Marrëveshja për Butrintin, Zhupa në ‘5 pyetjet’: Nuk është në interes të publikut! Një park kombëtar s’mund t’ia lësh privatit, historia nuk jepet me koncesion

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa, një ndër zërat më kritik të opozitës sa i përket marrëveshjes për menaxhimin e Butrintit, thotë se kjo marrëveshje nuk është në interes të publikut. E ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Zhupa thotë se po shkelet Konventa e Parisit, në të cilën parashikohet që shtetet palë janë përgjegjëse për menaxhimin e pasurive kulturore dhe nuk mund t’ia lënë administrimin fondacioneve. Ajo shprehet se Konventat ndërkombëtare janë mbi ligjet tona.

“Konventa na detyron që shtetet palë të jenë ekskluzivisht përgjegjëse për menaxhimin e pasurive kulturore, mund të marrin fondacione, të ndihmohen por jo t’i lënë administrimin. Kjo marrëveshje është anti-kushtetuese, se kushtetua e thotë që çdo konventë është mbi ligjet. Kjo marrëveshje nuk i referohet asnjë modeli ndërkombëtar”, u shpreh Zhupa në Report Tv.

E veshur me bluzën e personalizuar për Butrintin ‘Historia nuk jepet me koncesion’, Zhupa thotë s’mund t’i lihet një park kombëtar privatit. Sipas saj, historia rrezikohet pasi në bordin e Butrintit bën pjesë  Richard Hoxhis, i cili sipas doktrinave së tij origjinën e Butrintit e lidh me Greqinë. Zhupa shton, s enuk i dihet që pas gërmimeve në Butrint nuk transformohet historia.

Butrinti është një park kombëtar, si mund t’ia lësh në dorë një privati. Janë dy lloj rreziqesh, historia nuk jepet me koncesion. Rreziku është dy doktrina që kanë për Butrintit, nga Neritan Ceka që e kanë studiuar Butrintin, që thonë ka një origjine kaone epirote. Një doktrinë nga Richard Hoxhis, i cili thotë është vendi i një kolonie greke, identitetin e Butrintit e lidh me Greqinë. Duka ia lënë që kërkimet t’i bëjë Hoxhoisi dhe planin e menaxhimit ta bëjë Hoxhisi, nuk e dimë që për 11 vite ajo që zbulohet e transformohet historia. Mund të lexoni në shkrimin e tij që shkruan Saranda ky qytet i bukur që fatkeqësisht ia dhanë Shqipërisë. Shteti është përgjegjës”, tha Zhupa.

Mes debateve të shumta mes opozitës dhe maxhorancës, kuvendi miratoi sot me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF, në të cilën bën pjesë edhe shteti.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren