‘Një nga kryeministrat më me ndikim në kontinentin tonë’, kështu e ka nisur drejtuesi Forumin e Paqes në Paris me të ftuar kryeministrin Edi Rama, i cili prej ditës së djeshme ka udhëtuar drejt Francës së bashku me bashkëshorten e tij, ku është pritur në pallatin presidencial Elysee nga presidenti Emmanuel Macron.

I pyetur për pozicionimin e Evropës sot në mesin e konflikteve botërore, Rama tha se BE nuk ndodhet sot në më të mirën e saj teksa i referohet mungesës së një plani paqeje, një autonomie dhe një politike të jashtme të qëndrueshme.

“Sepse ne, perëndimin, dhe për Evropë mendojmë se kemi legjitimitetin moral që na është blatuar nga ndonjë urdhër hyjnorja dhe mundësinë për të gjykuar të tjerët dhe për të besuar se ne jemi pika e referencës sesi duhet të jetë bota, dhe kjo është e gabuar. Nuk është e vërtetë. Nuk po e shoh Evropën të zgjohet. Të zgjohet në mënyrën siç duhet.

Ka një zgjim, në shumë përpjekje që po bëhen pra presidentja e KE, nga udhëheqësit që po përpiqen t’i çojnë gjërat përpara dhe në këtë shtysë shumë të fortë për të ndryshuar qëndrimi në raport me idenë e mbrojtjes, por sipas mendimit tim, kjo është diçka e fragmentarizuar, më pak se e mjaftueshme dhe mundë të bëhet e rrezikshme në periudhë afatmesme. Për mua është mjaft shqetësuese që ende sot, ende nuk ka një plan evropian paqeje. Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial për të degjeneruar në diçka katastrofike.

Evropa po humbet atë që është kryesorja. Kur Orban përmendi fjalën armëpushim, u sulmua sikur të ishte një fjalë e pisët. Kjo fjalë u zbuluara në diplomacinë evropiane dhe çdo kush foli për të por ishte shumë vonë. Evropa duhet të ketë autonominë e saj. Unë besoj pavarësinë, por së paku autonominë, politikën e saj të jashtme, planin e paqes dhe të bëjë luftën.”, tha Rama.

Kryeministri Rama dhe njëherë tjetër qartësoi marrëdhëniet me Rusinë, duke thënë se që prej kohës së komunizimit asnjë lider rus nuk ka zhvilluar vizita në Shqipëri.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një tjetër temë për të cilën Rama tha se bashkëpunimi rajonal, është e vetmja rrugë drejt stabilitetit dhe paqes. Duke përdorur shprehjen sa më i lumtur komshija, aq më e lumtur shtëpia’, e duke evidentuar bashkëpunimin ne çdo shtet në rajon, Rama tha se Kosova është i vetmi problem që Shqipëria ka me Serbinë.

“Gëzo vetë, por edhe sigurohu që fqinji të mos vdesë urie. Ne kemi bashkëpunim me të gjithë në rajon. Me Serbinë kemi një problem të madh që është Kosova. Kosova është një problem sepse për ne është një shtet, jo vetëm për ne por për shumicën e vendeve të BE. Por për Serbinë nuk është”, tha Rama.

Evropa është ballkanizuar gjatë viteve të fundit. Ky ishte konstatimi i Ramës sot në forum. Si shembull mori dhe mosmiratimin e buxhetit në Francë, duke e cilësuar si tipike ballkanase.

"Gjatë viteve të fundit kam parë që Evropa është ballkanizuar shumë, kështu që nuk jemi më të vetëm. Nuk jemi të vetmit që krijojmë probleme. Shikoni Francën, harroni Britaninë. Tërësisht, shikoni akoma nuk miratojnë dot një buxhet. Ca është kjo? Ballkan. Shikoni Britaninë, ata janë edhe më keq. Është një ballkanizim i tërë i Evropës. Tani ne jemi më të mirët.

Në fund të fundit kur bota të shpërthejë nuk do jetë faji i Shqipërisë. Nëse bota do bëhet më e mirë ne do themi bëmë pjesën tonë”, tha Rama.

Shefi i qeverisë gjithashtu shkëmbeu batuta me drejtuesin e forumit, lidhur me Italinë, duke e cilësuar si një Shqipëri e madhe apo dhe për lapsusin e famshëm të Donald Trump, për paqen e arritur me Azerbajxhan dhe Armenisë.

Drejtuesi  i forumit iu drejtua Ramës duke e i thënë “Ju keni një meritë për vendosjen e paqes mes Azerbajxhan-Armeni”. Por, Rama e “korrigjoi”, duke u përgjigjur “E kishit fjalën për Azerbajxhan-Shqipëri se këtu se do të zemërosh presidentit tënd, jo mua. Sepse është përpjekur për kaq shumë kohë, por nuk ia doli”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:29
Konflikti Kosovë – Serbi, Rama: Sa më i lumtur komshija, aq më e lumtur shtëpia! Bashkimi rajonal, e vetmja rrugë për paqen

 

Një tjetër temë për të cilën Rama foli në Forumin e Paqes, ishte dhe ajo marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. Kryeministri tha se ‘sa më i lumtur komshija, aq më e lumtur shtëpia’ ndërsa dhe njëherë theksoi qëndrimin e patundur për bashkim rajonal, si e vetmja rrugë për paqe.

"Ne jemi të patundur në bindjen tonë që jo vetëm paqja është më mirë se gjithçka tjetër, por sa më i lumtur komshiu aq me e lumtur edhe shtëpia. Pra mos u kujdes vetëm për veten, por mendo edhe për fqinjin.

Gëzo vetë, por edhe sigurohu që fqinji të mos vdesë urie. Ne kemi bashkëpunim me të gjithë në rajon. Me Serbinë kemi një problem të madh që është Kosova. Kosova është një problem sepse për ne është një shtet, jo vetëm për ne por për shumicën e vendeve të BE. Por për Serbinë nuk është.

Por është një problem i madh. Ose do të rrinim me kokën pas dhe të ndiznim tensione dhe të dëmtonin veten ekonominë tonë të ardhmen tonë ose alternativa tjetër, të themi dëgjo nuk biem dakord për këtë, por të punojmë që qytetarët tanë të kenë lirinë e lëvizjes. Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë, për ne që duam të bëhemi anëtarë të BE", tha Rama.

Ora 11:15
Rama: Evropa është ballkanizuar tërësisht, Franca nuk po miraton dot një buxhet! Kur bota të shpërthejë, nuk do të jetë faji i Shqipërisë

 

Kryeministri Rama nga Forumit të Paqes në Paris, u shpreh se Franca dhe Evropa, janë ballkanizuar tërësisht. Ai merr si shembull mosmiratimin e buxhetit në Francë, duke thënë se kjo është tipike ballkanase.

Në fund të fundit thotë Rama, kur bota të shpërthejë, nuk do të jetë faji i Shqipërisë.

“Gjatë viteve të fundit kam parë që Evropa është ballkanizuar shumë, kështu që nuk jemi më të vetëm. Nuk jemi të vetmit që krijojmë probleme. Shikoni Francën, harroni Britaninë. Tërësisht, shikoni akoma nuk miratojnë dot një buxhet. Ca është kjo? Ballkan. Shikoni Britaninë, ata janë edhe më keq. Është një ballkanizim i tërë i Evropës. Tani ne jemi më të mirët.

Është për të qeshur dhe ju themi pastaj bëni paqe, mos kërcënoni, komunikoni, bashkëpunoni sepse kjo është gjëja më e mirë për tu bërë, sepse vijmë nga ferri dhe jemi lajmëtarët. Nëse duan të na dëgjojnë le të na dëgjojnë, nëse nuk duan të na dëgjojnë mos ta na dëgjojë. Ne jemi në rregull me të dyja. Në fund të fundit kur bota të shpërthejë nuk do jetë faji i Shqipërisë. Nëse bota do bëhet më e mirë ne do themi bëmë pjesën tonë”, tha Rama.

Ora 11:03
Marrëveshja e paqes Azerbajxhan – Armeni, Rama ‘korrigjon’ dirigjuesin e forumit në Paris: E kishit fjalën për Shqipërinë, po e mërzisni presidentin tuaj

 

Kryeministri Rama ka shkëmbyer disa batuta me drejtuesin e Forumit të Paqes lidhur me marrëveshjen e paqes Azerbajxhan – Armeni, ku shpesh herë në media është bërë objekt diskutimi, falë lapsuseve të vazhdueshme të presidentit Trump.

Drejtuesi  i forumit iu drejtua Ramës duke e i thënë “Ju keni një meritë për vendosjen e paqes mes Azerbajxhan-Armeni”.

Por, Rama e “korrigjoi”, duke u përgjigjur “E kishit fjalën për Azerbajxhan-Shqipëri se këtu se do të zemërosh presidentit tënd, jo mua. Sepse është përpjekur për kaq shumë kohë, por nuk ia doli”.

Ora 10:51
Takimi i Trump me liderin kinez, Rama batuta: Nuk pata kohë t’i telefonoja për të marrë vesh planet! Kur Kina teshtin, futemi në karantinë

 

Kryeministri Rama u pyet në Forumin e Paqes dhe për takimin mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe atij të Kinës, Xi Jinping si dhe për raportin mes dy superfuqive.

Rama nuk i kurseu batuat as në këtë rast duke thënë se nuk kishte kohë për t’i telefonuar dhe për t’i pyetur se çfarë planesh kishin. Kryeministri tha se një konflikt mes tyre nuk do t’i bënte aspak mirë botës.

“Unë nuk fola me ta sepse siç ju thashë isha në Riad dhe nuk pata kohe ti thosha çfarë do bëni nesër. Por vlerësimi imi është shumë i thjeshtë, çdo marrëveshje mes tyre është i mirë për të gjithë dhe çdo konflikt mes tyre është i keq për të gjithë.

E dini atë thënie që kur Amerika teshtin bota kollet, kur Kina teshtin bota futet në karantinë. Kështu që duhet të bëhen bashkë për më të mirën e botës”, tha Rama.

Ora 10:40
Rama batuta në Paris: Italia është Shqipëria e madhe! Sqaron marrëdhëniet me Rusinë: Prej vitesh nuk presim vizita prej tyre, BE duhet të ketë autonomi

 

Autonomi, një politikë të jashtme dhe një plan paqe, këto janë ato që Rama sugjeron sot për Evropën në raport me dinamikat politike në botë. Rama mori si shembull raportin e kryeministrit të Hungarisë me Evropën për luftën dhe tentativat për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Kryeministri kujton se Viktor Orban foli për armëpushim u sulmua, e sot është fjala më e përdorur nga evropianët.

Ndër të tjera, Rama saktësoi raportet e Shqipërisë me Rusinë ndërsa theksoi se ai mbron interesat e vendit të tij. Rama gjithashtu me batutë tha se Italia është Shqipëria e madhe dhe se komplimentoi kryeministren Giorgia Meloni duke e cilësuar si një grua të shkëlqyer.

“Që Putin do luftë është e qartë. Kur bëhet fjala për Ukrainën, unë përfaqësoj një vend, Shqipërinë që nuk ka marrëdhënie më Rusisë, apo ka shkallët më të ulët të raportit me Rusinë në Evropë, përfaqësoj të vetmin vend në rajon që asnjë udhëheqës rus nuk ka ardhur qysh prej viteve 960. I patëm gjatë komunizmit, i patëm në formën më të keqe, nuk na merr malli për ta. Në këta 35 vite, nuk kemi pasur jo vetëm vizita të nivelit të artë, por as pararuse.

Evropa po humbet atë që është kryesorja. Kur Orban përmendi fjalën armëpushim, u sulmua sikur të ishte një fjalë e pisët. Kjo fjalë u zbuluara në diplomacinë evropiane dhe çdo kush foli për të por ishte shumë vonë. Evropa duhet të ketë autonominë e saj. Unë besoj pavarësinë, por së paku autonominë, politikën e saj të jashtme, planin e paqes dhe të bëjë luftën.

Unë jam më i gjati mes të gjithëve, përfaqësoj një vend shumë të vogël për të luajtur çfarëdolloj roli. Flas të llojit që mund të ndryshojë trajektoren. Si evropian që përfaqësoj një vend të vogël, unë besoj se më duhet tu dal për zot mendimeve të mija dhe vendit tim. Nëse mendimi im është i gabuar nuk vjen asnjë dëm, por nëse mendimet e tyre që nuk janë kaq të gjatë sa unë por kanë pas vende të mëdha janë gabim ,është problem i madh.

Jeni nga Italia jeni nga një Shqipëri e madhe nga shumë mënyra. Italianët janë shqiptarët e veshur me Verace. Meloni do të ishte shumë dakord. Keni një kryeministre një grua të shkëlqyer, nuk është e gjatë por kur merr fjalën, është më e gjatë se unë. Në sytë e tu shoh shumë të majtë,” tha Rama.

K.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/10/2025 02:26

    Shikoni kush na doli t'i jape mend Evropes!!!

    Përgjigju
  • edi: 30/10/2025 12:11

    para shqipe per shqiperine tone te bukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?