Politikë
-
Vetëm tre ditë nga nisja e sesionit të ri parlamentar, Rama ia bëri të qartë opozitës së nuk do t’ia lejojë më sjelljen e deritanishme në Kuvend. Ai paralajmëroi ndryshime në rregullore për të ndaluar siç tha ‘pengmarrjen’ e Kuvendit me procedurë dhe rrugaçëri. Në mbledhjen e Grupit të PS në pallatin e Brigadave, Rama kërkoi punë më të madhe nga ligjvënësit socialistë në një kohë që e cilësoi të reformave të mëdha për integrimin.
16 Janar, 06:58 -
VKM/ Pozicioni vakant i inspektorit të përgjithshëm, kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit
15 Janar, 18:26Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës hap aplikimin brenda 15 ditëve nga krijimi i pozicionit vakant. Pas dorëzimit të aplikimeve, shqyrtimit të tyre dhe fazës së intervistave, dorëzohet një listë përfundimtare e të kualifikuarve. Këshilli i Ministrave emëron inspektorin e propozuar nga titullari i institucionit.
-
VKM/ Marjeta Përlala emërohet drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
15 Janar, 18:02Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Marjeta Përlalës si drejtoreshë të Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
-
Spiropali nderohet me Urdhrin e Princeshës Olga nga Zelensky: Përgjegjësi dhe nder! Presidenti: Sinjal mbështetjeje! Forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve
15 Janar, 17:38Ministrja është nderuar me Urdhrin e Princeshës Olga të Klasit I nga presidenti Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së saj në Kiev. Presidenti Zelensky vlerësoi vizitën e saj dhe shprehu mirënjohjen ndaj Shqipërisë për mbështetjen kundrejt Ukrainës. Gjithashtu, u njoftuan pikat e përforcimit të bashkëpunimit mes vendeve.
-
Rreziku nga paratë e pista përmes ‘filantropisë’, draft i ri ligjor për donacionet! Asnjë lek nga të dënuarit, ‘kumari’ dhe bizneset e duhanit e alkoolit
15 Janar, 17:17“Skaner” të milionave që qarkullojnë si donacione dhe sponsorizime në Shqipëri. Qeveria ka gati projektligjin e ri që synon të ndajë filantropinë e pastër nga tentativat për pastrim parash dhe ndikim të paligjshëm. Projektligji i hedhur për konsultim publik dhe i propozuar nga dy ministri, ajo për Administratën publike dhe Antikorrupsionin dhe e Kulturës, Turizmit dhe Sportit, premton transparencë për çdo qindarkë që hyn në sektorët publikë.
-
Pas qeverisë, Rama mbledh nesër grupin parlamentar! Të shtunën thërret kryetarët e bashkive në Golem
15 Janar, 17:09Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme në Pallatin e Brigadave grupin parlamentar të PS-së. Të shtunën Rama ka thërritur në Golem kryetarët e bashkive.
-
Më 19 janar rikthehet Parlamenti/ PD mbylli vitin me bojkot, PS me paralajmërime! 2 reforma në vështirësi
15 Janar, 15:22Kuvendi do të rikthehet në punën ditën e hënë, por klima e tensionuar politike vë në vështirësi dy reformat më të rëndësishme, atë zgjedhore dhe territorialen. Bojkoti i opozitës bllokon mazhorancën, por kjo e fundit paralajmëron se do të zhbëjë me votë formulën e barazisë në 2 komisionet e posaçme, për të ecur e vetme përpara.
-
-
Kompleks studentor në Tiranë e në Durrës, Rama: Ndihmojmë studentët për qeratë e larta
15 Janar, 14:54Në fjalimin e tij, Rama tha se ky kompleks do të zgjidhë edhe një nga problemet që kanë studentët, sic janë qeratë e shtrenjta në kryeqytet.
-
Rruga drejt BE/ Rama takim me rektorët: Do të rishikohet ligji për arsimin e lartë! Sfidë ndërkombëtarizimi i universiteteve, gati financimet për kampuse të reja
15 Janar, 14:46Ligji për arsimin e lartë në Shqipëri pritet të rishikohet së shpejti. Kryeministri Rama tha në konferencën me rektorët e universiteteve se drafti I ri do të hartohet me kontributin dhe ekspertizën e Institucioneve të Arsimit të Lartë. Sfidë për Universitetet tha se mbetet ndërkombëtarizimi.
-
‘Zgjedhjet u vodhën, por dhe opozita bëri gabime’! Lefter Maliqi: Mbështes lëvizjen e Salianjit, PD ka nevojë për riogranizim
15 Janar, 13:46Ish deputeti Lefter Maliqi u shpreh se një ndër gabimet e PD, ishte futja në zgjedhje me lista të mbyllura. Sipas tij, në protestën e radhës PD nuk duhet të mbajë vetëm fjalime e të ndezë dritat e celularëve, por të ngrejë çadra apo të rrethojë Kryeministrinë, derisa vendi të kalojë në qeveri teknike.
-
Jep dorëheqjen kryeinspektori i përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari
15 Janar, 13:50Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen Kryeinspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qëndror, Shkëlqim Hajdari, i cili e mbante këtë detyrë që prej vitit 2016.
-
Partia e Lirisë fajëson qeverinë për përmbytjet, Xhixho: Jeton në luks por asnjë mbështetje reale për banorët!
15 Janar, 13:00Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, tha të enjten se banorët e prekur nga përmbytjet e fundit janë lënë pa ndihmë reale nga shteti. Sipas saj, qeveria ka shmangur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për të mos u dhënë dëmshpërblim të plotë ndërkohë që vetë jeton në luks.
-
Spiropali vizitë në Kiev, pritet nga ministri ukrainas Andrii Sybiha! Zhvillojnë homazhe pranë Murit të Kujtesës
15 Janar, 12:57Ministrja Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kiev, për të rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën. Ajo është pritur nga homologu Andrii Sybiha dhe sëbashku kanë zhvilluar homazhe pranë 'Murit të Kujtesës'.
-
'Durana Tech Park, evazion fiskal i qeverisë'! Enno Bozdo shkresë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave: Duhet transparencë
15 Janar, 12:46Opozita akuzon qeverinë për një skemë të pastër evazioni fiskal me projektin e Parkut Virtual Teknologjik “Durana”.
-
Ministri Salla në Berlin: Bashkëpunimi me Gjermaninë, mbështetje e qëndrueshme për bujqësinë shqiptare
15 Janar, 12:22Ministri Salla u mirëprit në një takim nga Ministri Federal i Bujqësisë, Ushqimit dhe Identitetit Rajonal i Gjermanisë, Alois Rainer. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe zhvillimit rural.
-
FRESSH feston 34-vjetorin, Taulant Balla: Shkollë politike dhe rreze shprese për të rinjtë shqiptarë
15 Janar, 11:19Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përkujton 34-vjetorin e krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESSH), duke e cilësuar atë si organizatën më të madhe politike rinore në vend dhe një shkollë të vërtetë politike për breza të rinjsh.
-
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi takim me Presidentin e Senatit Italian: Shqipëri-Itali partneritet strategjik për të ardhmen evropiane
15 Janar, 11:05Niko Peleshi, shprehu mirënjohjen e shqiptarëve për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në zhvillimin, demokratizimin dhe progresin e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ynë ka zgjedhur një destinacion të vetëm strategjik për të ardhmen, familjen europiane.
-
Ish-këshilltari i Trump i pret shpresat Berishës: Vendimet për shpalljet 'non grata' merren mbi baza faktike dhe gjeopolitike, jo si rezultat i lobimeve
15 Janar, 10:35John Bolton 'i ka prerë shpresat' Sali Berishës me deklaratat e tij se vendimet e SHBA për shpalljet 'non grata' merren mbi baza faktike e gjeopolitike dhe jo si rezultat i lobimeve.
-
SHBA ‘ngriu’ vizat e emigracionit, Spiropali i përgjigjet opozitës: Shpifni sikur Trump ka futur Shqipërinë në listën e zezë, askush nuk ndalohet të udhëtojë si turist e student (VIDEO)
15 Janar, 09:56Vendimin e DASH për të pezulluar e shqyrtimin e aplikimit të vizave nga 75 vende, përfshirë Shqipërinë, opozita në Tiranë e lexoi si një masë të marrë për shkak të ‘narko shtetit’ të Ramës. Por, qeveria socialiste iu përgjigjet duke thënë se po shpifin, pasi ky vendim nuk targeton Shqipërinë, por vjen si masë e DASH për të kufizuar abuzimet me avantazhet që ofron sistemi amerikan i migracionit.