Politikë
-
Disa muaj pas disfatës së thellë të zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike kërkon hetim parlamentar për përdorimin e burimeve shtetërore e administratës në garën e pranverës. Kërkesa u depozitua zyrtarisht këtë të martë bashkë me 38 firma të deputetëve opozitarë.
14 Tetor 2025, 12:46 -
-
Forumi i Investimeve, Rama: Kemi hapur dyert për novatorët, sfidë të krijojmë ‘akselerator’ në mbështetje të Diellës
14 Tetor 2025, 12:27Në ditën e dytë të Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëdimor, kryeministri Edi Rama prezantoi vizionin e qeverisë për të mbështetur startup-et dhe zhvillimin e Inteligjencës Artificiale. Bizneset e reja, tha Rama, do të kenë mundësi të aksesojnë institucionet dhe të shfrytëzojnë të dhënat e tyre.
-
-
-
Protesta e minatorëve në Spaç, Erion Braçe denoncon policinë: Kush jeni ju, që dhunoni njerëzit pse protestojnë për kushtet e punës? (VIDEO)
14 Tetor 2025, 11:04Rreth 70 minatorë ne Spaç të Mirditës kanë pezulluar punën ne galeritë e kromit. Ata u grumbulluan në hyrje të kompanisë turke, "TETE Albania Tunnel and Mining" sh.a., duke kërkuar nënshkrimin e kontratës kolektive, qe sipas tyre do të përmirësojë kushtet e punës dhe do të sjellë paga më të larta.
-
-
Lamallari: Do rishikohet edhe Kodi Civil, e përafrojmë me direktivat e BE
14 Tetor 2025, 11:04 -
-
Lamallari: Godina të reja për prokuroritë dhe gjykatat! Ndryshojmë edhe Kodin Civil! Burgu, të jetë zgjidhja e fundit (VIDEO)
14 Tetor 2025, 10:36Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari prezantoi në komisione raportin e vitit 2024 për gjendjen e kriminalitetit. Lamallari tha se numri i pasurive të sekuestruara që kanë burim aktivitetin kriminal, në 2024 është rritur me 60%, krahasuar me 2023-shin. 569 çështje korrupsioni dhe shpërdorimin detyre janë dërguar për gjykim.
-
Çela: Kodi i ri Penal represiv, s'ka qenë urgjencë! Mbrojtja e institucioneve të drejtësisë nga ‘Illyrian Guard’ jo funksionale! Arrestet me burg të tepruara
14 Tetor 2025, 07:54Në raportimin e tij vjetor në Kuvend, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela tha se nuk ka reflektim nga prokurorët për një përdorim më të kujdesshëm të kërkesave për masën 'arrest në burg'. Kritikoi draftin e Kodit të ri Penal dhe metodologjinë e ndjekur. U ndal edhe te përmirësimi i infrastrukturës së institucioneve të drejtësisë.
-
‘Liria ka emër’, Rama fton shqiptarët nga e gjithë bota në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK-së
13 Tetor 2025, 20:35Në postimin e tij, Rama shkruan se këtij tubimi duhet t’i bashkohen të gjithë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare.
-
Një kandidate AI në garë për Bashkinë e Tiranës/ Ekspertja e Teknologjisë: Bashkëqeverisje me qytetarët, i jep zgjidhje problematikave
13 Tetor 2025, 20:28Ekspertja e Teknologjisë Denisa Kele, tha se kjo nismë erdhi pasi tashmë kemi edhe një ministre virtuale, 'Diella'. Ekspertja theksoi se qytetarët mund të shprehin të gjitha problemet që ata kanë tek ‘Tirana’ dhe ajo mund t’u jap një zgjidhje.
-
The Times: Lideri artistik i Shqipërisë, Edi Rama surprizon galerinë me vizatime ëndërrimtare
13 Tetor 2025, 19:55Sot, arti i Edi Ramës është në qendër të vëmendjes pas një marrëveshjeje me një galeri të njohur gjermane, e cila do të promovojë krijimtarinë e tij. Galeria Société e Berlinit ka njoftuar se ka nënshkruar me Ramën, duke e shtuar atë në listën e artistëve të saj, një grup prej 24 individësh të njohur.
-
‘Shqipëria nuk eksporton më’, Erion Braçe: Metalurgu po kthehet në kamerier dhe bujku në sanitar! (VIDEO)
13 Tetor 2025, 19:29Deputeti drejton disa pyetje: “A ju duket e drejtë që metalurg të kthehet në kamarier?, Ju duket e drejtë që një bujk të kthehet në sanitar? Unë mendoj që jo.”
-
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Alesia Balliu për Report Tv: PD s'do marrë asnjë bashki! Ekspertja Zgjedhore: Duhet fushatë intensive
13 Tetor 2025, 18:52Juristja Alesia Balliu, tha se Partia Demokratike do të marrë humbjen më të thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale. Ekspertja Zgjedhore Gerta Meta, tha se partitë nuk kanë shumë kohë në dispozicion, prandaj sipas saj duhet fushatë intensive.
-
Avokati i Popullit 3 vite ‘peng’, Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën! Opozita: S’kemi pse përsërisim procedurën
13 Tetor 2025, 18:18Vakanca për detyrën e Avokatit të Popullit u shpall për së dyti vetëm me 8 votat e socialistëve në Komision, ndërsa 5 deputetët e opozitës bojkotuan votimin. Në unitet mes socialistëve dhe demokratëve, me 13 vota u shpall vakanca edhe për detyrën e Komisionit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.
-
PD depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për “McGonigal”: Veprimtaria të zgjasë 6 muaj
13 Tetor 2025, 16:44Komisioni propozohet të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, me një afat veprimtarie prej 6 muajsh.
-
-
Pas pezullimit të zgjedhjeve në Tiranë, ulet me 2 mln euro kostoja e 9 nëntorit, Celibashi: Shpenzojmë 1.6 mln euro
13 Tetor 2025, 16:13Komisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë një rillogaritje të shpenzimeve pas pezullimit të zgjedhjeve, duke e ulur fondin me 2 mln euro, pasi parashikimi fillestar ishte për një buxhet 3.6 mln euro.