Politikë
-
7 Nëntor, 08:50
-
Avantazh i ngushtë, Enkelejda Veliu merr 196 vota në zgjedhjet e PD në Fier, lë pas Ardian Ferron me vetëm 4 vota diferencë! Në Korçë fiton Harito Zoto (VIDEO)
7 Nëntor, 08:40Demokratët në Fier e Korçë zhvilluan sot zgjedhjet për kryetarin e ri të degës. Në Fier kryesoi Enkelejda Veliu me 196 vota duke u bërë dhe e para grua në krye të kësaj dege. Në Korçë fitoi Harito Zoto me 398 vota.
-
'Sofra e gurtë' para kryeministrisë, qytetarët bëjnë fotografi në tryezën e dialogut! Rama publikon fotot
7 Nëntor, 08:22Sofra e gurtë që qëndron prej më shumë se dy javësh para kryeministrisë është kthyer në një vend ku qytetarët e shfrytëzojnë që të bëjnë foto, por edhe për t'u shplodhur. Ka qenë vetë kryeministri Rama ai që ka shpërndarë disa pamje në llogarinë e tij në facebook.
-
-
-
Lufta Veliaj-Rama/ Ish-Presidenti Topi për Report Tv: Përplasja, e dukshme! Kryeministri të faktojë nëse kryebashkiaku ka mbështetur e financuar protestat nga qelia
6 Nëntor, 22:01Për ish-Presidentin Bamir Topi, duket e pamundur që Veliaj të ketë mbështetur e financuar protestat kundër Qeverisë nga qelia, pasi sipas tij, Edi Rama e di aksesin që kryebashkiaku ka në paraburgim dhe është kryeministri që vendos për këtë akses.
-
'Shahu ka shtëpinë e tij'- Rama njofton më shumë mbështetje për këtë sport: Ushtrim i shëndetshëm për mendjet e fëmijëve, në kushtet kur kërcënohen nga një furi të dhënash nga rrjetet sociale (FOTO+VIDEO)
6 Nëntor, 21:08Teksa premtoi më shumë mbështetje për zhvillimin e Shahut në shkollat e vendit, kryeministri Rama tha se sot mendjet e fëmijëve janë të kërcënuara nga informacionet që vijnë përmes rrjeteve sociale.
-
Progres-raporti i KE, Meta: Rama shpiku ‘centimetrin e fundit’ si alibi për agoninë e qeverisjes, po përpiqet t’i marrë Veliajt me dhunë e shantazh të drejtën e firmës për bashkinë Tiranë
6 Nëntor, 18:45Ish-Presidenti Meta ka akuzuar drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama se përmes dhunës e shantazhit po përpiqet që t'i marrë kryebashkiakut Erion Veliaj të drejtën e firmës për Bashkinë e Tiranës, para zgjedhjeve të ardhshme lokale.
-
-
Përplasja e Veliajt me Ramën, avokati Idajet Beqiri në Report Tv: Arrestimi i padrejtë, por po bën luftë me ‘mullinjtë e erës’ (VIDEO)
6 Nëntor, 17:26Beqiri mbrojti qëndrimin se SPAK nuk duhej të kërkonte arrestimin e një kryebashkiaku të zgjedhur, pasi ndaj tij mund të vendosej një masë tjetër sigurie që do t'i mundësonte të vazhdonte detyrën. Sipas tij, Veliaj duhet të qëndrojë në krye të bashkisë deri në zgjedhjet e 9 majit 2027.
-
Ministrat e Jashtëm të Evropës Qendrore mblidhen në Bukuresht, Hoxha: Evropa nuk mund të jetë plotësisht e bashkuar pa rajonin tonë
6 Nëntor, 16:30Ministri theksoi se heqja e barrierave tregtare, lidhja e sistemeve energjetike, njohja e kualifikimeve profesionale dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë nuk janë alternativa ndaj integrimit evropian, por hapa për ta përgatitur rajonin të funksionojë si pjesë e BE-së.
-
Të hënën rinis punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi akuza PS-së: Po shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR! Kërkojmë lista të hapura
6 Nëntor, 15:42Komisioni do të mblidhet më 9 nëntor për të diskutuar çështjet që lidhen me vetëqeverisjen vendore dhe financimin e partive politike. Bashkëkryetari demokrat Oerd Bylykbashi kërkon që reforma të përqendrohet te ndarja e shtetit nga partia në pushtet dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.
-
'Lufta' me Ramën/ Veliaj mesazh me IA: Më persekutojnë, por s’më ndalin dot! Firmosa për 15 kopshte e çerdhe të reja për Tiranën (VIDEO)
6 Nëntor, 15:41Pas akuzave ndaj Edi Ramës për kërcënime, Erion Veliaj njofton përmes një videoje me Inteligjencë Artificiale miratimin e 15 projekteve për çerdhe e kopshte të reja në Tiranë. Transferimin në Fier e cilëson persekutim, ndërsa thotë se do t’u qëndrojë besnik prioriteteve edhe nëse e internojnë në Hënë.
-
-
Gjobat ndaj protestuesve, Zhupa: Mjet represioni i qeverisë! Malaj: Nuk mund të mbahet peng qyteti, pengesë për qytetarët!
6 Nëntor, 14:19Gjobat administrative të vendosura ndaj dhjetëra protestueseve kanë qenë në qendër të debateve mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. Deputetja e PD, Ina Zhupa e cilësoi si një mjet represioni ndaj protestueseve, ndërsa për socialistin Erion Malaj, qyteti nuk mund të mbahet peng përmes bllokimit.
-
Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, kërkon forcimin e bashkëpunimit në ekonomi, siguri dhe mbrojtje kibernetike
6 Nëntor, 14:11Shqipëria dhe Izraeli shënojnë këtë vit 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
-
Protestat në Shqipëri, ambasadorja holandeze nga Korça: Tregojnë tension në shoqëri! Dhuna na ka shokuar (VIDEO)
6 Nëntor, 13:58Ambasadorja holandeze komentoi edhe raportin e progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke vlerësuar përparimin e bërë, por duke theksuar se mbeten çështje që kërkojnë më shumë vëmendje.
-
Armatim ‘deri në dhëmbë’, Mbrojtja 76.6 mld lekë buxhet në 2027-ën! Ministri Nufi: Në plan helikopterë, anije luftarake, sisteme mbrojtje
6 Nëntor, 13:31Armatimi dhe modernizimi i Forcave të Armatosura janë prioriteti kryesor i buxhetit të Mbrojtjes për vitin 2027, i cili kap vlerën e 76.6 miliardë lekëve. Në plan janë blerja e dronëve, avionëve, helikopterëve, anijeve patrulluese dhe sistemeve antiraketore. Projektbuxheti u prezantua nga ministri Ermal Nufi, i cili u përball në Komision edhe me akuzat e për çështjen e “KAYO”.
-
-