Politikë
-
Sali Berisha dështon në rrethimin e parë të Partisë Demokratike. Varetë, shkallët, levat, çekiçët, trapanët dhe mjetet e tjera të 'arsenalit të pushtimit' e ndihmuan Ish-Kryeministrin të merrte vetëm katin e parë të godinës, ndërkohë që Lulzim Basha qëndroi i paprekur në 'fronin' kaq të lakmuar të 'Kështjellës' blu në katin e dytë. Policia ndërhyri duke i dhënë fund përplasjes dhe dhunës, duke e rrethuar 'shtëpinë e demokratëve' me shirit 'skenë krimi'
8 Janar 2022, 07:52 -
Sulaj në ‘Pa Protokoll’: Në protestën e Berishës do ketë kriminelë! Hajdarmataj: Kreu i PD ilegjitim! Deromemaj: Presim reflektim nga Basha! Nesturi: Kriza zgjidhet në gjykatë
7 Janar 2022, 22:00Situata e tensionuar në PD ishte tema e diskutimit këtë mbrëmje në emisionin 'Pa Protokoll' të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Blendi Sulaj, tha se në protestën e nesërme të thirrur nga Berisha do të ketë kriminelë që do kryejnë akte dhune. Ndërsa analisti Plator Nesturi është i mendimit se kriza në selinë blu zgjidhet vetëm në gjykatë.
-
Protesta e thirrur nga Berisha, Zhupa: Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, e bindur që s’do i përgjigjen thirrjeve për dhunë
7 Janar 2022, 21:27Ditën e nesërme pritet të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha përpara selisë blu, por sipas deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa 90% e demokratëve në Kuvendin e 18 dhjetorit kanë refuzuar të bëhen pjesë e shoqërisë ‘non grata’. Zhupa shpreh bindjen se demokratët nuk do t’i përgjigjen thirrjeve për dhunë.
-
Erion Braçe: Godina ku po zihen 'PD'-të është e vjedhur në vitin 2013! Nesër do kacafyten por s’do ta gëzojnë selinë blu
7 Janar 2022, 20:50Deputeti i PS, Erion Braçe, përmes rrjeteve sociale ka reaguar në lidhje me situatën në selinë blu dhe protestën e nesërme të paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Braçe shprehet se ajo godinë ku po zihen ‘PD’-të është e vjedhur dhe nuk do ta gëzojnë.
-
Para protestës së Berishës, jep dorëheqjen roja i PD-së pas 24 vitesh në detyrë: Mesazhi që kam për demokratët
7 Janar 2022, 20:50Partia Demokratike ka 31 vite që është themeluar, e ndërsa një nga besnikët e asaj partie ishte edhe Pëllumb Matraku, roja që mbronte godinën prej 24 vitesh. Sot kur kjo godinë është e fortifikuar me dyer të blinduara e që është kthyer në një fushë betejë midis Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ai ka zgjedhur që të largohet.
-
Ushtria amerikane shtab në vendin tonë, Kollçaku: Nuk u zgjodhëm rastësisht, do ketë efekte pozitive! Javën tjetër nisin punimet në bazën e Kuçovës
7 Janar 2022, 20:30Ngritja e shtabit pararojë të ushtrisë amerikane në vendin tonë, për deputetin e Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku nuk është një përzgjedhje rastësore, por ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi ndër vite mes Forcave të Armatosura Shqiptare me NATO-n dhe SHBA-në. Në Report Tv, Kollçaku tha se javën e ardhshme nisin punimet për bazën ajrore të Kuçovës.
-
Berisha: Koha e Bashës ka përfunduar, është Non Grata i gjithë demokratëve, nesër është festa e fitorja e tyre
7 Janar 2022, 20:05Sali Berisha nuk e ka lënë pa një përgjigje Lulzim Bashën, me këtë të fundit që foli për skenare dhune në protestën e 8 janarit. Ai tha se Basha është Non Grata për demokratët, prandaj e ka cilësuar 8 janarit si një ditë feste për të gjithë.
-
Carlo Bollino: Basha e Berisha po vetëasgjësohen, por jo opozitarët
7 Janar 2022, 20:15Në emisionin 'Kontrast' në Report Tv, duke komentuar situatën në PD, gazetari Carlo Bollino u shpreh se rruga ligjore është në favor të Bashës. Bollino u shpreh se vendimi i marrë në Kuvendin e datës 18 dhjetor nga Basha, rrëzon vendimin e parë të marrë në 11 dhjetor nga Berisha.
-
Pak orë para protestës së Berishës, mbyllet çdo derë e selisë së PD-së! 'Blindohet' edhe Kryeministria
7 Janar 2022, 19:51Edhe pak orë ka mbetur nga nisja e protestës së shumë përfolur të 8 janarit të thirru nga Sali Berisha. Kampi i mbështetësve të Berishës thonë se do të jetë paqësore e ndërsa nga ana tjetër PD-ja zyrtare flet për skenare dhune me banditë e kriminelë, e për këtë kanë bërë me dije se kanë marrë edhe masa.
-
Një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, 'blindohet' Kryeministria
7 Janar 2022, 19:39Një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, 'blindohet' Kryeministria.
-
Grupi i skandalit të pagave, Andi Agaraj nga roli në aferën e serverit të tatimeve tek fotot nudo, përmbaruesi Endri Ikonomi punon për oligarkun rus, në skenë Elvis Mata i CEZ-DIA
7 Janar 2022, 19:17Specialisti pranë tatimeve Andi Agaraj i arrestuar për skandalin e publikimit të pagave u thirr si dëshmitar edhe për çështjen zhdukje së rreth 4.3 milionë të dhënave tatimore në 2013, u punësua nga PD dhe ka pasion fotot nudo. Përmbaruesi Endri Ikonomi lidhje me oligarkun rus Oleg Boyko i skeduar nga SHBA për lidhje me krimin e organizuar. Të dhënat i bleu edhe Elvis Mata dëshmitar në çështjen CEZ-DIA .
-
Nesër protesta, Çollaku në 'Studio Live': Ndëshkim për Bashën pse e përjashtoi Berishën nga grupi i PD! Partia ndahet pro ose kundër SHBA! Komisioni i rithemelimit, me karriera të pamerituara
7 Janar 2022, 18:05Atë se çfarë pritet të ndodhë në 8 janar, ditën kur do të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha, për Kreshnik Çollakun, do të jetë një ngjarje që do të turpërojë për një kohë shumë të gjatë demokratët dhe të gjithë vendin.
-
-
-
-
-
Një ditë para protestës, Basha mesazh demokratëve: Rrini larg! Nesër Berisha ka mobilizuar kriminelë e trafikantë! Dhuna, streha e tij e fundit
7 Janar 2022, 17:30Një ditë përpara protestës së 8 janarit, Lulzim Basha i është drejtuar të gjithë demokratëve që të qëndrojnë larg, pasi Sali Berisha ka mobilizuar trafikatë e kriminelë për dhunë. Kreu i PD theksoi se i ka mbyllur çdo derë për negociata ish-kryeministri Berisha pasi është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
-
Deklarata e fortë e Spartak Brahos: Nesër në protestë do të vritet ky deputet, do të qëllohet pas shpine! Çollaku: S'ka lidhje me PD, të trajtohet si ngjarje kriminale
7 Janar 2022, 16:59Ish-deputeti Spartak Braho ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se nesër në protestën e Sali Berishës do të ketë dhunë madje ka shkuar edhe më tej duke thënë se një deputet rrezikon të vritet. Ai e ka përmendur vetëm me iniciale, E.A., duke thënë se do të qëllohet pas shpine.
-
Tensionet Rusi-Ukrainë, mblidhet NATO, ministrja e Jashtme e Shqipërisë: Të zgjidhet me dialog
7 Janar 2022, 16:42Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë bërë që NATO të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm me ministrat e Jashtëm. Duke qenë se edhe Shqipëria është pjesë e NATO-s e pranishme në takim ishte edhe ministrja Olta Xhaçka.
-
Nesër protesta e thirrur nga Berisha, ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni çdo tubim, mund të ndodhin situata të paparashikueshme
7 Janar 2022, 15:42Ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të tregohen të kujdesshëm ditën e nesërme për shkak të protestës që ka paralajmëruar ish-kryeministri Sali Berisha.