Politikë
-
Karrige të hedhura nga kati i dytë, xhama të thyer, dritare dhe dyer të shqyera. Kjo është panorama që na vjen nga Partia Demokratike e cila i ngjan një fushëbeteje pas një lufte të ashpër.
8 Janar 2022, 14:03 -
Godina e PD, skenë krimi, mbërrin në seli Prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj
8 Janar 2022, 13:55 -
Protestuesit e Berishës përplasen sërish me policinë, hidhet gaz lotsjellës
8 Janar 2022, 13:55 -
Protesta e dhunshme e Berishës, Policia: Godina është vendngjarje, kush ka kryer akte dhune do përballet me ligjin
8 Janar 2022, 13:47Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika tha në një komunikim për mediat se godina e selisë së PD konsiderohet vendngjarje. AI theksoi se kush ka bërë akte dhune do të përballet me ligjin.
-
Berisha: Kjo që ndodhi sot është vetëm faqja e parë e historisë! Nuk ndalemi
8 Janar 2022, 13:44Sali Berisha ka premtuar që kjo që ndodhi sot është vetëm faqja e parë e historisë së protestës.
-
-
-
-
Godina e PD, skenë krimi! Policia largon mediat dhe i vendos shiritin e verdhë
8 Janar 2022, 13:36 -
Report Tv siguron pamje brenda selisë së PD, Salianji: Dhunë e paimagjinueshme, një grua shtatzënë është plagosur, një person tjetër në gjendje të rëndë! Duma: Distancohem nga dhuna e Berishës
8 Janar 2022, 13:31Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur për Report Tv duke treguar situatën brenda selisë së PD, që u pushtua nga militantët të Berishës. Salianji tha se janë plagosur disa persona, mes të cilëve një grua shtatzënë, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
-
-
-
-
Policia i shpërndau me gaz lotsjellës, militantët e Berishës shtrihen në Lanë
8 Janar 2022, 13:18 -
FOTOLAJM/ Protestuesi i Sali Berishës pas çmontimit të dyerve në PD
8 Janar 2022, 13:14Personi që shihni më poshtë është është një protestues i Sali Berishës. Ai shihet i mbuluar nga pluhuri pasi ka punuar për çmontimin e dyerve në PD.
-
-
-
-
Lulzim Basha kërkon ndihmë: Të ndërhyhet për të shmangur viktimat nga dhuna e Berishës, deputetët në rrezik! Policia shpërndan protestuesit: Godina e selisë skenë krimi
8 Janar 2022, 12:54Kreu i PD-së Lulzim Basha pas dy orësh protestë ku rebelët e Berishës kishin hyrë në katin e parë të selisë dhe po tentonin të shkonin drejt zyrës së kryedemokratit, kërkoi ndërhyrjen e Policisë për të shtensionuar situatën. Sipas tij jeta e deputetëve ishte në rrezik. Policia ndërhyri menjëherë duke shpërndarë protestuesi. Policia e ka vendosur godinën e selisë si skenë krimi.
-