Politikë
-
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, tha se nëse PD e PS bien dakord që në zgjedhje të shkohet me sistem proporcional të pastër, atëherë sipas tij, nevojiten ndryshime Kushtetuese. Kume theksoi se për këto ndryshime nevojitet ngritja e një Komisioni për Ndryshimet Kushtetuese.
9 Nëntor, 21:42 -
Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, Andrea Shllaku emërohet në vend të tij
9 Nëntor, 18:48Vetëm një vit pas emërimit në krye të Autoritetit Portual Durrës, ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, largohet nga detyra. Vendin e tij e merr Andrea Shllaku, deri tani zëvendësdrejtor i përgjithshëm, i emëruar sot nga Këshilli Drejtues i Portit.
-
Haklaj për Berishën: Vrau demokracinë dhe vodhi protestën e ’90-s! Analisti Meçe: Kreu i PD është më i rrezikuari sot nga partitë e vogla (VIDEO)
9 Nëntor, 18:32Azgan Haklaj, ish deputet ishte i ftuari i radhës këtë të hënë në ‘Studio Live’, ku foli edhe për protestat që janë mbajtur në kryeqytet javët e fundit. I ftuar ishte edhe analisti Arben Meçe, ku politikën e cilësoi si një treg të madh ku konkurojnë palët, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike.
-
‘Bota e lejon personalizimin e qelive nga kriminelët’- Bardhi reagon ashpër pas deklaratës së drejtorit të Policisë së Burgjeve në Komision: Skandaloze, burgjet s’janë hotele luksi për bandat! (VIDEO)
9 Nëntor, 18:35Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar që Ministria e Drejtësisë të kërkojë përgjegjësi institucionale dhe të marrë masa ndaj Drejtorit të Policisë së Burgjeve, deri në shkarkimin e tij.
-
Nga denoncimet te kritikat për qeverinë, mbi 971 komunikime në platformën 'Fol me Kryeministrin'! Ja çfarë kërkojnë qytetarët
9 Nëntor, 17:07Denoncimet dhe propozimet për politika zënë pjesën më të madhe të komunikimeve në platformën “Fol me Kryeministrin”, me nga 17% secila. Qytetarët kanë ngritur gjithashtu shqetësime për infrastrukturën, legalizimet, punësimin dhe strehimin.
-
'Berisha e ka vendin në burg, jo në politikë', Arlind Qori refuzon ftesën për bashkim me opozitën: Kurrë me PD! Nëse humbas në Tiranë, jap dorëheqjen (VIDEO)
9 Nëntor, 16:54Ftesa e Sali Berishës për bashkimin e opozitës ka marrë një tjetër refuzim nga Arlind Qori. Kreu i Lëvizjes Bashkë jo vetëm përjashton çdo aleancë me Partinë Demokratike, por e akuzon atë se bashkëqeveris me Edi Ramën
-
Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e 'Diellës', Kushtetuesja zbardh vendimin: S'ka funksion kushtetues, është thjeshtë platformë me inteligjencë artificiale! Rekomandon kufizimin e AI në administratë
9 Nëntor, 16:45Gjykata shqyrtoi gjithashtu pretendimin se “Diella” nuk përmbush kriteret kushtetuese për t'u emëruar ministre. Në këtë drejtim, ajo theksoi se nga dekretet nuk rezulton që Diella të jetë emëruar anëtare e Këshillit të Ministrave apo funksionare e një organi kushtetues. Kushtetuesja ka kërkuar gjithashtu kufizim të përdorimit të AI në administratë.
-
Bonusi i bebeve, Rama tregon skemën: Nga 1 korriku 2027, do të jepet për çdo muaj në 5 vite! 300 mijë lekë të rinj për fëmijën e parë, 600 mijë lekë për të dytin
9 Nëntor, 16:14Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale një skemë të re të bonusit të bebeve, e cila parashikon mbështetje financiare mujore për familjet shqiptare për një periudhë pesëvjeçare.
-
Zgjedhjet vendore 2027, KQZ letër Xhafajt: Mungojnë 265 milionë lekë në projektbuxhet! Celibashi: Mund të kemi ndërprerje shërbimesh dhe probleme sigurie
9 Nëntor, 16:12Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i është drejtuar me një shkresë Fatmir Xhafajt, duke kërkuar mbulimin e fondeve të lëna jashtë projektbuxhetit të vitit 2027. Në dokument paralajmërohet se mungesa e financimit mund të sjellë vonesa në testimin e sistemeve informatike, ndërprerje të shërbimeve dhe vështirësi në ruajtjen e materialeve zgjedhore.
-
'Dialogu me studentët, kurth dhe mashtrim', PD akuza Ramës për projektbuxhetin 2027, Sula: Ulet financimi i arsimit në raport me PBB-në (VIDEO)
9 Nëntor, 16:03Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor dialogun me studentët për të fshehur uljen e financimit të arsimit në raport me ekonominë e vendit. Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, deklaron se projektbuxheti 2027 parashikon më pak fonde në raport me PBB-në për arsimin bazë, parashkollor dhe profesional
-
-
Progres-raporti i BE-së për Shqipërinë, ambasadorja ia dorëzon ministrit Ferit Hoxha: Shqipëria në përputhje të plotë me politikën e jashtme të Unionit
9 Nëntor, 15:20Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja nënvizoi se qytetarët duhet të dinë se si reformat e ndërmarra në kuadër të integrimit evropian ndikojnë pozitivisht në jetën e tyre.
-
-
‘Zgjedhorja’, Berisha akuza PS: Po e hedhin në erë, Gjiknuri vegël e Ramës! S’bëjmë kompromis, duam lista të hapura (VIDEO)
9 Nëntor, 14:30Sali Berisha e akuzoi bashkëkryetarin socialist në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, si vegël të Ramës dhe kërkoi të pranohet kërkesa për listat e hapura.
-
SPAK kërkon 2 vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci! Dënimi t’i konvertohet në 4 vite shërbim prove
9 Nëntor, 13:21Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryetarin aktual të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.
-
Deputeti i PD-së Himçi: Miliarda për koncesionet rrugore pa transparencë! Paketa fiskale populiste, hiqet taksa e karburantit, por rriten taksa e makinave dhe TVSH-ja (VIDEO)
9 Nëntor, 12:56Blendi Himçi akuzon qeverinë se planifikon miliarda lekë për infrastrukturën pa treguar se kur do të përfundojnë rrugët dhe çfarë do të përfitojnë qytetarët.
-
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, opozita: A ka hetim administrativ për ministrin? Drejtoresha e Burgjeve: Bëni kërkesë zyrtare! Urdhri i transferimit, sekret
9 Nëntor, 12:35Erald Kapri ka pyetur drejtoreshën e Burgjeve nëse edhe raste të tjera transferimesh janë konsideruar “sekret shtetëror” si dhe nëse ka një hetim administrativ për takimin e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogut me kryebashkiakun. Sadleva Bodo ia ktheu se informacionet mund t’i marrin në rrugë zyrtare.
-
Reforma Territoriale hyn në fazën e dytë, konstituohet komisioni! Opozita bojkoton, Mazniku: Ftesa jonë mbetet e hapur, duam proces gjithëpërfshirës (VIDEO)
9 Nëntor, 12:10Me Arbjan Maznikun sërish në krye, komisioni nis punën për ndryshimet ligjore që do të shoqërojnë fazën e dytë të reformës territoriale, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.
-
Raporti i KE-së/ Bardhi letër Peleshit: Reflektoni, është dobësuar kontrolli i Kuvendit mbi qeverinë! Opozitës iu refuzuan 6 komisione hetimore dhe 11 për interpelanca me Ramën
9 Nëntor, 12:14Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ku i kërkon të reflektojë pas gjetjeve të Komisionit Europian për punën e Kuvendit.
-
Tabaku kritikon modelin ekonomik të qeverisë: Rritja i shërben një pakice, familjet shqiptare nuk e ndiejnë (VIDEO)
9 Nëntor, 10:44Jorida Tabaku kritikon modelin ekonomik të qeverisë, duke argumentuar se rritja ekonomike prej 3.66% për vitin 2025 mbështetet kryesisht te ndërtimi dhe nuk përkthehet në përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.