Politikë
-
3 vite pa mandat në krye të Avokatit të Popullit për shkak të mosdakordësisë politike për emrin e pasardhësit të saj. Për Erinda Ballancës zgjedhja është vështirësuar për shkak të forcimit të këtij institucioni.
25 Qershor 2025, 15:48 -
KAS shpall të vlefshme votën me ‘bufin’ për PS, kandidatëve u 'hiqen për një presje'
25 Qershor 2025, 15:59vota për Partinë Socialiste është quajtur e vlefshme edhe pse zgjedhësi nuk e ka shënuar shenjën e votimit brenda kutisë, por ka votuar me një mbishkrim “bufi” dhe një x.
-
Rinumërimi 'zbraz' kutitë e kandidatëve! Përplasja për votat e pavlefshme, manuali i KQZ dhe standardi i KAS (Rreziku për Durrësin e Fierin)
25 Qershor 2025, 15:31Një vendim i KAS për të quajtur të vlefshme vetëm votat e kandidatëve kur shenjat janë brenda kutisë dhe asnjë shenjë tjetër, po heq shumë vota preferenciale. Në Tiranë duket se ky standard, s’po ndikon, por në qarqet e Durrësit dhe Fierit mund të ndryshojë mandate. Më 11 maj, komisionerët patën në duar një manual të KQZ me shumë shembuj se kur një votë duhej shpallur ose jo e pavlefshme, dhe rinumërimi po nxjerr në pah, se modelet e shumta kanë krijuar interpretime të ndryshme
-
Partia e Lirisë: Qeveria ka dështuar, vendi është i mbushur me grurë serbie
25 Qershor 2025, 14:04Zëvendës sekretarja tha se sistemet e vaditjes janë të degraduara dhe tregu po dominohet nga monopole dhe mungesë pikash grumbullimi. Sipas saj, bujqësia ndodhet në një krizë të thellë në dekada dhe kjo është pasojë e qeverisë.
-
Shqipëria zgjidhet Presidente e Konferencës Ndërkombëtare për Informimin, Dervishi për Report Tv: Ky është një standard për Shqipërinë
25 Qershor 2025, 14:02Shqipëria është zgjedhur unanimisht në krye të Presidencës së Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC). Lidhur me këtë çështje ka folur për Report Tv dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit në Shqipëri, Besnik Dervishi. Dervishi tha se kjo shënon një standard për Shqipërinë.
-
Vijon puna për parkingun nëntokësor te ‘Avni Rustemi’, Veliaj: 210 vende të reja në zemër të Tiranës
25 Qershor 2025, 13:55Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë pamjet nga punimet për Parkingun e ri i cili jo vetëm që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe problemin e parkimit në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, por do të integrohet edhe me rivitalizimin e Pazarit të Ri
-
-
Trump konfirmoi vazhdimësinë për ‘non gratat’ në Ballkan, Berisha i shmanget pyetjes: Si të mos e shpallë zonë të rrezikshme? Kartele po, Ramaduro po...
25 Qershor 2025, 13:22Në daljen e radhës për mediat, Berisha publikoi një tjetër video që sipas tij tregon një rast blerje votash në zonën e Freskut në Tiranë. Kreu i PD u pyet edhe për vendimin e administratës së Trump për të zgjatur gjendjen e emergjencës në Ballkanin Perëndimor, ku përmenden edhe individët e korruptuar.
-
Shqipëria në krye të Presidencës së ICIC, Komisioneri Dervishi: Besim që na nderon dhe na motivon
25 Qershor 2025, 13:00Zgjedhja e Shqipërisë në këtë rol të rëndësishëm ndërkombëtar përbën një njohje të qartë të përkushtimit dhe profesionalizmit të institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
-
-
Alimehmeti pakënaqësi me rinumërimin, publikon foton e një flete votimi: U konsiderua abuzivisht e pavlefshme
25 Qershor 2025, 11:37Edhe Alimehmeti ka shprehur pakënaqësi për procesin e rinumërimit. Teksa ka publikuar një fletë votimi, ai shtron pyetjen nëse vota është në të vërtetë e pavlefshme siç e ka shpallur KAS.
-
Braçe publikon fotot: Nëse KAS mendon se kam blerë vota, ta thotë me vendim! Fleta me mënyrën e pazakontë të votimit
25 Qershor 2025, 10:12Në një tjetër reagim, Braçe publikon disa foto të fletëve të votimit të shpallura të pavlefshme dhe disa të manualit të KQZ për mënyrën se si duhet plotësuar. Një ditë më parë ai akuzoi se votat po ia kthenin në të pavlefshme.
-
KQZ vulos rezultatin për Kukësin, Lezhën, Korçën dhe Gjirokastrën, u jep mandatin deputetëve të dalë nga 11 maji (LISTA)
25 Qershor 2025, 09:46Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Korçë, Kukës, Lezhë dhe Gjirokastër.
-
Dita e 7/ Rinumërimi për Tiranën vijon me të njëjtin ‘trend’, hapen 939 kuti! PD 502 vota që s’i takonin, PS 334 vota! Braho: S'ka trafikim
25 Qershor 2025, 08:12Përfundoi në ditën e shtatë procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, ku u hapën 73% e kutive. Zbulohen vetëm gabime të vogla, pa ndikim për mandatet. PD-ja kryeson me 502 vota që nuk i takonin, ndërsa PS ka 334 vota.
-
Flamur Noka u padit për shpifje, Petraj për Report Tv zbulon se çfarë dënimi rrezikon: Mund të gjobitet me mijëra euro
24 Qershor 2025, 21:44Deputeti i PD-së, Flamur Noka, është paditur për shpifje nga një punonjës burgu që pretendon se u akuzua padrejtësisht për fushatë politike. Avokati Edmond Petraj tha se nëse shpifja faktohet, Noka rrezikon një gjobë deri në mijëra euro.
-
25- vjet Avokat i Popullit/ Ballanca: Barazia, jo vetëm slogan, mbi 5750 rekomandime, disa ‘u arkivuan’
24 Qershor 2025, 21:37Në 25 vjetorin e krijimit të Avokatit të Popullit Erinda Ballanca bëri një bilanc të punës së këtij institucioni, duke thënë se janë mbi 5750 rekomandime të dala prej tij, disa të pranuara, e disa të arkivuara në “ndërgjegjen institucionale”.
-
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Investimi i 5% në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, ndikimi shkon përtej ushtrisë
24 Qershor 2025, 20:31Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do ta forcojë sigurinë dhe do të ketë ndikim përtej ushtrisë. Në samitin e NATO-s në Hagë, nën udhëheqjen e Presidentit Trump, pritet miratimi i këtij synimi të ri për rritjen e shpenzimeve ushtarake.
-
‘IPA për të qenë gati për anëtarësim’, BE: Përdorini mirë fondet! Supreti: Të forcohen kapacitetet
24 Qershor 2025, 19:37Nga programi i fondeve të paraanëtarsimit IPA III, Shqipëria pritet të përfitojë rreth 525 mln euro. Në Komitetin e Monitorimit të Fondeve IPA, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor, Valentina Supreti ka lavdëruar Shqipërinë për progresion, teksa thotë se për Brukselin është shumë i rëndësishëm një menaxhim më i kujdesshëm të fondeve nga Shqipëria.
-
Samiti i NATO-s/ Mbreti Willem-Alexander pret liderët botërorë në një darkë mbretërore, merr pjesë Rama me bashkëshorten Linda
24 Qershor 2025, 19:28Në prag të samitit të NATO-s në Holandë, Mbreti Willem-Alexander organizoi një darkë zyrtare në Pallatin Huis ten Bosch, ku morën pjesë liderë botërorë, mes tyre edhe Kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda. Samiti, ku pritet të marrë pjesë edhe Presidenti amerikan Donald Trump, do të fokusohet te lufta në Ukrainë dhe rritja e shpenzimeve të vendeve anëtare për mbrojtjen kolektive.
-
Zgjedhjet e 11 majit, Fatbardh Kadilli në Report Tv: Berisha nuk largohet nga PD edhe pas humbjes! Demokratët të zgjedhin, do i shërbejnë Shqipërisë apo Saliut
24 Qershor 2025, 19:20Për ish- deputetin e PD Fatbardh Kadilli, edhe pse kreu i PD Sali Berisha humbi në zgjedhjet e 11 majit nuk do të largohet nga drejtimi i partisë. Kadilli tha se Berisha e ka synuar gjithmonë që të jetë lideri i opozitës dhe kjo ishte edhe arsyeja që mori pjesë në zgjedhje, ndonëse sipas tij, ishte i vetëdijshëm se nuk do të fitonte.
