Politikë
-
"Heshtja" e kreut të PD Lulzim Basha ndaj urdhrit të SHBA për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD ish-kryeministrin Sali Berisha të shpallur "Non Grata" nga DASH, nënkupton se ky i fundit nuk e ka guximin ta bëjë një gjë të tillë. Ish-deputeti Myslim Murrizi, tha se e vetmja zgjidhje për Bashën pas "presionit" të Berishës, është që të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.
7 Shtator 2021, 13:35 -
Këshilltari i Bashës, Bejko në Report Tv: Partia mund të ndahet në dysh, kreu i PD ka vetëm 2 rrugë, ose të përjashtojë Berishën ose të japë dorëheqjen
7 Shtator 2021, 13:08Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, i cili është edhe këshilltar i kreut të PDsë për pushtetin vendor, Bejko thotë që në të gjithë këtë situatë PD rrezikon të ndahet në dysh. Në 'Sot live në Shqipëri' në Report Tv ai analizoi të gjithë situatën ku ndodhet sot Partia Demokratike dhe politika në vend.
-
Largimi i të rinjve drejt BE, Majlinda Bregu: Po nisim koalicionin rajonal mbi punësimin dhe aftësitë për t’i mbajtur në rajon
7 Shtator 2021, 12:58Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), tha se shpresat për mbajtjen e të rinjve në vend janë shfrytëzimi i potenciale të integrimit dhe bashkëpunimi ekonomik rajonal, në mënyrë që të krijohet treg pune për të rinjtë në të gjithë rajonin.
-
Familja Berisha, presion Bashës: Zgjidh, ose ne, ose Yuri Kim! S’ka më as mish, as peshk
7 Shtator 2021, 12:40Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është në një 'udhëkryq' të madh pasi gjendet mes dy 'zjarresh'. Nga njëra anë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i kërkojnë ta largojë Sali Berishën nga partia dhe grupi parlamentar dhe nga ana tjetër Familja Berisha dhe enturazhi i saj që i bën presion prej ditësh tashmë.
-
-
Kulluri thumbon Bashën: Të ka mbetur patatja e nxehtë në dorë dhe ende nuk flet! Je udhëheqësi perëndimor shurdhmemec që paguhesh për të fjetur
7 Shtator 2021, 09:21Edvin Kulluri, anëtar i "Grupimit për PD-në", ka thumbuar Bashën duke thënë se është i vetmi që paguhet për të fjetur, ndërkohë që ‘ i ka mbetur në dorë patatja e nxehtë’. Duke e ironizuar si “udhëheqësi perëndimor shurdhmemec”, Kulluri shprehet se Basha është i vetmi që nuk ka mendim për Berishën që SHBA nuk do ta shoh në Kuvend më 10 shtator.
-
Godina e re e DRSHTRR Berat drejt përfundimit, Rama: Një tjetër shembull i transformimit epokal për shërbimin e drejtuesve të automjeteve
7 Shtator 2021, 08:58Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin godinës së re, tanimë drejt përfundimit të Drejtorisë̈ Rajonale Berat.
-
Rama mbledh në Selinë e PS ekipin e ri socialist, llogari pse s'fituan 78 mandate! Gjiknuri: Janari na gjen të riorganizuar dhe me Statut të ri
7 Shtator 2021, 08:47Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS mëngjesin e sotëm sekretariatin. Bëhet me dije se diskutimet pritet që të fokusohen te legjislatura e re dhe programi qeverisës.
-
Mark Marku: Basha nuk e sjell PD në qeveri nëse nuk ndryshon! Mund të rrijë në krye të opozitës se ka durim, por shoqëria nuk e pret! Berisha duhet të ishte larguar në 2013
6 Shtator 2021, 22:50Pas dorëheqjes nga mandatit i deputetit, Mark Marku ka kritikuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për mënyrën se si po e drejton PD. Marku tha se Basha nuk e sjell PD-në në qeveri, nëse nuk ndryshon, ndërkohë që shtoi se qëllimi kryesor i kryedemokratit është të mbaj nën kontroll partinë
-
-
Berisha kërcënon Bashën: Nëse më përjashtojnë pa prova, do bëj gjithçka që ta kthejë PD në vlerat që e ndërtova! Influenca ime në parti është e madhe
6 Shtator 2021, 21:35Nëse kryedemokrati Lulzim Basha guxon ta largojë Sali Berishën në moment të fundit nga parlamenti duhet ta mendojë dy herë. Berisha e ka kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejt se nëse përjashtohet pa fakte, do të bëjë gjithçka që t’i rikthejë vlerat PD-së që e ngriti dhe themeloi vetë. Berisha tha se ka një influencë të madhe në PD, ndërsa nuk nguroi t’i numëronte Lulzim Bashës humbjet e njëpasnjëshme që kur mori drejtimin e PD-së.
-
Dorëheqjet e pazakonta, 5 të zgjedhur nga qytetarët më 25 prill lanë mandatin pa nisur parlamenti
6 Shtator 2021, 20:09Ende pa nisur parlamenti i ri, 5 deputetë të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit janë tërhequr nga mandati. I pari që dha dorëheqjen ishte deputeti dhe kryetari i PSD, Tom Doshi. Dorëheqjet u pasuan nga kryeparlamentari Ruci, Najada Çomo, Mark Marku dhe Lefter Koka.
-
Rama publikon videon e vlogut suedez: Destinacionet më të bukura për t'u vizituar në Shqipëri
6 Shtator 2021, 18:50Disa prej vendeve më të bukura në Shqipëri u është bërë jehonë nga vlogu suedez Joyous Travel
-
PD denoncon rritjen e çmimeve të shportës: Qeveria ndan buxhetin e shtetit me oligarkët, po varfëron shqiptarët! Ne kemi program për të rritur mirëqenien
6 Shtator 2021, 18:22Partia Demokratike ka denoncuar rritjen e çmimeve të ushqimeve të shportës. PD akuzon qeverinë se po ndan buxhetin e shtetit me oligarkët, ndërsa zgjidhjen e sheh përmes porgramit të saj për të rritur mirëqenien dhe luftuar korrupsionin.
-
Berisha 'non grata', Kadilli: Do ta mbajë fatin e PD të lidhur me të vetin, Basha po e lw partinë në udhëkryq të rrezikshëm! Kryesia dhe Grupi Parlamentar të marrin një vendim
6 Shtator 2021, 09:59Ish-anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i ka bërë thirrje Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të të djathtëve që të marrin në dorë 'fatet' e partisë dhe të vendosin nëse Berisha do të jetë apo jo pjesë e deputetëve. Ai thotë ish-kreu i kësaj partie kërkon ta lidhë fatin e PD me fatin e tij 'non grata' dhe se heshtja e Bashës po e lë partinë në udhëkryqe të rrezikshme politike.
-
Xhaçka krah për krah me gazetaren e BBC: E jashtëzakonshme që në kohë të vështira mund t’i ofroje strehë shumë grave e vajzave afgane
6 Shtator 2021, 09:58Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka publikuar një fotografi krah për krah me gazetaren e njohur të BBC, Yalda Hakim sipas së cilës është një burim frymëzimi në misionin e saj për fuqizimin e grave dhe vajzave në Afganistan.
-
Sot 17 vite nga themelimi i LSI, Kryemadhi ‘merr’ detyrën e kryetares, kursehet në urim: Gëzuar të gjithëve ju që luftoni për çfarë përfaqësojmë
6 Shtator 2021, 09:53Me ardhjen e shtatorit, Monika Kryemadhi ka “rimarrë” detyrën e kryetares së LSI-së, duke përçuar një mesazh urimi për partinë e themeluar sot e 17 vite më parë. Kryemadhi është treguar e “kursyer” në urimin e saj, me 3 rreshta, për partinë e themeluar nga bashkëshorti i saj, Ilir Meta, sot presidenti i vendit. Urimi i saj i drejtohet të rinjve dhe të rejave.
-
Denoncimi i Braçes: Ta dinte Nënë Tereza se shenjtërimi i saj do përdorej nga administrata të shëllehej në plazh te sarajet e oligarkëve nuk do shenjtërohej
6 Shtator 2021, 08:37Erion Braçe nuk është më pjesë e kabinetit “Rama 3” dhe që nga dita që njoftoi largimin e tij, nuk ka reshtur së përçuari mesazhe me nënkuptime që mund të interpretohen edhe si kunja për qeverinë.
-
Shqipëria strehoi 59 afganë nga Fondacioni i saj, Rama pret në zyrë gazetaren e BBC: Të punojmë së bashku për t’i ofruar një jetë më të mirë
5 Shtator 2021, 17:45Kryeministri Edi Rama u shpreh se ishte një nder të punonte krah për krah me gazetaren e BBC, Yalda Hakim për strehimin e 59 afganëve nga Fondacioni i saj dhe largimin nga “ferri”, Afganistanin, të fëmijëve, grave dhe burrave.
-
Atentati ku mbeti i plagosur ish-kreu i PS në Vaun e Dejës, reagon Nard Ndoka: 30 vite kundërshtar politik, por pa konflikte e inate! Ngjarje e rëndë kriminale, të zbardhet sa më shpejt
5 Shtator 2021, 16:32Nard Ndoka e konsideron një ngjarje të rëndë kriminale atentatin ndaj Hubës, ndërsa bën thirrje për zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes. Ai thotë se prej 30 vitesh ka qenë përballë Hubës si kundërshtar politik, por shton se kurrë nuk ka patur probleme mes tyre, duke theksuar se Huba është një njeri gjithmonë i qeshur dhe i dashur me të gjithë.
