Politikë
-
Taulant Balla ka postuar videon nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku kryetarit të PD-së Sali Berisha, i është fikur mikrofoni.
29 Janar, 17:25 -
Gjykata e Posaçme i bllokoi pasaportën, Belinda Balluku bën rekurs në Gjykatën e Lartë
29 Janar, 16:32Kërkesa e Belinda Ballukut për heqjen e bllokimit të pasaportës, pritet të gjykohet nga Gjykata e Lartë. Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dalë me një vendim për rastin 'Balluku', pas shqyrtimit të ankimit të qeverisë.
-
'Shqipëria, me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari: Të ndahemi nga politika e ashpër penale
29 Janar, 15:53Ministri Besfort Lamallari u shpreh se gjysma e të personave që ndodhen në paraburgim, nuk kanë vendim të formës së prerë. Lamallari shtoi se Kodi i Ri Penal do duhet të reflektojë marzhet e dënimit të zbatueshme në BE për të njëjtat vepra penale.
-
Partia e Lirisë kundër ndryshimeve në Kodin Penal, Xhixho: Shteti ndëshkon qytetarët, por mbron korrupsionin
29 Janar, 14:48Në një deklaratë publike, Xhixho akuzoi mazhorancën se i kaloi ndryshimet me “nxitim të qëllimshëm”, duke refuzuar propozimet e opozitës dhe opinionet e ekspertëve, ndërkohë që përdor retorikën e integrimit europian si mbulesë për atë që ajo e cilëson “forcim politik të ligjit penal”.
-
Demokratët takohen me raportuesin e Parlamentit Europian, Tabaku: Kuvendi nuk mund të jetë noter i qeverisë!
29 Janar, 14:34Përfaqësues të Partisë Demokratike u takuan të enjten me eurodeputetin dhe raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, të cilit i përcollën tre shqetësime lidhur me progresin e vendit në BE
-
-
Rama prezantoi platformën Export On 2026, Prençe: Si ju vjen në ndihmë bizneseve! Pse për sektorin fason duhet status special
29 Janar, 14:20Edvin Prençe, kreu i Shoqatës Pro Export Albania, ka treguar se platforma 'Export On' që prezantoi kryeministri Rama ditën e djeshme, u vjen në ndihmë bizneseve eksportues përmes informacionit të mbledhur nga sektorë të ndryshëm dhe të shpërndarë në ministritë përkatëse.
-
-
-
-
Këshilli i Mandateve nuk mblidhet pa vendimin e GJK-së, Petro Koçi i del kundër PS për rastin e Ballukut: Justifikim, zvarritje që po dëmtojnë qeverinë
29 Janar, 13:18Koçi tha se cili do qoftë vendimi i GJK-së, nuk do ka asnjë efekt çështjen hetimore të nisur tashmë për Belinda Ballukun. Ish-deputeti socialist tha se një dorëheqje e dhënë nga ana e Ballukut, që në fillim të kësaj çështje, do të ishte lehtësi dhe përkundrazi, nuk do të dëmtonte as qeverinë.
-
VIDEO/ Berisha shkon të denoncojë ‘narkoshtetin’ e Ramës, por i ndërpritet fjala në KiE! Albana Vokshi ‘në panik’
29 Janar, 13:13Kreu i PD dukej tejet entuziast teksa mori fjalën dhe ripërsërit akuzat para ndërkombëtarëve për Shqipërinë narko-shtet. Por, në këtë moment i fiket mikrofoni. Berisha përpiqet ta vazhdojë fjalën, por pa sukses. Kreu i PD e ka fshehur këtë moment nga rrjeti i tij social duke e prerë videon.
-
-
Progresi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE/ Kryetari i Kuvendit takohet me raportuesin e Parlamentit Europian
29 Janar, 12:35Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, zhvilloi sot, në Kryesinë e Kuvendit, një takim me Andreas Schieder, raportues i Parlamentit Europian për Shqipërinë.
-
Nga atletet e bardha tek turistët frankofonë, Kryeministri Rama për ‘Le Monde’: Shqipëria është dashuria për të ardhmen, kur flas frengjisht ndihem si në shtëpi (VIDEO)
29 Janar, 12:42“Një politikan jo i zakonshëm”, kështu cilësohet Rama për “Le Monde” nisur nga zyra, koshi i basketbollit në mur, pikturat dhe skulpturat në zyrë.
-
“Jemi në një realitet të ri sigurie”- Ministri Vengu sqaron projektligjin në Komision: Rreziqet s'vijnë vetëm nga armët! Po forcojmë mekanizmat mbrojtëse
29 Janar, 11:44Ministri Pirro Vengu është shprehur në Komisionin e Mbrojtjes se sot Shqipëria dhe mbarë bota është në nje realitet të ri sigurie, ku sipas tij rreziqet nuk vijnë vetëm nga armët klasike. Në Komision u miratuan të gjitha projektligjet që ishin në rendin e ditës.
-
Masakra e 21 janarit/ Gogu: Çdo vit nderojmë 4 protestuesit e vrarë me duar në xhepa në bulevard! Plaga ende rrjedh gjak, pritet drejtësi (VIDEO)
29 Janar, 11:39Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, replikoi ndaj akuzave të opozitës për dhunë ndaj protestuesve nga ana e policisë, duke kujtuar 4 qytetarët e vrarë më 21 janar 2011 nga plumbat e lëshuar nga godina e kryeministrisë.
-
Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Gardës së Republikës, nis intervistimi i 8 kandidatëve! Hapat e njëpasnjëshëm si zhvillohet përzgjedhja
29 Janar, 10:58Intervistimi po bëhet përpara një komisioni vlerësimi. Gjatë seancës dëgjimore, kandidatët do të prezantojnë platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e Gardës së Republikës dhe do t'u përgjigjen pyetjeve. Komisioni do të bëjë vlerësimin me pikë dhe renditjen e kandidatëve më të vlerësuar, e cila i paraqitet ministrit të Brendshëm, ndërsa Kryeministri bën emërimin përfundimtar.
-
Territorialja, PS bën një hap pas ‘nëse PD nuk bojkoton më’! Bardhi në kundërshti me Berishën: S’erdhëm se kishim angazhime
29 Janar, 10:41Mazhoranca kërkon që opozitës t'i hiqet e drejta e vetos në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale. Socialistët duan edhe shumicën në këtë komision dhe propozojnë që të shtohet një anëtar nga radhët e tyre. Luçiano Boçi të mos jetë më bashkëkryetar por nënkryetar. Këtë propozim pritet të bëjnë edhe për Komisionin e Zgjedhores, në rast se PD vijon bojkotin.
-
Kulla të reja në Tiranë, zhvendoset ‘Shtëpia e Fëmijës’! VIDEO e 5 projekteve që garuan
29 Janar, 10:01Studioja fituese për “Shtëpinë e re të fëmijëve” u zgjodh ajo e meksikanit Hector Barroso, ndërsa kullat do të ndërtohen sipas projektit të studios “Rojkind Arquitetos” edhe kjo nga Meksika. Të dy projektet do të zbatohen nga kompania shqiptare AlbStar.