Politikë
-
Gjatë votimit për shkarkimin e Ditmir Bushatit, deputeti Spartak Braho ka vendosur që të mos e përdorë votën e tij.
21 Janar 2019, 18:26 -
Kush është mister Th-ja? Rama: Erdhi në Gjykatë dhe thoshte nuk kam prova, Berisha ka hall të madh, fuste kokën në supe
21 Janar 2019, 18:18Rama tha se “mister Th-ja” i opozitës, shkoi në Gjykatë përballë tij dhe tha nuk kam prova. Rama nuk e përmendi me emër por la të kuptohej se bëhej fjalë për deputetin e PD, Edi Paloka, me të cilin Rama ka qenë në gjyq.
-
-
Seanca në Kuvend/ Rama: Sot është 21 janari, 8 vite më parë kjo opozitë vrau! Gjyqtarët janë rrugëve, e nesër mund të jenë pas hekurave
21 Janar 2019, 18:08Rama tha se 21 janari është një plagë e hapur, dhe se 8 vite më pare, kjo opozitë që ngrihet dhe lëshon akuza, vrau 4 qytetarë të pafajshëm.
-
Seanca plenare/ Rama: Ta qaj hallin Sali me atë SMS që ke marrë. Berisha: Largimi yt nga pushteti, mesazhi absolut
21 Janar 2019, 18:04Në foltore është ngritur kryeministri Edi Rama, që i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha me fjalët: Sali ta qaj hallin me atë mesazhin që ke marrë. Reagon Berisha në rrjetet sociale. Ish-kryeministri thotë se i vetmi mesazh që ka marrë këto kohë është ai për largimin e Ramës nga pushteti.
-
-
Pas fjalës së Bashës, opozita largohet nga Kuvendi
21 Janar 2019, 17:50 -
Seanca plenare/ Basha: Nuk ka lekë për Thumanë-Kashar, 21 mln euro i ka Klodi i Benit, ja çna tha delegacioni holandez (Replika me Ahmetajn)
21 Janar 2019, 17:48Basha tha se ish-ministri Arben Ahmetaj, ka 21 milionë euro të regjistruara në Holandë, para që PD, sipas Bashës është informuar përmes delegacionit holandez në takimin e fundit.
-
Kryemadhi: Rama ka dalë tek përgjimet e Shijakut, do jeni viktimat e radhës
21 Janar 2019, 17:39Kryemadhi tha se opozita duhet të ketë vendin që i takon në parlament, dhe se për këtë kolegët socialistë duhet të ndërhyjnë në respektimin e rregullores.
-
'Janë kukullat e Ramës', Basha pyetësor për ministrat e rinj: Kush janë dhe nga vijnë?
21 Janar 2019, 17:37Basha i është drejtuar deputetëve të maxhorancës duke i pyetur nëse ndonjë nga ta mund t'i thoshte nga vinte dhe çfarë kishte bërë për vendin secili nga ministrat e rinj të emëruar nga kryeministri Edi Rama.
-
Seanca plenare/ Kryemadhi merr fjalën, Rama dhe Braçe largohen, salla e pret me të qeshura
21 Janar 2019, 17:27I pari që u largua nga seanca ishte Braçe, e pas tij Rama.
-
-
-
Nis seanca plenare, opozita në sallë, Ruçi: Zgjedhjet e qershorit të lira e të ndershme
21 Janar 2019, 17:12Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e vuri theksin në fjalën hapëse tek miratimi i Reformës dhe Kodit të ri Zgjedhor.
-
Mbledhja e grupit të PS, Bushati në krye të delegacionit në OSBE, Mesi nënkryetare te Integrimi
21 Janar 2019, 16:58Report Tv ka mësuar se në mbledhjen e grupit të PS është vendosur që Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm të vendoset në krye të delegacionit shqiptar në OSBE-së.
-
-
Anulimi i PPP dhe fondi për Arsimin/ Mehmetaj: Premtime të gënjeshtërta, nuk ka marrëveshje të nënshkruar
21 Janar 2019, 15:56Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj e quan të gënjeshtër premtimin e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku se shuma prej 225 milionë eurosh që ishte parashikuar për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, do të kalojë në Fondin për Arsimin. Mehmetaj thotë se termat për këtë Partneritet-Publik-Privat nuk janë miratuar ende, dhe se këto para nuk ekzistojnë.
-
Anulimi i PPP për aksin Thumanë-Kashar, Vokshi: Rama u tall me studentët, fondet për 'Paktin' nuk parashikohen në buxhet
21 Janar 2019, 15:17Deklaratës së ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukue se fondi 225 milionë euro i parashikuar për projektin do të vendoset në funksion të universiteteve të vendi, Vokshi iu përgjigj se kryeministri Edi Rama u tall me studentët.
-
Basha braktis Salianjin, ‘trurin’ e Babales dhe ‘Xhisielës’/ Deputeti dorëhiqet nga nënkryetar i grupit të PD: Numërimi më la jashtë Kryesisë
21 Janar 2019, 14:33"Numërimi për kryesinë më nxori jofitues me 1 votë". Kështu shkruan Ervin Salianji teksa jep dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat. Ai nuk arriti të zgjidhej anëtar Kryesie nga votimi i Këshillit Kombëtar të shtunën e kaluar duke mbetur jashtë 15 anëtarëve për vetëm një votë. Ervin Salianji njihet për denoncimin e audiopërgjimit të Babales ku pretendohej se ishte regjistruar Agron Xhafaj teksa fliste për një ngarkesë droge drejt Italisë, që më pas rezultoi montazh. Si dhe për rastin "Xhisiela", gjithashtu fluskë sapuni.
-
Në 8 vjet, Ilir Meta udhëton gjithmonë jashtë shtetit në 21 janar
21 Janar 2019, 14:06Në dukje, një lajm i tillë nuk ka asgjë të çuditshme, por nga një kërkim pak më i imtësishëm, rezulton se që prej 21 janarit të 2011-s, Meta gjithmonë sajon një pretekst për të mos qënë në këtë datë në Shqipëri.