Politikë
-
Sot në mesditë Lulzim Basha shkarkoi nga detyra servilin e tij të radhës, Gert Bogdanin, pas artikulimeve dhe qëndrimeve të tij të forta kundër memorialit turk tek kodrat e liqenit. Pas krijimit të një përplasjeje, midis tij dhe qëndrimeve të Lulit, Bogdani u shkarkua megjithëse u gjet rruga e një dorëheqjeje.
8 Shtator 2019, 22:38 -
Kashahu në vend të Bogdanit/ Myrrizi-Bashës: Pyete pak a ka qenë në hetim për skandalin me uniformat e Ministrisë së Brendshme?
8 Shtator 2019, 22:32Reagimi i parë për emërimin e Arben Kashahut në vendin e Gerd Bogdanit si sekretar për marrëdhëniet me jashtë, ka ardhur nga deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi.
-
Largimi i Bogdanit/ Kritikja e Bashës: Kryetari pa vizion po e kthen PD-në në OJQ
8 Shtator 2019, 21:43Ish zv.ministrja e jashtme e PD, Edit Harxhi, e bën përgjegjës kryesor kryedemokratin Lulzim Basha për largim e Gerd Bogdanit nga PD-ja.
-
Meta: Në protestën e 8 qershorit do digjej Kuvendi! S'i ula dot palët në dialog. Nuk kam përgjegjësi për krizën! (VIDEO)
9 Shtator 2019, 07:10Presidenti Ilir Meta rreth 2 orë e gjysmë para deputetëve të mazhorancës dhe opozitës së re në komisionin parlamentar për dekretet e tij për zgjedhjet vendore. Meta tha se 13 tetori mbetet ende në fuqi si dekret, ndërsa argumentoi se anulimi i 30 qershorit pati në themel interesin kombëtar bazuar në informacione sekrete se më 8 qershor opozita në protestën e saj do të digjte kuvendit.
-
Ademi 'dhëmbë për dhëmbë' me Ramën: Menaxhimi i liqeneve të bëhet nga pushteti lokal, jo qeveritar
8 Shtator 2019, 21:04Kryebashkiakja Voltana Ademi i është përgjigjur "dhëmbë për dhëmbë" kryeministrit Edi Rama, sa i përket ndryshimeve në ligj që kreu i shtetit i ka propozuar në sesionin e ri parlamentar.
-
Shkarkohet drejtori i Tatimeve në Elbasan, Drejtoria e Përgjithshme e mohon: Dha dorëheqjen
8 Shtator 2019, 19:50Bedri Bejtja nuk është më drejtor i Tatimeve në qytetin e Elbasanit. Mësohet se në vendin e tij është emëruar Vagjel Ranxha.
-
PD-së i ikën sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë: Po strukturohet partia! Basha e zëvendëson menjëherë
8 Shtator 2019, 16:04Gerti Bogdani ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike. Lajmin e ka dhënë vetë Bogdani në një status në rrjetet sociale, i cili thotë se ka ardhur koha për sfida dhe angazhime të tjera. Në një reagim për Report Tv vetë Gert Bogdani u shpreh se dorëheqja ka të bëjë me strukturimin e brendshëm të PD-së.
-
Kryeministri grek: Mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë nëse hiqet diskriminimi ndaj minoritetit
8 Shtator 2019, 15:02Këtë deklaratë kryeministri grek e ka bërë gjatë një konference të mbajtur ditën e sotme për mediat në Selanik.
-
-
-
Maqedonia e Veriut 28-vite pavarësi! Meta-Pendarovskit: Forcojmë marrëdhëniet mes popujve tanë
8 Shtator 2019, 11:04Republika e Maqedonisë Veriore sot e shënon 28-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran. Në lidhje me këtë kanë ardhur edhe urimet e para nga politika shqiptare.
-
Reforma zgjedhore/ Prapaskenat, ja pse LSI dhe Mediu nuk i besojnë Lulzim Bashës
8 Shtator 2019, 07:23PD tradhtoi LSI dhe aleatët e tjerë për reformën zgjedhore, si e përjashtoi ndryshimin e sistemit nga dy platformat për ndryshimin e kodit.
-
'Venecia' i injoroi, PD-ja këmbëngul, Murrizi tallet me opozitën: 'VIP'-at e politikës të bëjnë roje që në mëngjes
7 Shtator 2019, 21:46Komisioni i Venecias ditën e hënë vjen në Tiranë për nismën e mazhorancës për të shkarkuar Presidentin Meta.
-
Lulzim Basha vazhdon 'revolucionin' në… Mykonos
7 Shtator 2019, 20:40Fotoja e mëposhtëme është shkrepur në avionin e linjës Tiranë-Athinë.
-
Debat te socialistët për kryetaren e qarkut Gjirokastër, fiton kandidatura e Çuçit, jep dorëheqjen e propozuara e Peçit
7 Shtator 2019, 13:08Në momentin që drejtuesi politik i PS-së për Gjirokastrën Bledi Çuçi propozoi emrin e Lindita Rovës ka pasur kundërshti nga kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili kërkoi që në këtë post të zgjidhej Matilda Sala.
-
'Venecia' zbarkon të hënën në Tiranë për Metën, shmang PD-LSI, selia blu: Do na takojnë edhe ne
7 Shtator 2019, 12:50Delegacioni i këtij komisioni do zhvillojë takime me institucionet më të larta në vend në datat 10 dhe 11 shtator.
-
PS-ja rrëzoi Metën për qeverisjen vendore/ PD: Rama e bëri për Teatrin, tani do të grabisë të tjera prona
7 Shtator 2019, 12:40Ish-deputetja thotë se asgjë nuk ndodh rastësisht.
-
'Prokuroria gënjeu për gjurmët e Kajmakut' PD letër Arta Markut: Duam transparencë, presim përgjigje
7 Shtator 2019, 11:24Gazment Bardhi i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin e plotë për çështjen e verifikimit të Agim Kajmakut, i cili sipas selisë blu ka qenë i arrestuar dhe është i kërkuar në Greqi me emrin Jorgo Toto për një krim që dënohet me 10 vjet burg.
-
PS-ja ndez motorët për zgjedhjet në parti, Balla tjetër mesazh PD-së për Reformën Zgjedhore
7 Shtator 2019, 11:04Sekretari i përgjithshëm Taulant Balla shpall edhe objektivat, ndërsa duke u ndalur te reforma zgjedhore fton edhe njëherë PD-në për të vijuar punën për Kodin e ri Elektoral për zgjedhjet e 2021.
-
'Guximtarët nuk llogarisin rrezikun...' Meta zbret nga mali, relaksohet me macet në det dhe çon një mesazh të koduar (VIDEO)
7 Shtator 2019, 10:34Kreu i shtetit Ilir Meta ka zgjedhur që këtë fundjavë ka kalojë buzë detit pas aventurave dhe ngjitjeve në male.