Politikë
-
Në një kohë që Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim për shkarkimin e tij, presidenti Meta ka publikuar përgjigjet e 72 pyjeteve ku vijon sulmin e akuzat ndaj Kuvendit për shkelje të procedurave e afateve dhe ndaj qeverisë për kapje të shtetit. Lidhur me akuzat për korrupsion të Yuri Kim Meta thotë se ka njoftuar qeverinë amerikane.
8 Shkurt 2022, 08:55 -
Shkarkimi i Metës, Braimllari: Kur Kuvendi falsifikon provat për Presidentin, imagjinoni se çfarë bën me tenderat
7 Shkurt 2022, 22:53Në një intervistë për "5 pyetjet nga Babaramo" për Report Tv, Braimllari tha se të 3-ja seancat në Kushtetuese treguan vetëm që Kuvendi ka manipuluar faktet dhe se kur e bënë këtë gjë me Presidentin dhe ia dërgon dokumentet e falsifikuara organit më të lartë në vend gjykatës Kushtetuese, atëherë mund të bëjë çdo gjë lidhur me procedurat e tenderave apo PPP, që sipas tij janë denoncuar vazhdimisht nga LSI .
-
Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë', Enno Bozdo: E rëndësishme, krijimi i një fronti të gjerë opozitar! Roli i fundit i Berishës në karrierën e tij, promovimi i një gjenerate të re në PD për t'u përballur me Ramën
7 Shkurt 2022, 22:09Në lidhe me situatën në PD, për Bozdon partia ka nevojë për një brez të tretë në krye të saj që e tejkalon Berishën apo Bashën. Sipas tij, roli i fundit i Berishës në karrierën e tij politike është promovimi i një gjenerate të re në PD për t'u përballur me Ramën. Për Bashën, Bozdo u shpreh se po mbanë pa të drejtë vulën dhe selinë e PD.
-
Berisha: Kishte një skenar për të bërë Bashën President në vend të Metës! Herët ose vonë dosja e lobimit rus ndaj 'Lul Bravës' do hapet nga FBI
7 Shkurt 2022, 21:41Sali Berisha thotë se ka pasur një skenar të Edi Ramës dhe disa ndërkombëtarëve për të bërë President të Republikës, Lulzim Bashën në vend të Ilir Metës. Lidhur me shkarkimin e presidentin Ilir Meta, Berisha e konsideroi të papranueshëm.
-
-
-
-
-
-
Pritet vendimi për shkarkimin, Meta presion 'Kushtetueses': S'shpëtoni dot nga llogaridhënia! Mprehja e sfurqeve? E provokuar nga PS! Me metaforat të merren gjuhëtarët, jo Kushtetuta
7 Shkurt 2022, 20:06Kërcënime ndaj Gjykatës Kushtetuese, akuza ndaj diplomatëve të huaj e 'sqarime' për deklarata e forta para zgjedhjeve të 25 prillit ishin disa nga përgjigjet e Presidentit Ilir Meta sot para mediave. Meta nuk harroi t'i kujtonte Gjykatës Kushtetuese se do të japë llogari për vendime jo të drejta, ndërsa disa diplomatë të huaj i akuzoi se kanë vënë publikisht në diskutim dekretet e tij.
-
Habit Gjikondi në Report Tv: Meta do shkarkohet dhe do shpallet 'non grata', e pret burgu i Reçit! Duraj: Padia ndaj Kuvendit nuk zgjidh asgjë
7 Shkurt 2022, 19:45Juristja Brisida Gjikondi deklaroi se Presidenti Ilir Meta do shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa hapi i dytë do jetë shpallja ‘non grata’ dhe hapi i tretë do jetë burgu i Reçit. Jursiti Alban Duraj tha se prisnin më shumë nga ‘Kushtetuesja’ ndërsa shtoi se tejzgjatjet për të marrë një vendim janë të panevojshme.
-
Këshillimi Kombëtar, Rama sqaron krtikët: T'ia lëmë kohës sa seriozisht e kemi! Kur ka bërë vaki më parë që qeveria t’i pyesë qytetarët e këtij vendi
7 Shkurt 2022, 19:28Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur të gjithë mosbesuesve në lidhje me këshillimin kombëtar nëse do të merret apo jo parasysh mendimi i tyre.
-
Lorenc Vangjeli: Basha mund të tërhiqet nga zgjedhjet e 6 Marsit
7 Shkurt 2022, 18:50Për analistin Lorenc Vangjeli, mundësia që Lulzim Basha të tërhiqet nga zgjedhjet lokale të 6 Marsit është e lartë. Ai tha në ‘Kontrast’ për Report TV se beteja kryesore e kreut të PD-së nuk është me Edi Ramën, por me Sali Berishën.
-
Patozi në Kontrast: Meta do të ruajë kultin e pandëshkueshmërisë, po përfiton nga pasiguria e 'Kushtetueses'! Prova pse ai është drejt shkarkimit
7 Shkurt 2022, 18:26Për kreun e Bindjes Demokratike, mazhoranca por edhe vetë Ilir Meta nuk janë të interesuar për shkarkimin e kreut të shtetit nga Gjykata Kushtetuese. Për ‘Kontrast’ në Report TV, Astrit Patozi tha se Meta kërkon të ruajë kultin e pandëshkueshmërisë në politikë dhe për këtë arsye aq më pak ai vetë do të donte të bëhej shembull.
-
Shkarkimi i Metës, Presidenca publikon dokumentet: Si falsifikoi Kuvendi datën e urdhrit për thirrjen e seancës plenare për të plotësuar afatet
7 Shkurt 2022, 18:05Këshilltari Ligjor i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj, ka dalë edhe një herë sot pasdite në një konferencë për mediat për të shpjeguar edhe një herë atë që ai e cilëson si një falsifikim dokumenti që është bërë sipas tij nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.
-
Zgjedhjet e pjesshme, Mediu në Report Tv: Opozita të bashkohet për 6 marsin! Përplasjet në selinë blu në favor të qeverisë! Duhen zgjedhje brenda PD
7 Shkurt 2022, 17:55Mediu deklaroi se për krizën e opozitës, sa më shpejt të marrë fund kjo situatë, do jetë më mirë për Shqipërinë. Nëse mund të gjendet një pikë e përbashkët mes Berishës dhe Bashës për të zgjidhur krizën në kampin blu, Mediu është i mendimit se ka ende hapësirë për të gjetur një zgjidhje.
-
Do kandidojë në 6 Mars për kryetare bashkie, Majlinda Angoni jep dorëheqjen si Prefekte e Qarkut Shkodër
7 Shkurt 2022, 17:37Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, ka njoftuar ditën e sotme se ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante, kjo për arsye se do të kandidojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit për kryetare të Bashkisë Shkodër nën siglën e Partisë Socialiste.
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Balla: Lushnja ka hyrë në një fazë të re transformimi! Balluku: Do ketë mbështetje maksimale nga qeveria këtë mandat
7 Shkurt 2022, 17:23Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Fierit, Taulant Balla dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku morën pjesë në një takim me banorët e rajonit nr. 4 në Lushnje, ku prezantuan kandidaten e PS për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në Bashkinë e Lushnjës, Eriselda Sefa.
-
-
Sot nën një ‘çati’/ 24 akuzat e llahtarshme që shkëmbyen Berisha-Meta, trafik fëmijësh, femrash dhe droge, vrasje, zhdukje njerëzish dhe sulme ndaj SHBA-ve
7 Shkurt 2022, 17:15Disa nga akuzat e rënda që Meta dhe Berisha kanë artikuluar ndaj njëri-tjetrit gjatë viteve. Si i gëlltitën akuzat duket u bashkuar në koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’. Në vitin 2008 Meta akuzonte Berishën për sulm ndaj SHBA-ve për të mbuluar krimin në Gërdec.