsionit mbeten kushte themelore për rrugën europiane të Shqipërisë.
-
Nufi takon kreun ushtarak të NATO-s në Bruksel, diskutime për Kosovën dhe projektet strategjike
15 Prill, 15:29Nufi gjithashtu ka rikonfirmuar se Shqipëria mbetet e angazhuar fort në Aleancën Euroatlantike, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.
-
Djegia e pallatit në Tiranë, PD: Pasojë e ndërtimeve pa standarde e pa kontroll
15 Prill, 14:58Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari thotë se edhe ndërtimet e mbingarkuara rrisin rreziqet për sigurinë urbane, ndërsa thotë se përgjegjës është direkt kryeministri Rama.
-
Të drejtat e shqiptarëve në Serbi, Ministri Hoxha takon Shaip Kamberin dhe Enkel Rexhepin: Do t’i mbrojmë sipas standardeve ndërkombëtare
15 Prill, 14:53Në takimin e përzemërt, Ministri Hoxha theksoi nevojën për adresimin konkret të çështjeve që prekin komunitetin shqiptar, si në nivel lokal, ashtu edhe në forume ndërkombëtare.
-
Integrimi, Dhuka: Kemi nevojë për eksperiencën e diasporës! Jaupaj: Keni sjellë modelet më të mira të ekonomisë
15 Prill, 14:56Procesi i integrimit ka nevojë edhe për rolin e diasporës, tha ministrja e Shtetit Majlinda Dhuka në ditën e tretë të Samitit të Diasporës që po mbahet në Tiranë. Në fazën ku është vendi, Dhuka tha se eksperienca e emigrantëve, imazhi dhe zëri i tyre ka një rol të pazëvendësueshëm në këtë proces.
-
-
Begaj takim me Presidenten Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq: Solidariteti dhe ndihma për shoqërinë janë vlera universale
15 Prill, 14:32Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Kate Forbes, Presidente e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
-
Balla: Kamza, model transformimi! Investime të mëdha në ujësjellës dhe energji
15 Prill, 13:15Balla theksoi se Kamza ka pësuar një transformim të madh krahasuar me vitin 2019, duke u kthyer në një nga bashkitë model për zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
-
Ligji për portet turistike, BE reagon për Report Tv: Kujdes nismat që bien ndesh me angazhimet ndaj Brukselit
15 Prill, 13:03Delegacioni i Bashkimit Europian paralajmëron se ligjin për investitorët strategjikë “Shqipëria pritet ta shfuqizojë si pjesë e hapave të Agjendës së Reformave dhe në kuadër të kushteve përmbyllëse për Kapitullin 27.”
-
Diskutimet për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit/ PS bën hapa pas: Nuk miratohen pa u zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese
15 Prill, 12:58PS në Parlament ka bërë një hap pas, duke siguruar se nuk do të bëjë asnjë ndryshim në rregulloren e parlamentit pa u zbardhur vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë në këshillin për rregulloren në parlament nisën diskutimet për këto ndryshime që PD i kundërshton.
-
-
-
Zjarri te ‘Arlis’, Rama: Të dhënat paraprake tregojnë se shkaku i zjarrit nuk ka lidhje me vetë ndërtimin! Godina do rindërtohet nga firma
15 Prill, 10:29Edi Rama shkruan se godina e shkrumbuar do të rindërtohet nga vetë ndërtuesi. Ai u bën thirrje qytetarëve që të sigurojnë shtëpitë e tyre.Rama thotë se nga të dhënat paraprake zjarri nuk ka ardhur si pasojë e ndërtimit apo punimeve të godinës.
-
-