Politikë
-
Janë 114 mijë 18-vjeçarë të cilët do të mund të ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës më 11 maj. Report TV bisedoi me dy maturantë në Tiranë, që do të shkojnë të votojnë, por që janë kritikë për fushatën sipërfaqësore që sipas tyre po bëjnë disa politikanë, kryesisht në rrjetet sociale.
29 Prill 2025, 15:34 -
Në gjimnazin 'Qemal Stafa' improvizohen zgjedhje, të rinjtë bëjnë fushatë dhe votojnë
29 Prill 2025, 15:26Nxënësit, votues për herë të parë, organizuan një proces të simuluar votimi për tre kandidatë duke marrë role si komisionerë, vëzhgues, përfaqësues të medias etj. Qëllimi i këtij ushtrimi është njohja e tyre me procedurat e votimit dhe shmangia e parregullsive të mundshme në ditën e zgjedhjeve.
-
1,200 studentë në Turneun Universitar të Tiranës, Manastirliu: Do ta zgjerojmë lëvizjen sportive si në shkolla edhe në universitete
29 Prill 2025, 15:22Organizimi i këtij turneu është pjesë e një strategjie më të gjerë kombëtare që nis që në arsimin parauniversitar, përmes programit "Ekipet Sportive në Shkolla", ku mbi 12 mijë nxënës janë të përfshirë dhe për të vijuar me zgjerimin e lëvizjes sportive deri në universitete. Ministrja Manastirliu tha se, qeveria është e angazhuar për të nxitur lëvizjen sportive për të gjitha moshat.
-
Lobimi 6 mln dollarësh i PD, Sula: A ia vlen të shpenzohesh kaq shumë para për imazhin e Berishës? S'iu interesojnë demokratët, do dergjen edhe 4 vite të tjera në opozitë
29 Prill 2025, 14:31Sula shtron pyetjen se nëse ia vlen që në një vend si Shqipëria, ku opozita ka denoncuar nivelin e varfërisë, të shpenzohen shuma kaq të mëdha parash për të rregulluar imazhin e një individi. Sipas tij, PD nuk ka interes për qytetarët por vetëm për pastrimin e figurës së Berishës.
-
Nisja e punimeve për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare në Astir, Veliaj: Një lajm i shkëlqyer, por edhe premtim i mbajtur
29 Prill 2025, 14:17Përmes një postimi në rrjetin social Facebook kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë lajmin e shkëlqyer për banorët e zones së Astirit, atë të nisjes së punimeve për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare.
-
Kontrata e lobimit të PD/ Meçe për Report Tv: Berisha ka hapur ‘kutinë e pandorës’ për veten, kjo çështje është më keq se shpallja ‘non grata’! Diktator tipik që vrau 4 njerëz
29 Prill 2025, 14:08Analisti dhe ish-deputeti demokrat Arben Meçe, komentoi në ‘Sot, Live në Shqipëri” kontratën e dyshimtë të lobimit 6 mln dollarë të PD-së dhe shpjegon pikat e errëta të saj. Pse mendon se po tentohet ‘të bëhen pis’ edhe SHBA-të dhe se kjo çështje është më e rëndë sesa kur Berisha u shpall ‘non grata’. Çfarë lidhje ka me 21 janarin dhe pse ligji shqiptar e ndalon financimin e këtyre përmasave
-
VIDEO/ Kur Berisha akuzonte Lulzim Bashën për 500 mijë dollarë lobim, sot ai shpenzon vetë më shumë se 10-fishin për një vizë
29 Prill 2025, 13:50E gjithë lufta politike e Sali Berishës kundër Lulzim Bashës u ndërtua mbi akuzën për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Basha dyshohej se kishte paguar një shumë prej 500 mijë dollarësh për të përfituar mbështetje ndërkombëtare.
-
Rama nga Fieri: Brenda kësaj dekade, do jemi të pavarur energjitikisht! Nxjerrja e naftës në Shpirag sfiduese, Shell nuk është dorëzuar, po përpiqet në traditën më të mirë holandeze...
29 Prill 2025, 12:15Nga Fieri, ku mori pjesë në një takim për arritjet dhe planet në energji, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është më pranë se kurrë për të arritur pavarësinë energjitike. Sipas tij, krahasuar me periudhën e komunizmit, rritja e prodhimit të energjisë elektrike në vend është dyfishuar.
-
Ndjekësit ‘masakrojnë’ Berishën pas kontratës së lobimit në SHBA: 6 mln dollarë për non gratën tënde, po për dhëndrin sa të tjera? (FOTO)
29 Prill 2025, 13:21Publikimi i kontratës 6 milionë dollarëshe të PD me një kompani lobuese në SHBA ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët në rrjete sociale. Kreu i PD Sali Berisha është “masakruar” nga ndjekësit, duke i përmendur shumën e majme të kontratës me qëllim heqjen e non gratës nga Shtetet e Bashkuara.
-
EKSKLUZIVE/ Fondacioni që Berisha thotë se i paguan 6 mln $ është familjar. Anëtarë janë Nuredin Seci me gruan dhe djalin! Qëllimi: Promovimi i komunitetit lokal. Fondacion dhe për autizmin (DOKUMENTI)
29 Prill 2025, 12:52“Make Albania Great Again”, fondacioni që Partia Demokratike thotë se përmes tij patriotët shqiptaro-amerikanë po i paguajnë 6 mln dollarë për lobimin me njerëzit e Trump, ka në përbërje vetëm familjen e Nuredin Secit. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dokumentin e themelimit ku rezulton vetëm Seci me gruan dhe djalin, ndërsa qëllimi i fondacionit është promovimi i komunitetit lokal atje.
-
Berisha në Kongresin e Partive Popullore në Spanjë: Pasi dhashë dorëheqjen, rikthehem aty ku mora pjesë për herë të fundit!
29 Prill 2025, 12:56Në kulmin e ‘siklonit’ politik për kontratën e lobimit 6 mln dollarë të PD-së me kompaninë amerikane, Berisha i drejtohet Valencias dhe njofton në Facebook me video se do jetë pjesë e Kongresit të PPE-ve, ku nuk kishte marrë pjesë prej dorëheqjes në vitin 2013
-
-
-
6 milionë dollarë për heqjen e non grata-s, Erion Braçe: Fat që e zbuluam para votimeve! Nuk më trembin aspak këto kontrata e as strategët
29 Prill 2025, 12:19Braçe tha se ishte i habitur nga shuma e harxhuar për këtë lobim dhe se i vinte për të qeshur kur kujtonte se ai po e zhvillon fushatën e tij pa kamera dhe duke lëvizur në këmbë.
-
Vlorë, Gjiknuri me banorët e ish-fushës së aviacionit: PS dhe Rama janë e vetmja alternativë, kemi investuar 1.2 mln dollarë në këtë qark
29 Prill 2025, 12:17Banorët shprehen mbështetje ndaj Gjiknurit, duke pohuar faktin se, kur Gjiknuri ishte drejtues politik në Vlorë, veçanërisht për këtë zonë ka dhënë kontribut, duke lobuar për implementimin e projekteve apo investimeve infrastrukturore.
-
'Nisma Shqipëria Bëhet' takim në Kamëz, Shabani: Refuzoni ata që iu kanë gënjyer për 34 vite, për ujë, legalizime dhe rrugë
29 Prill 2025, 12:08Kryetari për Tiranën i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, Endrit Shabani, tha se shqiptarët s’duhet ta lënë më klasën politike t’i gënjejë sërish.
-
Kontrata e lobimit e PD/ Celibashi: Ende nuk është depozituar në KQZ, ja kur mbaron afati për dorëzimin! Do flasim vetëm pasi të vijë
29 Prill 2025, 11:59Kryekomisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi tha sot se Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe PD nuk kanë dorëzuar deri tani kontratën e lobimit me kompaninë amerikane “Continental”, me vlerë 6 mln dollarë. Deri tani kanë ardhur mbi 70 mijë vota në KQZ nga Diaspora, 30 mijë zarfa nuk janë dorëzuar ende nga kompania postare. Celibashi: Ka edhe gati dy javë kohë, kompania do paguhet vetëm pas punës! Gjuha e fushatës? Të them se nuk më dëgjojnë...?!
-
‘Çudi që Berisha s’të ka shkarkuar nga detyra’, Kokalari-Lelës: Nuk është gafa e parë që bën, do kesh probleme më të mëdha se publikimi i lajmeve të rreme për djalin e Trump
29 Prill 2025, 11:42Përmes një reagimi në rrjete sociale, ajo i drejtohet Lelës duke i thënë se një gafë e tillë nuk mund të përtypet dhe se habitet që Berisha nuk e ka shkarkuar ende nga detyra, duke qenë se atij i intereson vetëm halli i tij personal.
-
‘Pamja e Partizanit do shndërrohet 100%...’, Rama ironizon sërish Berishën me videon e një bufi: Përçart, përçart por 6 mln dollarë i nxorri nga këneta ama
29 Prill 2025, 11:14Rama ka ironizuar sërish Berishën me videon e një bufi. Teksa sjell në vëmendje edhe aferën Partizani, Rama thotë se ndonëse Berisha flet përçart, jep miliona dollarë për të lobuar në SHBA.
-
Berisha kërkoi të mbyllnin gojën për kontratën 6 mln dollarë, Bujar Leskaj thyen urdhrin dhe ‘rebelohet’ në mes të natës: Do izolohet Edi Rama si kukull e Sorosit
29 Prill 2025, 11:06Bujar Leskaj e ka thyer këtë urdhër dhe ka bërë një shënim të gjatë në mes të natës, e jo për të shprehur shqetësimin për një shumë kaq marramendëse, por për të sulmuar qeverinë e Ramës