Politikë
-
Partia Demokratike dhe aleatët e saj prezantuan sot në Kavajë kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sali Berisha s'i mblodhi mbështetësit në shesh të hapur, por në një rrugicë. Këtë herë PD kishte thirrur për fjalime edhe disa përfaqësues partive simotra të PPE, deri dhe nga Venezuela. Mes tyre dhe i përhershmi Brook, që tha se "Berisha e ka çuar përpara Shqipërinë"
25 Prill 2025, 20:43 -
Denoncon Edmond Spaho: PS shpërndan miell për vota në Maliq, rasti në SPAK! Gazetari dhe Kisha e mohojnë: Janë ndihma humanitare, baltosje e punës sonë
25 Prill 2025, 20:05Deputeti i PD Edmond Spaho, ka ngritur një akuzë ndaj PS në Maliq, duke denoncuar se qytetarëve u shpërndahet miell në këmbim të votës. Gazetari Xhensil Shkëmbi është përgjigjur duke sqaruar se ndihmat janë për familjet në nevojë. Edhe Kisha Ungjillore Libonik-Maliq, e cila ka mohuar se ndihmat janë për qëllime vote.
-
-
-
-
-
'Vëllai i tij merr tendera nga Qeveria', Agron Shehaj: Flamur Noka s'ka punuar një ditë, por ka makinë më të shtrenjtë se imja
25 Prill 2025, 19:01Në një takim në kryeqytet, Agron Shehaj i ka kthyer përgjigje deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, duke e akuzuar se është pasuruar në politikë vetëm në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
-
-
Rama me të rinjtë shkodranë: Me Benet Becin qëlluat në kokë! Shkodrës i gjetëm njeriun e duhur, bëjeni përsëri më 11 maj! PD me kandidatë që ‘ndërrojnë xhaketën’
25 Prill 2025, 18:56Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë shkodranë. Apelon për votë historike më 11 maj dhe që Shkodra të jetë si përherë një qytet i Europës. Vlerëson maksimalisht punët e kryebashkiakut Benet Beci në 2 vite.
-
Mziu ‘përsëritës’ dhune, VIDEO kur bënte thirrje në 2021 për vrasje si në Elbasan
25 Prill 2025, 18:52Shqiptarja.com iu kthen në vëmendje këtë deklaratë të Mziut gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2021, kur shokoi me deklaratën e tij, kur bëri thirrje për vrasje pas asaj të Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
-
Berisha 'shigjeton' Ramën: Përdor gjuhë vulgare, ministret i ka të stolisura me florinj dhe diamante! Regjimi i tij vetëm ka vjedhur taksat tuaja
25 Prill 2025, 18:48Berisha e nisi fjalën e tij nga njësia nr 4 në Tiranë duke bërë thirrje për të mos u mashtruar nga propaganda e përditshme e Edi Ramës. Berisha kritikoi ashpër edhe mënyrën e komunikimit të kryeministrit, duke thënë se përdor një gjuhë fyese dhe ofenduese.
-
-
-
Lulzim Basha prezanton programin: 81 milionë euro për kompensimin e të përndjekurve politikë! Krijojmë Muze Kombëtar të Kujtesës
25 Prill 2025, 17:54Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me të përndjekur politik në Tiranë. Gjatë diskutimit u trajtuan shqetësimet e kësaj shtrese dhe u prezantua programi i detajuar për njohjen dhe trajtimin e tyre të drejtë.
-
-
Rama: Në 2 vite bëmë më shumë se kurrë për Shkodrën, PD-ja ndërtoi ‘noc rrokun’! Më thonë komunist, por në krah kanë bufin Sekretar e Partie! Persekutoi dhe internoi njerëz
25 Prill 2025, 17:33Në takimin me gratë e vajzat e PS në Shkodër Edi Rama tha kujtoi se dikur i lutej shkodranëve që ta votonin ndërsa sot ka fituar mbështetjen e tyre. Kjo sipas Ramës falë punës dhe ndryshimeve që janë bërë këto dy vjet me bashkinë socialiste.
-
Veliaj: Terminali Veri-Perëndimor drejt në përfundimit, do jetë etalon i shërbimit të transportit në Tiranë
25 Prill 2025, 17:15Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim në Facebook shkruan se terminali Veri-Perëndimor drejt përfundimit.
-
Sondazhi i Piepolit, Ben Andoni: Rezultatet afër realitetit, PD problem me përplasjen e kandidatëve në listat e hapura, PS trend në qarkun e Shkodrës për investimet
25 Prill 2025, 17:09Analisti Ben Andoni ka komentuar rezultatet e sondazhit të Institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv. Ai tha se rezultatet e sondazhit janë shumë afër realitetit.
-
'Rama më tha është një zgjedhje befasuese', Çuçi takim me romët në Vlorë: Ina Majko, profil i spikatur! Nëse nuk zgjidhet deputete do të jetë në qeveri
25 Prill 2025, 17:00Takimi i radhës elektoral i drejtuesit politik të Partisë Socialsite, Bledi Çuçi, ishte me banorë të komunitetit rom dhe egjiptian në Vlorë. I shoqëruar nga kandidatja për deputete, Ina Majko, e cila vjen nga radhët e komunitetit rom, Çuçi kërkoi mbështetje me votë në zgjedhjet e 11 majit.
-