Politikë

  • Lëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar ndërkombëtarët për qëndrimin e tyre për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, duke u pozicionuar në krah të Partisë Demokratike, e cila ndryshe nga të huajt dhe mazhoranca, kërkon që Adriatik Llalla të qëndrojë në detyrë deri sa të shkarkohet nga KLP.
  • Gramoz Ruçi në SHBA:Do kemi
    sistem të besueshëm drejtësie

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka nisur vizitën zyrtare në SHBA. Ruçi është pritur në takim nga zëvendëskryetari i Nënkomisionit për Terrorizmin dhe Financimin e Paligjshëm, zoti Robert Pittenger. Pittinger përgëzon Ruçin për detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, shpreh gatishmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

  • Kryeprokurori i ri, Rama fton
    sërish Bashën: Eja të flasim 

    Kryeministri Edi Rama brenda 24 orëve i ka bërë ftesën e dytë Lulzim Bashës për dialog për të zgjidhur çështjen e Kryeprokurorit të ri pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës. Referuar deklaratave të SHBA dhe BE se Llallës nuk duhet t’i zgjatet mandati, por të zgjidhet një Kryeprokuror i ri, përmes një statusi në Facebook, shefi i qeverisë i kërkon Bashës që të ulen dhe të zgjidhin ngërçin.

  •  Meta në Francë:Të forcojmë lidhjet
    dhe bashkëpunimin dypalësh

    Gjatë vizitës së tij në Marsejë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit në takim nga Presidenti i Këshillit Rajonal të Provence-Alpes-Cotes d’Azur (PACA) dhe eurodeputet, Renaud Muselier dhe zhvilloi gjithashtu një takim pune mbi partneritetin e Shqipërisë me këtë rajon.

  • Sqarimi i plotë i BE: Ja pse duhet të
    zgjidhet një prokuror i përkohshëm

    Zgjedhja e një prokurori I cili është emëruar që të kryeje funksionet e një prokurori të  përgjithshëm ne një periudhë transitore. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë përfundon në fillim të dhjetorit. Këshilli i Lartë Prokurorial, i cili është përgjegjës për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm ende nuk është themeluar.

  • Pas SHBA edhe BE kundër
    PD: Të zgjidhet prokurori i ri

    Pas ambasadës së SHBA në Tiranë ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Europian për çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shqipërisë. 

  • Kryeprokurori, Spartak Ngjela: Ja
    pse Llalla nuk jep dorëheqjen

    Avokati Spartak Ngjela ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me situatën e krijuar për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, ku ka hedhur edhe akuza ndaj ish- kryeministrit Sali Berisha.

  • SHBA: Llalla ikën sot. Kuvendi
    të zgjedhë Kryeprokurorin e ri

    Në një kohë ku politika shqiptare është përfshirë nga polemikat e ashpra për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, ka ardhur dhe reagimi i fortë i ambasadorit të SHBA, Donald Lu. Ambasadori Lu deklaron se Adriatik Llalla ikën sot dhe se Kuvendi duhet të zgjedhë kryeprokurorin e ri me shumicë të thjeshtë votash.Sipas tij, Kushtetuta dhe ligji janë të qarta për zgjedhjen e Prokurorinë.  VIDEO

  • Kryeprokurori,PS hap procesin
    PD-LSI ikin: Po minoni vendin

    Komisioni i Ligjeve ka nisur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të përkohshëm pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallës. Komisioni miratoi me 10 votat e shumicës projektvendimin që i hap rrugë zgjedhjes së prokurorit të ri, ndërsa opozita PD-LSI u largua nga mbledhja pas debateve të forta. VIDEO

  • Eurodeputeti Kukan: Shqipëria
    po lufton krimin dhe kanabisin 

    Gjatë vizitës në Bruksel, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim edhe me eurodeputetin Eduard Kukan. Ministri i ka dorëzuar një certifikatë për kontributin në Reformën në Drejtësi, ndërsa Kukan vlerësoi luftën e qeverisë kundër krimit.

  • Media e Brukselit: PD përpjekje për
    të bllokuar anëtarësimin në BE?

    “Partia Demokratike e opozitës shqiptare, ose ndoshta një fraksion brenda saj, duket se po bën gjithçka që është e mundur për të penguar anëtarësimin e dëshiruar të vendit ballkanik në Bashkimin Europian”- shkruan në www.eureporter.co me qendër në Bruksel, Doug Henderson, ish deputet laburist në Mbretërinë e Bashkuar nga 1987 në 2010, Ministër për Evropën në qeverinë e Kryeministrit Tony Blair.

  • Francë, Meta takon eurodeputetit
    Muselier:Bashkëpunim i gjithanshëm

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta,  ndodhet në Francë, ku në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka pastuar një foto ku takohet me Presidentin e Rajonit të Provencës- Alpes- Cotes D’Azur, Renaud Muselier.

  • Kryeprokurori, Basha: Llalla në
    detyrë derisa ta shkarkojë KLP

    Lulzim Basha i është përgjigjur negativisht ftesës së Kryeministrit Rama për të zgjedhur bashkë Kryeprokurorin e ri në kuadër të një pakti Kombëtar për integrimin në BE. Sipas PD, mazhoranca duhet të ndal menjëherë procesin dhe Llalla të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

  • Bruksel, Gjiknuri: Prioritet korridoret
    e transportit rrugor dhe hekurudhor 

    BRUKSEL- Gjatë ditës së sotme në Bruksel është mbajtur takimi i parë i Ministrave të Transportit dhe Infrastrukturës të vendeve të Ballkanit perëndimor, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të Komisionit Europian, të kryesuar nga Komisionerja për Transportin, Violeta Bulc.

  • Organet e drejtësisë, zgjidhen
    9 anëtarët e KED, ja emrat

    Janë përzgjedhur anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pas debateve mes palëve politike në Kryesinë e Kuvendit. Shorti i parë përzgjodhi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të jenë dy, si dhe një zëvendësuese. Prokuroria e Përgjithshme do të jetë me një anëtare në KED, Rovena Gashi, pasi ishte kandidatja e vetme. VIDEO

  • Negociatat, Hahn: Periudha në
    vijim, deçizive për Shqipërinë

    Gjatë vizitës në Bruksel, ministri i Brendshëm shqiptar zhvilloi një takim me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

  • Sot beteja për kryeprokurorin
    Basha i përgjigjet Ramës

    Politika pritet të zhvillojë ditën e sotme një betejë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Kjo çështja ka ndezur debatin mes palëve politike prej ditësh, teksa ditën e sotme, më 7 dhjetor, mbaron mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla. Rama ftoi mbrëmjen e kaluar Bashën të bashkohet për të zgjedhur kryeprokurorin e ri, por kreu i PD është kundërpërgjigjur, duke deklaruar se Adriatik Llalla duhet të qëndrojë në detyrë deri sa ta shkarkojë KLP.

  • Prapaskenat, ja kush e ka
    bllokuar kryeprokurorin e ri

    Sekretari i Përgjithshëm iKuvendit: Komisioni i Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit ka bllokuar KLP, nuk kemi komunikim që nga 4 dhjetori. Në memon e zbardhur nga Shqiptarja.com, Gjonçaj thotë se mungesa e anëtarit të pestë që vjen nga shoqëria civile ka bllokuar ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. VIDEO

  • FOTO/Samiti i NATO-s, Bushati 
    dhe Kotzias takohen në Bruksel

    Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është takuar në Bruksel me homologun grek, Nikos Kotzias. Takim i dy ministrave është bërë në kuadër të takimit të ministerialit të NATO-s. Ky është takimi i dytë në pak javë pas atij në Kretë. 

  • Edi Rama ftesë Bashës: Pakt
    kombëtar për Kryeprokurorin

    Kreu i qeverisë Edi Rama kërkon të zgjidhje të përbashkët me opozitën për Kryeprokurorin e ardhshëm, teksa fton Lulzim Bashën në tryezë për këtë çështje, e cila sipas tij duhet të shërbejë si pikënisje për një pakt për Europën. Kjo lëvizje duket e ngjashme me periudhën para zgjedhore që i dha fund krizës politike me marrëveshjen e 18 majit, ndërsa mbetet për t'u parë nëse të dy palë do t'i rikthehen sërish dialogut në tryezë. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv