Politikë
-
Pas performacës në takimin hapës të fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, ka përsëritur mbështetjen e tij për Edi Ramën.
12 Prill 2025, 17:02 -
FOTOT/ Berisha manipulon edhe kur bën satirë, retushon foton e publikuar në rrjet me 12 yjet e skenografisë së Ramës! ‘Ha’ yllin e Ahmetajt dhe e zëvendëson me të Safet Bajrit! A e konsideron aleat tani ish-zv/kryeministrin?
12 Prill 2025, 16:51Sikurse në metodat e sigurimit të shtetit, ai ndërtoi një montazh mbi foton e postuar nga dikush tjetër në rrjetin social, ku mbi 12 yje vendosi personazhet socialiste. Berisha e ka ‘vjedhur’ idenë dhe retushuar, duke ‘ngrënë’ Ahmetajn dhe zëvendësuar me Bajrin. Tani duket se e konsideron ‘aleat’ të PD-së ish-zv/kryeministrin në arrati
-
Çelja e fushatës së PS, momente unike të takimit masiv përmes fotove
12 Prill 2025, 16:33 -
Opozita italiane akuzoi qeverinë e Melonit, Brukseli: Emigrantët në Shqipëri, në përputhje me ligjin e BE
12 Prill 2025, 16:30Eurodeputetja e Partisë Demokratike Italiane Cecilia Strada, në opozitë, i kërkoi shpjegime Brukselit për arsyen e prangosjes së emigrantëve gjatë zbritjes në Shqipëri, por një zëdhënës i BE-së deklaroi se zhvillimet janë duke u verifikuar
-
‘Po përballemi me forca që duan të dështojmë!’ Marta Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE: Me mirëseardhjen e anëtarëve të rinj do forcohemi! S'duhet të humbim asnjë kandidat
12 Prill 2025, 16:17Komisionerja e lartë e Zgjerimit të BE, në një intervistë për francezen “Le Monde”, flet për rreziqet që vijnë nga lufta hibride e vendeve si Rusia, për të minuar zgjerimin e mëtejshëm të Unionit. Shprehet se anëtarësimi i 10 vendeve të reja, (përfshi Shqipërinë), do të realizohet: Zgjerimi është imperativ gjeopolitik i BE, sepse rrisim sigurinë
-
Nga kapelja të atletet, simbolikat në veshjen e Ramës në çeljen e fushatës (FOTO)
12 Prill 2025, 16:03Veshja e kryesocialistit Edi Rama ishte kuruar në mënyrë të detajuar që të përçonte simbolikisht vizionin për Shqipërinë në BE brenda 2030.
-
Paketimi i fletëve të votimit për zgjedhësit në diasporë, përfundon vulosja dhe vendosja e tyre në zarfin A për 5 qarqe
12 Prill 2025, 15:30Deri tani ka përfunduar vulosja e fletës se votimit dhe vendosja ne zarfin A për qarqet: Kukës, Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Lezhë. Kryekomsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një dalje për mediet shpjegoi procesin e votimit të diasporës dhe si do të funksionojë dërgesa me postë e fletëve të votimit.
-
FOTO/ Çelja e fushatës, Rama mund Berishën edhe në rrjetet sociale: shikueshmëri 5.4 herë më e lartë (+ 15 mijë qytetarë në shesh)
12 Prill 2025, 15:13Vetëm në Facebook, çelja e fushatës së Partisë Socialiste u ndoq nga të paktën 11 mijë e 400 qytetarë, Ky nivel shikueshmërie ishte mbi 5.4 herë më i lartë se audienca që pati Sali Berisha në Facebook (2 mijë e 100) gjatë aktivitetit hapës të fushatës, që pati mbrëmjen e djeshme në Sheshin "Nënë Tereza", në kryeqytet.
-
PD për KQZ-në, Vangjeli: Kandidatët e PS që nuk japin dorëheqje nga posti, të mos lejohen të marrin pjesë në zgjedhje
12 Prill 2025, 15:02Në këtë kuadër, vetëm 35 kandidatë janë raportuar si të pezulluar apo dorëhequr, duke ngritur shqetësime të mëdha nga ana e PD-së për ligjshmërinë e kandidimit të pjesës tjetër të listës.
-
-
-
-
-
-
Heshtja shurdhuese për 'sherifin'
12 Prill 2025, 14:27Aq shumë është pompuar nga mediat dhe njerëzit e Sali Berishës ardhja e Chris LaCivita në Shqipëri, sa dukej se sapo të shkelte ky në tokën shqiptare, Rama do dorëzohej dhe do largohej vetë nga pushteti, pa u bërë zgjedhjet.
-
-
-
-
-