Politikë
-
Sali Berisha u detyrua sot të tërheqë pas sulmet ndaj partive të vogla, dhe t’i ftojë sërish në një front opozitar për të rrëzuar Edi Ramën. Pavarësisht refuzimit që ka marrë, si nga protesta, si nga partitë e vogla, Berisha thotë se është koha për qeveri teknike dhe përballjen e secilës forcë politike me votën qytetare, pasi të bëhet reforma zgjedhore
6 Nëntor, 12:59 -
Inspektoriatet jo më kontrolle të befasishme në biznese, Rama: S'mund të shkohet si për të kapur një grup kriminal! Inspektorët do pajisen me kamera inteligjente! Ibrahimaj: Sistemi i ri në 2027
6 Nëntor, 12:27Qeveria synon të ndryshojë mënyrën e kontrolleve në biznese, duke i dhënë përparësi parandalimit të shkeljeve në vend të gjobave. Inspektorët do të pajisen me kamera që regjistrojnë në kohë reale, ndërsa reforma synon të shmangë kontrollet e përsëritura dhe të ulë barrën administrative për sipërmarrjet.
-
'Qytetarët do paguajnë më shumë, por s'do marrin asgjë', Tabaku kundër Buxhetit 2027: Paratë shkojnë për PPP-të dhe koncesionet (VIDEO)
6 Nëntor, 12:18Shqiptarët do të paguajnë më shumë taksa në vitin 2027, por nuk do të marrin më shumë shërbime në arsim, shëndetësi apo bujqësi. Kështu paralajmëron deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila kritikon Buxhetin 2027 dhe akuzon qeverinë se po rrit barrën mbi qytetarët
-
'Nuk ka raport që mbulon korrupsionin', Meta nga burgu sulmon Ramën për progresraportin e BE: Nga 922 milionë euro, Shqipëria ka përfituar vetëm 76.2 milionë!
6 Nëntor, 12:14Në një postim në Facebook, Meta e cilëson dokumentin “Regres-Raport” dhe pretendon se qeveria po i paraqet dështimet si suksese në procesin e integrimit europian.
-
Shqipëria do të përafrojë ligjet kundër korrupsionit me BE-në, ministri Gogu nga Mali i Zi: Pavarësia është kushti që e bën llogaridhënien të besueshme
6 Nëntor, 12:02Ministri mori pjesë në sesionin “Dimensioni gjyqësor i luftës kundër korrupsionit”, ku u ndal te rezultatet e institucioneve të drejtësisë dhe përgjegjësitë e qeverisë në krijimin e kushteve për funksionimin e tyre.
-
-
Rama inspekton punimet në bypass-in e Tiranës: Do ta çlirojë kryeqytetin nga trafiku! Shpronësimet do të bëhen sipas ligjit (VIDEO)
6 Nëntor, 11:45Kryeministri Edi Rama dhe ministri Enea Karakaçi inspektuan punimet në bypass-in e Tiranës. Rama tha se aksi do të lehtësojë qarkullimin drejt jugut dhe juglindjes, ndërsa garantoi transparencë për shpronësimet.
-
-
PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’: Pezullim të menjëhershëm dhe shfuqizim! Dy aktet normative e VKM shkelin rëndë të drejtën për të protestuar (VIDEO)
6 Nëntor, 11:10Paketa ligjore kundër protestave të dhunshme ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Kreu i grupit parlamentar të PD-së bëri me dije se opozita ka kërkuar pezullimin e zbatimit të dy akteve normative dhe një VKM-je deri në vendimin përfundimtar, si dhe shfuqizimin e tyre, me argumentin se cenojnë të drejtën për të protestuar.
-
Ambasadori amerikan Eric Wendt shpall 3 prioritetet në Tiranë: Forcim i mbrojtjes, bashkëpunim ekonomik dhe luftë krimit! Vlerësim për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit (VIDEO)
6 Nëntor, 10:55Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt prezantoi tri prioritetet e misionit në Tiranë. Ai njoftoi një proces vlerësimi për të përcaktuar hapat e ardhshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa mesazhin drejtuar shqiptarëve e mbylli në shqip: “Shkojmë së bashku”.
-
Hoxha takim me Ministrin e Jashtëm të Rumanisë: Mbështetje e çmuar për rrugëtimin evropian të Shqipërisë
6 Nëntor, 10:33Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Rumanisë, Dan Neculăescu.
-
Tirana mirëpret për dy ditë radhazi konferencën e dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor! Në fokus partneritetet strategjike dhe investimet
6 Nëntor, 09:36Tirana do të mirëpresë më 25–26 nëntor edicionin e dytë të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor.Pas suksesit të edicionit të parë, forumi rikthehet në Tiranë me synimin për të nxitur investime të reja, për të forcuar partneritetet strategjike
-
Rama sërish ftesë për dialog protestuesve! ‘Sofra e gurtë’ prej më shumë se dy javësh para kryeministrisë (VIDEO)
6 Nëntor, 07:58Ftesën për dialog, kryeministri Edi Rama ia përsëriti protestuesve, edhe këtë të premte. Në sofrën e betonit që qëndron prej më shumë se dy javësh para kryeministrisë ai vendosi letra me mbishkrimin “dialog”.
-
‘Fol me kryeministrin’, hapet faqja e dialogut për protestat! Rama: Gati të dëgjoj studentët, i bindur se akujt do të shkrihen (VIDEO)
6 Nëntor, 07:48Kryeministri Edi Rama prezantoi sot një kanal komunikimi online për të pritur të parët, studentët që siç është shprehur edhe më herët, shumë prej tyre janë pro dialogut. Platforma synon t'u japë qytetarëve mundësinë të drejtojnë pyetje, kritika dhe propozime konkrete për të ndryshuar vendimmarrje të caktuara.
-
Përplasja Rama-Veliaj, avokatët: Luftë për pushtet! Kara: PS në emergjencë, maskat kanë rënë! Kryebashkiaku mund të përjashtohet! Çaça: Janë prishur interesat
5 Nëntor, 23:01Mes kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliajt duket se ka nisur një luftë pushteti. Sipas Romeo Karasë, kryebashkiaku do ta përdorë presionin që pretendon se kryeministri i ka ushtruar për betejën e tij në Gjykatën e Strasburgut. Këtij mendimi iu bashkua edhe Çaça, i cili shton se Veliaj s’ka për t’u sprapsur në këtë përballje.
-
Projektligji/ Asnjë shpenzim pa dokument dhe deklarim i çdo pasurie e detyrimi, çfarë parashikon sistemi i unifikuar i kontabilitetit për institucionet
5 Nëntor, 20:56Të gjitha institucionet publike do të zbatojnë një sistem të unifikuar kontabiliteti, duke regjistruar në mënyrë të detajuar çdo pasuri, detyrim, të ardhur dhe shpenzim. Çdo transaksion duhet të shoqërohet me dokumentacionin përkatës, ndërsa të dhënat financiare duhet të përputhen me regjistrat e Thesarit.
-
Nga negociatat me BE, zgjedhjet 2027 dhe protestat, PS mbledh Asamblenë më 14 nëntor
5 Nëntor, 18:47Ngjarja vjen në një moment të disa zhvillimeve politike. Së fundmi, Shqipëria mori në dorë progresraportin e Komisionit Europian lidhur me negociatat për anëtarësimin. Mes Ramës e Veliajt ka përplasje, ndërsa më 9 maj të vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet lokale.
-
Mazhoranca refuzoi komisionin hetimor për KAYO-n, PD i drejtohet Kushtetueses: Të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencës, shfuqizim të vendimit
5 Nëntor, 18:2841 deputetë të opozitës thonë se është cenuar e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor, e cila nuk mund të mohohet apo të kufizohet nëpërmjet vendimmarrjes së mazhorancës. Vendimin për të mos krijuar komisionin, kërkojnë të shfuqizohet duke u deklaruar si “i papajtueshëm me Kushtetutën.”
-
Gary Kokalari i shkruan Sekretarit të Shtetit Rubio: SHBA duhet të hetojë si Berisha dhe Mediu ndikuan te ligjvënësit amerikanë
5 Nëntor, 17:52Gary Kokalari i është drejtuar me një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke kërkuar që administrata amerikane të shqyrtojë jo vetëm pretendimet e ngritura ndaj qeverisë shqiptare nga kongresmenët Joe Wilson dhe Keith Self, por edhe rrethanat dhe kontaktet politike që, sipas tij, i paraprinë letrës së tyre.
-
SKEDA/ Veliaj-Rama, si një raport miqësie u kthye në luftë të hapur (VIDEO)
5 Nëntor, 17:45Për një kohë të gjatë Erion Veliaj ishte parë si njeriu që do të mund të pasonte Edi Ramën në krye të Partisë socialiste. Sot miqësinë e dikurshme, duket se e ka zëvendësuar një çarje e thellë, e parekuperueshme. Nga qelia e paraburgimit Veliaj ndihet i prerë në besë dhe flet për shantazhe ndaj tij. Momentet kyçe që shenjuan marrëdhëniet mes tyre në dy vitet e fundit.